Home Aktualitet Eduart Ndocaj ish deputeti kaubojs ishte sot i ftuar në emisionin “Ditë...

Eduart Ndocaj ish deputeti kaubojs ishte sot i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News me gazetar Besmir Metanin.

Eduart Ndocaj ish deputeti kaubojs ishte sot i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News me gazetar Besmir Metanin.

Ai iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve që bënë në facebook e Ora News.

Ora News: Tentove të luaje me dy porta por në fund bëre autogol?

Eduart Ndocaj: Nuk kam luajtur me dy porta kam kërkuar një alternativë më të mirë. Mendova se Basha e kishte seriozisht këtë punën e votës së lirë por nuk e dita që e kishte sa për të ngritur pazarin për të marrë një pjesë të tepsisë që Rama ia dha.

Nuk hëngra autogol unë por qytetarët shqiptarë sepse shqiptarët u tradhëtuan nga e djathta që ishte më e majtë se e majta . U tradhëtuan nga Basha që i la në mes të rrugës. Edhe pse ishin tre muaj në çadër u mori çadrën dhe iku e hyri në kryeministri.

Ora News::  Kush duhet të zëvendësojë Ramën?

Eduart Ndocaj: Shqiqëria ka kaq shumë djem e vajza të reja që u kanë zënë frymën këta banditë.

Ora News:  Çfarë mendoni për kryetarët e partive PD, e PS

Eduart NdocajBasha e Rama nuk janë dy kryetarë , janë dy biznesmenë  që kanë PS shpk dhe PD shpk që e kanë kthyer Shqiëprinë në një arenë biznesi tenderash e koncesionesh dhe po shkatërrojnë  ekonominë e një vendi me kazëm.     

Ora News:   A ia vlejti të hidhje 500 mijë euro për dy vite karrige?

Eduart Ndocaj: “Dua të sqaroj idenë e 500 mijë euroshit se mediat abuzojnë. Unë me të vërtetë kam konsumuar një shifër të tillë por nuk e kam dhënë për një karrige, kam ndërtuar disa rrugë në qarkun e Lezhës,  kam ndihmuar disa familje, ndërtuar disa objekte kulture dhe rikonstruktuar një teqe.

Investimet e mia janë totalisht  në dobi të kominitetit. Edi Rama ka marrë vetëm një drekë, atë drekën famoze dhe kjo drekë është bërë pasi ai është bërë kryeministër. 

Eduart Ndocaj ka formuar një parti të re me emrin “Besëlidhja Europiane” dhe në 2019 do të kandidojë për kryetar të bashkisë së Lezhës. Ai ftoi të gjithë të rinjtë e të rejat të bashkohen në partinë e tij