Eduart Ndocaj, shpalos pjesë të alternativës së tij:Lezha, qytet i resurseve të mëdha. Kërkoj ndihmën tuaj për t’ua hequr bashkinë mafias politike PD+PS+LSI

Home » Kronike » Eduart Ndocaj, shpalos pjesë të alternativës së tij:Lezha, qytet i resurseve të mëdha. Kërkoj ndihmën tuaj për t’ua hequr bashkinë mafias politike PD+PS+LSI

By arberia on August 4, 2018. No Comments

  1. Eduart Ndocaj, shpalos pjesë të alternativës së tij:Lezha, qytet i resurseve të mëdha. Kërkoj ndihmën tuaj për t’ua hequr bashkinë mafias politike PD+PS+LSI

Në vijim të komunikimeve të tij të vazhdueshme me qytetarët, ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili prej pak kohësh ka shpallur publikisht synimin për të kandiduar për kreun e bashkisë Lezhë, sot, përmes në shënimi në profilin e tij facebook, ka zbardhur pjesë të alternativës që ai do të paraqesë për komunitetin lezhian.

Në këtë shënim, Z. Ndocaj, ka artikuluar nevojën imediate të qytetit në rritje të Lezhës për parkingje nëntokësore, duke ofruar zgjidhjen e tij, e cila do të marrë formë dhe do të bëhet realitet në gjysmën e parë të mandatit të tij si kryebashkiak.

Gjithashtu, Z. Ndocaj, ka formësuar dhe mënyrën sesi do ta realizojë këtë premtim, duke ofruar kushtet e domosdoshme të bashkëpunimit dhe të partneritetit me donatorë dhe investitorë strategjikë, duke mundësuar zgjidhjen përmes konçensionit.

Z. Ndocaj, fton qytetarët lezhianë të kenë besim në alternativën e tij.

Ja shënimi i plotë i tij:

PROJEKTI PËR 2 GARAZHE MAKINASH NE LEZHË, NGA BASHKIA E ARDHSHME E LEZHËS 2019, ME KRYETAR EDUART NDOCAJ..

(Për ndërtime parkingjeve nëntokësore). Do mundësohet ndërtimi i dy garazheve nëntokësore tre-katësh me kapacitet 1000 mijë vende për automjete.
Forma e ndërtimit:
Me donatorë ose me investitorë ku iu afrohet me konçension për 20 vite.
Sipër këtyre garazhave do të krijohet gjithashtu mundësia e shfrytëzimit për park argëtimi për fëmijët dhe të moshuarit.
Ndërtimi i këtyre ambienteve mundëson shfrytëzimin e dyfishtë dke afruar vende pune për qytetarët nëpërmjet Bashkisë. Kostoja e shfrytëzimit të garazheve do të jetë ekonomike dhe komode për qytetarët e Lezhës

KU DO TË NDËRTOHEN GARAZHET?

1- I pari afër shkollës “Hydajet Lezha”, përballë katedrales, ku aktualisht ekziston vend-parkimi.
2 – Ndërsa i dyti, do të ndërtohet aty ku ndodhet lulishte “11 Janari, e cila do të rikthehet në një lulishte moderne.
KOSTOJA E NDERTIMEVE:
Sipas studimeve, ndërtimi i këtyre dy garazheve nëntoksorë me kapacitet të përgjithshëm 2.000 për makina dhe 500 për motora, kap vlerën prej 3 milionë eurosh. Një investim që do të zgjidhë një problematikë shqetësuese dhe të domosdoshme për qytetin dhe banorët.

KJO DO JETË NJË PUNË QË DO TË REALIZOHET NË 2 VJEÇARIN E PARË PAS MARRJES SË BASHKISË.
JU KERKOJ NDIHMËN TUAJ T’UA MARRIM BASHKINË MAFIAS POLITIKE PD+PS+LSI .
VOTONI EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019. /Poligon-al/

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

 

Leave a Reply