Eduart Ndocaj u përgjigjet mbështetësve dhe simpatizantëve të tij: Po, unë do të kandidoj për kryebashkiak i Lezhës. U mbetet qytetarëve të vendosin për administratorin e ardhshëm të Lezhës

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj u përgjigjet mbështetësve dhe simpatizantëve të tij: Po, unë do të kandidoj për kryebashkiak i Lezhës. U mbetet qytetarëve të vendosin për administratorin e ardhshëm të Lezhës

By arberia on August 29, 2018. No Comments

Eduart Ndocaj u përgjigjet mbështetësve dhe simpatizantëve të tij: Po, unë do të kandidoj për kryebashkiak i Lezhës. U mbetet qytetarëve të vendosin për administratorin e ardhshëm të Lezhës

    

Të shumta janë pritshmëritë e qytetarëve lezhianë për kandidimin e mundshëm të z. Eduart Ndocaj për kreun e bashkisë së tyre, të cilët shohin tek figura e “kaubojsit”, administratorin e duhur që do të sjellë një përmirësim të jetës ekonomike, sociale dhe infrastrukturore të bashkisë Lezhë në të gjithë shtrirjen e saj.

Janë me qindra dhe mijëra mesazhet mbështetëse dhe inkurajuese që i adresohen z. Ndocaj në profilin e tij nga qytetarët lezhianë, të cilët shprehin haptazi mbështetjen e tyre për kandidaturënn e z. Ndocaj, duke e konsideruar moment historik për Lezhën, që një djalë i tyre, me virtytet e njeriut të ndershëm dhe vizionar, siç është Eduart Ndocaj, të kandidojë për këtë bashki.

Në mesazhet e shumta mbështetëse të qytetarëve lezhianë për z. Ndocaj, vihet theksi, tek pastërtia e figurës së tij, si dhe tek aftësitë administrative, duke i dhënë një avantazh bindës ndaj çdo rivali tjetër që përfilitet në garën e ardhshme për kryebashkiak në zgjedhjet e vitit 2019.

Shqetësimit të mbështetësve dhe të qytetarëve që kërkojnë kandimin e tij, në lidhje me moskandidimin e tij për arsye dhe rrethana të ndryshme politike, z.Ndocaj u është përgjigjur qartë dhe në mënyrë bindëse, se ai është kandidaturë e padiskutueshme për kreun e bashkisë Lezhë. “U mbetet qytetarëve të vendosin për administratorin e ardhshëm të Lezhës”,- është shprehur ai, në komente të ndryshme, duke lënë të kuptojë, se tashmë çdo gjë është gati për betëjën elektorale.

Më herët, z. Eduart Ndocaj, ka prezantuar peridokisht në media, pjesë të programit të tij për zhvillimin ekonomik të kësaj bashkie, duke e bërë atë vërtet një kandidat potencial dhe me mundësi të mëdha për të fituar në këto zgjedhje.

Leave a Reply