EDUART NDOCAJ/PJESË NGA LIBRI IM: JETA IME (Jeta prej politikani)

Home » Kulture » EDUART NDOCAJ/PJESË NGA LIBRI IM: JETA IME (Jeta prej politikani)

By arberia on August 9, 2018. No Comments

EDUART NDOCAJ/PJESË NGA LIBRI IM: JETA IME (Jeta prej politikani)

0
    

Përtej Eduartit, si person, si baba, familjar dhe si-përmarrës, jam edhe Edu-arti politikan. Në pamje të parë angazhimi im në politikë mund të duket i rastësishëm si të tjerët, por, nuk është tamam ashtu. Së pari, angazhimin me komunitetin dhe me publiken e kam të tra-shëguar në familje, duke qenë se familja ime ka qenë gjithmonë mbajtëse e Barjakut të Manatisë. Kjo është forma e demo-kracisë së drejtpërdrejt që ka funksionuar gjithmonë për zgjidhjen e çështjeve të Bajrakut. Pleqnia është forma origjinale e demokracisë, që ka origjinën e saj në Greqinë e Lashtë dhe në Iliridë. Për të parën kemi vepra të botuar si-domos për Athinën, ndërsa për qytet-komunitet Ilirisë nuk kemi shumë dëshmi, por jam i siguritë se kanë pasur karakteristikat e veta dhe fakti që sot i kemi të trashëguar, brez pas brezi, do të thotë se i kemi origjinal tonat. Pra, dëshirën për të ndihmuar komunitetin, për të zgjidhur hallet e për të bërë propozime në shërbim të publikes e kam amanet nga të parët.
Së dyti, sa herë jam kthyer në Shqipëri në 20 vjet, gjith-monë rikthehesha i zhgënjyer në Milano për mënyrën se si shkonin gjërat. Dukej sikur ai vend ishte i destinuar të shkonte vetëm keq dhe të dënuar me vuajtje ishin qytetarët e thjeshtë.
Pra, situatën politike dhe ekonomike në vend, nuk e kam lidh me ndonjë ideologji ekzakte, thjeshtë mendoja se gjërat duhej të ndryshonin. Po vinin zgjedhjet dhe disa persona pranë Edi Ramës kërkuan të më kontaktonin. Kështu ndodhi që u takove me ta në Milano, ku më kërkuan të angazhohesha me ta.

Përgjigja ime nuk ishte e lehtë, sepse unë isha një familje bajraku, e dënuar dhe e persekutuar nga regjimi komunist. Dihet se PS e sotme,shpesh, identifikohet me ish PPSH. Prandaj, unë e kisha shumë të vështirë të fshija të kaluarën të time….
Pas disa takimesh me përfaqësues të PS, ata më garantuan se kjo parti kishte ndryshuar, se nuk kishte lidhje më të kaluar-ën dhe se kishin një pro-gram për ndryshimin e Shqipërisë me një titull tërheqës “Rilindje”.
Ishte herë e parë, që po merresha me politikë dhe, me thënë të drejtën, politikën shqiptare nuk e njihja mirë,por si çdo emigrantë, kërkoja të kontribuoja, diçka për mirë, për vendin dhe qy-tetarët.
Më të vështirë an-gazhimin tim me PS e kam pasur me babën,i cili, gjithmonë më tho-shte: ”Mos u beso këty-re, janë po të njëjtët.” Më poshtë do ju tregoj se, fatkeqë-sisht,babai im kishte pasur të drejtë.
Pasi reflektova pak kohë me veten, me familjen e me miqtë, pranova, parimisht, të angazhohesha, duke u thënë se nëse do të devijonin qëndrimin elektoral pas zgjedhjeve, dhe nëse nuk do të mbanin premtimet, unë nuk do të isha më palë e tyre.

Pra, angazhimin tim politik dhe me PS, apo “Rilindjen”, e mora parimisht, si mundësi për të kontribuar për demokracinë shqi-ptare dhe për rotacionin. Gjithmonë kam qenë i bindur e jam, duke u nisur edhe nga eksperienca italiane, se rotacioni i pushtetit nuk duhet të merren si fundi i botës, por si një mundësi për të sjellë ide të reja e ndryshime të domosdoshme.
Kështu, fillova të kontribuoja për PS, për Edi Ramën dhe në veçanti për ringritjen e PS në Lezhë. Me Edi Ramën kam qëndruar disa herë dhe asnjëherë nuk arrita ta njihja me të vërtetë.
Si ishte një ditë, nuk ishte një ditë tjetër. Kjo mund të jetë një ndoshta një dobësi e imja, ose fakti se Rama ka një karakter të pa-qëndrueshëm. Pra, se edhe ai vetë e ka problem të kontrolloj veten, të parashikojë sjelljen e personalitetit të tij.
Në fillimet e mia, Edi Ramës i sigurova një takim ma-dhështor në Milano me mbi 1000 emigrantë të pranishëm. Këtë e bëra për ta kthyer vëmendjen e Ramës e të politikës shqiptare nga emigracioni. Nuk kishte ndodhë asnjëherë më parë një gjë e tillë, takim me një mijë emigrantë në qendër të Milanos.

Dukej sikur një erë e re e ndryshimeve po ndodhte, këtë po e dëshmonte edhe pjesëmarrja në takimin e Milanos. Shqiptarët kërkon ndryshimin. Rama, duke parë të pranishmit dhe faktin se unë isha organizatori, me zë të lartë u premtojë atyre realizimin e “Votës të Emigrantëve”.
Unë, si emigrantë që isha, u gëzova shumë, sepse kjo ishte një ëndërr disa vjeçare për të gjithë shqiptarët, të cilët, për hall ishin larguar nga Shqipëria, punojnë e jetojnë jashtë, por që, vazhdimisht, kanë kontribuar për Shqipërinë, sidomos për ekonominë me dërgesat në para. Fillova të besoja se kisha bërë zgjedhjen duhur dhe se, me të vërtetë, vota e emigrantëve, një e drejtë kushtetuese, por tabu për shumë vite, më në fund, do të bëhej realitet.
Kontributi im, sidomos në PS e degës së Lezhës ka qenë i jashtë-zakonshëm. Praktikisht, PS e gje-tëm në një gjendje shumë të keqe, por, për zgjedhjet e 23 qershorit krijuam një skuadër shumë të mirë dhe shumë premtuese. Dukej se gjërat po ndryshonin. Angazhimi im ishte i sinqertë, maksimal e gjithmonë e shikoja në interesin e përbashkët e kombëtar, jo vetëm në interesin personal e të karrierës, siç e bënin, politikanët e vjetër profesionistët.
Nuk hyra në politikë për të marr një tollon naftë, për të fituar një vend pune, por për të kontri-buar në proceset e rëndësishme demokratike. Të paktën, unë, angazhimin tim e shikoja në këtë optikë dhe doja të jepja maksi-mumin tim.

Fillova ta merrja shumë seriozisht angazhimin tim politik me PS dhe po jepja frutat e para. Kishim shumë mbështetje nga njerëzit në Lezhë, si Majtas, edhe Djathtas, shumë ishin miq të mi, shumë ishin miq të kahershëm të familjes sime e disa të tjerë kishin dëgjuar vetëm fjalë të mira për mua. Zgjedhjet po afroheshin dhe po vinte momenti i kandidaturave. Fillimisht, nuk kisha dëshira të isha në lista e kandidatëve të PS për deputet, por kur pashë se kush po hynte në lista, e duke pasur parasysh kontributin tim, nuk mund të rrija jashtë listës së PS në Lezhë.
Padrejtësia e parë kundër meje në PS u bë në listat e depu-tetëve. Në mënyrë të padrejtë, këtë e them duke u nisur pesha e kontributit, u vendosa i gjashti në listë dhe e para u vendos znj. Mimi Kodheli. Shumë njerëz, edhe brenda familjes, këtë sjellje të Ramës e të PS kundrejt meje e interpretuan me faktin, se ata ishin bijtë e komunistëve dhe ne ishim familje e persekutuar. Madje, babai më shpjegoi se do të më përdornin e nuk do të më afronin asnjëherë në tortën e pushtetit.

Pavarësisht nga kjo, pranova të jem i gjashtë në listë, sepse vazhdoja të besoja, se “Rilindja” ishte një alternativë, që shqiptarëve u kishte munguar. Të paktën, në letër kështu dukej.
Si mirditorë, që jam, e kam zakon se me këdo që pranojë të punojë, ose të bashkëpunojë, e thërras edhe në shtëpi, e ndaj edhe bukën me të. Pra, lidh një besë të shenjtë, të betuar në bukë. Kështu, bëra edhe me znj. Mimi Kodheli, të cilën e kam ftuar disa në Milano, kemi dalë familjarisht, si dhe nuk kanë munguar dhuratat simbolike, që i kam bërë asaj. Më dukej një zonjë dhe sjellja e saj, në atë kohë, ishte e tillë. Megjithatë, këto që merren me politikë për të jetuar, të mirë ishin para pushtetit e nuk po të njihni
Nuk dua të hyjë në detajet e dhuratave të bëra znj. Kodheli, se-pse nuk është ky qëlli-mi. Por, dua të tregoj di-sa të vërteta që të tjerët duhet t’i dini. Nëse ka ndonjë gjë, që nuk pël-qej,në marrëdhëniet nje-rëzore,kjo është mos-mirënjohja.Madje, men-doj se mosmirënjohja duhet të jetë e dënueshme me ligj, pasi është pjellë e të gjitha të këqijave, që rrjedhin në raportet njerëzore.
Pasi pranova kandidimin tim në listat e PS, krijova skuadrën time të punës, që përbej nga djem të mrekullueshëm. Kjo ishte me-todika ime e punës, e adoptuar nga aktiviteti i sipërmarrjes në ndër-tim. Në çdo lloj fushe, për me tepër në politike,nëse nuk krijohet një grup i mirë dhe nuk ka një frymë bashkëpunimi, suksesi është i largët, mbetet i parealizuar. Me këtë rast, dua t’i falënderoj të gjithë, pa përjashtim.
Situata politike në momentin e fushatës ishte e tensionuar, sepse ishte krijuar përshtypja se ata që ishin në pushtet do e mbanin atë me çdo kusht. Mund të them, se, në shumë zona të Qarkut të Lezhës, as Edi Rama nuk kishte guxim të hynte. Madje, nuk kishin guxim as të bënin takime me qytetarët.

Mbaj mend, një radhë, donin të bënin një miting në Mahmurras, por asnjë nga drejtuesit e PS nuk kishte guxim ta merrte përsipër për ta bërë. Kështu, ma kërkuan mua. Unë, arrita ta realizoja këtë takim dhe, gjithashtu, i sigurova sigurinë personale Ramës për prezencën e tij. Këtë e bëra të mundur jo në rolin e të fortit, se nuk më ka pëlqyer kurrë në jetë, por për shkak se familja ime është e respektuar kudo dhe thjeshtë qytetarëve dhe grupeve opozitare u dhashë besën e më dhanë besën, që do të ishte një takim elektoral, si gjithë të tjerët, dhe se nuk do të kishte asnjë qëllim tjetër. Pas mitingut të Laçit, nxora një mësim shumë të rëndësishëm që, më parë, nuk e kisha konstatuar. Shqipëria kishte probleme politike, jo se qytetarët ishin të prirë për probleme, por se klasa politike kishte një mungesë të theksuar dia-logu e kontakti mes veti.
Kontributi im për fitoren e PS në Lezhë ka qenë shumë i rëndësishëm, edhe në aspektin financiar. Duhet të pranojmë faktin, se PS në Lezhë nuk kishte mundësi të paguante as pica (pizza), për ata që angazhoheshin në fushatë.
Një radhë, do të bënim një takim në Lezhë, dhe unë përgatita qindra panina për t’ua dhënë njerë-zve. Këtë nuk e bëra për t’u marr votën, apo për t’i mashtruar, por, thjeshtë, më vinte keq, kur i shikoja të pangrënë. Kam dëgjuar raste të ko-legeve të mi poli-tikanë që gjithë di-tën i kanë përdorur adoleshentët për promovim, i kanë marrë nga Tirana e i kanë çuar në Sarandë dhe i kanë kthyer në darkë pa ju afruar edhe një shishe uji, flasim për fundin e qershorit, ku tem-peraturat janë shumë të larta. Kështu, kur nisa të shpërndajë paninat marr mikrofonin e them, se socialistët të marrin nga një, ndërsa de-mokratët nga dy, sepse edhe ata janë vëllezërit tanë, pavarësisht se nuk ndajnë të njëjtën linjë politike me ne.
Personalisht kam harxhuar mijëra euro për fitoren e PS, dhe këto nuk kanë qenë para trafiku, para të vjedhura në shtet, por para djerse, të fituara me shumë mund, duke punuar edhe të dielave në Milano. Këto para nuk i hoqa nga xhepi im për të sjellë në pushtet një grup personash, të cilët nuk njohin asgjë tjetër përveç pushtetit e parave. Është për të ardhur keq, kur shikojmë se logoja e “Rilindjes”, përfaqësohet nga disa kalamaj të llastuar, të cilët tallen nga mëngjesi deri në darkë me hallet e shqetësimet reale të qytetarëve.
Fal kontributit tim, të qytetarëve të thjeshtë dhe të tjerëve që ishin në skuadrën e PS Lezhë, fitorja e “Rilindjes” ndodhi dhe kjo nuk kishte ndodhur më parë në këtë qark. Pas fitores së PS në Lezhë’ e në gjithë Shqipërinë’ për pak çaste pata iluzionin se gjërat do të ndryshonin. Të paktën’ premtimet e bazuara në një program të shku-ar premtonin jo vetëm rotacion të pushtetit, por edhe ndryshim të bërjes politikë. Qytetarëve u kishim premtua më shumë vende pune, më pak taksa, rritje ekonomike, legalizime falas, punësim me meritë e konkurs.
Ç’është e vërteta, znj. Mimi Kodheli hyri në parlament dhe u bë edhe ministre e Mbrojtjes, kjo sigurisht falë votave të qytetarëve të thjesht lezhjanë. Prisnim shumë nga ajo zonjë, të cilës i kishim besuar shumë. Nuk harroj dot telefonat e mesit të natës që më bënte për ta shoqëruar në fushatë në Lezhë, sepse ishte femër e për këtë ar-sye në periudhë kaosi ndjehej vetëm dhe e pasigurt. Nuk i kam thënë kurrë jo, sepse ne nuk e kemi zakon me i lënë zonjat vetëm e të pa-mbrojtura.
Pas zgjedhjeve PS, për hir të vërtetës, premtimet u harruan. Ashtu, si në gjithë Shqipërinë, edhe në Lezhë, jo vetëm që nuk u rrit punësimi, por u rrit papunësia, duke sulmuar tregtarët ambulantë, duke hequr fugonit etj. Asnjë lloj punësimi me meritë nuk u bë. Rritja ekonomike nuk ndodhi, u rritën taksat, nuk ndodhi as le-galizimi falas, siç ishte premtuar. Po ajo që ndodhi dhe ishte më e rëndë, të paktën në Lezhë, është fakti se Rama e Mimi Kodheli e dorëzuan PS tek LSI. Socialistët e thjeshtë mbeten përsëri të dis-kriminuar. Pa punë në kohën e Berishës, pa punë edhe në kohën e Ramës.
Partia më e madhe, në zgjedhjet e fundit në Lezhë, doli PS dhe ajo sot nuk ka asnjë përqindje të pushtetit në Lezhë, sepse çdo gjë e kontrollon LSI. Gjithashtu, vetë Mimi Kodheli nuk erdhi më në Lezhë, as për t’i falënderuar lezhjanët që e kishin besuar e votuar. Ajo erdhi në fund të muaj nëntor, kur Lezha u përmbyt me një orë shi. Me atë rast, erdhi në Lezhë me sjellë dhjetë ushtarë e për të dhë-në një intervistë, por pa takuar askënd.
Gjithashtu, Rama ka ardhur disa herë në Lezhë dhe është shoqëruar vetëm me kryetarin e bashkisë, që është i LSI dhe nuk ka pranuar të takojë e të shoqërohet me askënd të strukturave të PS-Lezhë.
Nga kjo sjellje, duket qartë se PS nuk po mbante e nuk do të mbante as premtimin e rëndësishëm të “Votës të Emigrantëve”, sepse ajo kishte vendosur të mos mbante e të mos realizonte asnjë premtim elektoral. Shpejt, premtimet i mori era dhe situata u kthye e njëjtë si më parë, ndoshta edhe me keq se para 23 Qershorit, sepse qeveria e re ishte edhe më e paaftë se ajo e vjetra, por kishte më shumë dëshirë për represion kundër qytetarëve të thjeshtë e të pambrojtur. Pra, nga një pushtet që erdhi me votën e qytetarëve, u kthye në një pushtet antiqytetar dhe oligarkik për ta.
Pasi u angazhova në politikë, kuptova se politika e vjetër ishte kundër votës të emigrantëve, sepse, nëse aprovohet ajo, ata nuk qëndrojnë më asnjë ditë në kolltukët e pushtetit. Kështu, vota emi-grantëve ishte thjeshtë një premtim elektoral, dhe do të mbetej i tillë. Vota e emigrantëve është një kërcënim për mënyrën e vjetër e të papërgjegjshme të të bërit politikë, por, në të njëjtën kohë, është thel-bësore për risinë dhe progresin në fushën demokratike që garanton suksese të rëndësishme edhe në ekonomi dhe në fushën sociale.
Duhet t’u rrëfej edhe diçka mjaft interesante për angazhimin tim politik tek PS. Nuk pranova kurrë të bëhesha anëtar i Partisë, por pranova të angazhohesha me “Rilindjen”, sepse m’u duk një projekt bindës, të paktën parimisht. Pra, kontrata ime me PS e Ramën do të ishte për aq kohë sa “Rilindja” do të qëndronte si program guide dhe do të tentohej të implimentohej në tavolinë.
Kjo nuk ndodhi, sepse siç u thash, PS e Rama tradhtuan veten dhe socialistët e thjeshtë e të ndershëm. Në këto rrethana,edhe për faktin, se nuk isha as pjesë e strukturave, nuk mund të vazhdoja të identifikohesha më me atë subjekt politik.
Për shkak të angazhimit politik arrita të njoh një realitet, që e kisha menduar, por nuk e kisha prekur nga afër.
Në fushatën elektorale bëja vizita nëpër familje për të kup-tuar problematikat, por edhe për t’u shpjeguar në sintezë programin e “Rilindjes”. Pas disa vizitash shkoj në një familje, së cilës çatia e shtëpisë po i binte brenda dhe dyshemenë e kishte me baltë të pa-shtruar. Ç’politikë do të bëja me të! Futem brenda, duke e përshën-detur e ai më thotë, se isha kandidati i parë që, në këto 20 vjet, i kisha hyrë në shpi. Fillova t’i flas për “Rilindjen” dhe ai ma preu shkurt, duke më thënë: “Nuk dua të dëgjojë, se kemi dëgjuar boll fjalë të bukura në këto 20 vjet. Çfarë je në gjendje të bësh ti për mua?” U zura ngushtë, me thënë të drejtën. I thash, përveç, se do të shtroj me lekët e mia dyshemenë e do të rregullojë çatinë, nuk kam asnj-ë mundësi tjetër. I habitur më tha: “Me vërtet do e bësh këtë?” –Po.- i thash! E kështu bëra! Nesër i çova punëtorët dhe për tre ditë i shtruam dyshemenë dhe i rregulluam çatinë. Nuk jam takuar më me të dhe as nuk u interesova, nëse më kishte votuar apo jo, sepse atë e bëra për humanizëm e jo për politikë. Tek çdo politikanë duhet të jetë në plan të parë humanizmi e karriera duhet të konsiderohet si një përgjegjësi për të mbajtur premtimet e për të punuar më shumë për komunitetin e qytetarët.
Në fushatë, në emrin tim e të “Rilindjes” kisha bërë shumë premtime në fshatra e qytete. “Rilindja”, të cilën e përfaqësoja nuk mbajti asnjë nga ato premtime. Për mua, besa e ndershmëria kanë shumë rëndësi. Kështu, një pjesë të mirë të premtimeve, pas zgje-dhjeve, për të mos dalë nga fjala qytetarëve, i kam realizuar me fon-det e mia, duke përdorur mjetet e mia. Këtu bëjnë pjesë disa rrugë fshatrash, që kishin shekuj që ishin të izoluar. Unë, i kam ndërtuar këto rrugë me fondet e mia, sepse ua kisha premtuar, ose më saktë, të gjithë ne, “Rilindja”, ua kishim premtuar.

Leave a Reply