Eduart Ndocaj: Show i Ramës në Lezhë nxori “lakuriq” protestuesin Pjerin Ndreu

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: Show i Ramës në Lezhë nxori “lakuriq” protestuesin Pjerin Ndreu

By arberia on August 30, 2018. No Comments

Eduart Ndocaj: Show i Ramës në Lezhë nxori “lakuriq” protestuesin Pjerin Ndreu   

Kreu i PBKDSH-së, z.Eduart Ndocaj, njëkohësisht dhe një nga emrat më të popullarizuar për të qenë kandidat për kreun e bashkisë Lezhë, përmes një shënimi në rrjetet sociale, ka ironizuar vizitën e djeshme të kryeministrit Rama në Lezhë, si dhe ka mbajtur një qëndrim tallës ndaj deputetit socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu, ku ky i fundit, përmes një retorike populiste, komunikonte me ndjekësit e tij paralajmërimin e fillimit të protestave në shtator, nëse nuk zgjidhen disa nga problematikat e vërejtuara në OSHEE.

Z. Ndocaj, nuk ka kursyer gjuhën plot ironi dhe tallje ndaj situatave qesharake në të cilën kamuflohen deputetët e zonave, ku këta të fundit sforcohen në mënyra groteske dhe komike për t’u paraqitur si përfaqësues të zgjedhur të komunitetit.
Ndiqni shënimin e plotë:

“ S’MA MBAN “
Sot kryekriministri Rama vizitoj Lezhen, kishte ndigjuar se deputeti i tij Pjerin Ndreu prej kohesh po pregatiste protesta kunder tij. I kishin treguar kryekeq-qeveritarit se Pjerini ishte i pakenaqur për mungesen e investimeve në Lezhë. Dhe dita erdhi, në Lezhë spati asnjë protestë. Trimi Pjerin fshihej klubeve dhe ju premtonte kamarierve se po ta zgjidhte shef Rama si kandidat për kryetar bashkie do ju linte atyre bakshish. Hynte e dilte lokaleve duke u justifikuar se qytetaret ishin në plazhë dhe se protesta duhej zhvilluar në Shengjin dhe me vrap u nis për atje. Sapo arriti aty i thanë se i gjati po e kerkonte mes socialistave lezhian të ‘rrevoltuar’. Hoqi rrobat me shpejtesi e u fut drejt e në detë. Me not stil-policor nxitoj të arrinte tek Rana e Hedhur. Sapo doli në breg filloj të bërtiste : ‘Më fal shef, të betohem sdo protestoj, isha i marrosur nga deshira për tu zgjedhur kryebashkiak i Lezhes’ . Një peshkatar ju afrua e i tha : Na trembet peshkun e dynjan sot, ti dhe ai kryebanditi yt mashtrues. Protestoj, i tha Pjerini, ai është kryeministri që mendon për Lezhen dhe Skenderbeun ditë e natë. Dhe kështu mbaroj edhe kjo ditë të nderuar lezhian, Kryemashtrusi u kthye në Tiranë i merzitur se e kishin keq informuar për protestat e deputetit tij dhe ju kujtua koha ku Pjerini i sherbente Berishes si qen besnik kryepolic në Mirditë duke fyer e dhunuar socialistat mirditor dhe mendja i shkoj fill ta vishte përseri polic për ti siguruar vota të vjedhura në zgjedhjet lokale 2019.
Të dashur lezhian ,ky është trimi i protestave dhe i mashtrimeve shoku polic Pjerin Ndreu që paturpësishtë ëndërron të bëhet qytetari i parë i juaj pa dhënë asnje kontribut për Lezhen. Me voten tuaj po ju vjen rasti i duhur për të ndershkuar ramkriminelat dhe mercenart e tij si Pjerin Ndreu e bandit të tjerë. Mbetem me shpresen se bashkerishtë Lezhen do ta mirë-qeverisim.
Fotografia e Eduart Ndocaj

Leave a Reply