Eduart Ndocaj: JU RRUGAÇA SALLAHANA! Lezhianët do e dëgjojnë zërin zërin e Atë Gjergj Fishtes kundër së keqes dhe kundër mafias politike dhe ekonomike që po grabit padrejtësisht tokat e qytetarëve

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: JU RRUGAÇA SALLAHANA! Lezhianët do e dëgjojnë zërin zërin e Atë Gjergj Fishtes kundër së keqes dhe kundër mafias politike dhe ekonomike që po grabit padrejtësisht tokat e qytetarëve

By arberia on August 16, 2018. No Comments

Eduart Ndocaj: JU RRUGAÇA SALLAHANA! Lezhianët do e dëgjojnë zërin zërin e Atë Gjergj Fishtes kundër së keqes dhe kundër mafias politike dhe ekonomike që po grabit padrejtësisht tokat e qytetarëve

    

Me vargjet e poetit të madh kombëtar, At Gjergj Fishtës, ka nisur dita për ish-deputetin Eduart Ndocaj, i cili me një nëntekst të qartë, fshikullon politikanët e vendit për veset dhe për zullumet e tyre dhe vecanërisht, drejtuesit dhe përfaqësuesit politik të qarkut të Lezhës. Në një shënim në profilin e tij, “kaubojsi” ka apeluar bashkëqytetarët e tij për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme vendore 2019, ku z. Ndocaj tashmë mund të thuhet se është një kandidaturë potenciale për kreun e bashkisë së Lezhës. Ndër të tjera, përmes postimit të vargjeve groteske që i referohen klasës politike të kohës së poetit të madh, z. Ndocaj, njëherazi ka hequr paralelen e tij me aktualitetin politik, duke e konsideruar të njëjtë klasën poliitke sa i takon “talljes” së tyre me popullin.

Ja publikimi i plotë:

JU RRUGAÇA SALLAHANA

Ju rrugaça sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t’ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t’na qelbni fis e atdhè?
(At GJERGJ FISHTA)
Piktur e Eduart Ndocaj .

Kjo i jep një realitet politikës aktuale të bashkisë Lezhë dhe deputetëve të qarkut. Fishta i kishte njohur që para 100 vitesh.
Por lezhianët do e dëgjojnë zërin e së drejtës, zërin e Atë Gjergj Fishtes kundër së keqes, kundër babëzisë, kundër mafies politike, kundër mafies ekonomike, kundër mafies së tokave të grabitura padrejtësisht.
VOTONI EDUART NDOCAJ PER LEZHEN 2019!

Fotografia e Eduart Ndocaj

Leave a Reply