Ekskluzive: Eduart Ndocaj analizon situatën politike: Lezha e Kastriotit meriton të drejtohet nga profesionistë dhe intelektualë. Unë do të implementoj modelin europian të menaxhimit të bashkisë. “Rilindja”, rezultoi një bandë kriminale

Ekskluzive: Eduart Ndocaj analizon situatën politike: Lezha e Kastriotit meriton të drejtohet nga profesionistë dhe intelektualë. Unë do të implementoj modelin europian të menaxhimit të bashkisë. “Rilindja”, rezultoi një bandë kriminale

    

Biseda me politikanë që fjalën e nxjerrin nga thellësia e shpirtit të tyre, është gjithnjë kënaqësi e veçantë, pasi ajo shpeshherë merr rrjedha krejt të tjera. Ne biseduam dhe zhvilluam një intervistë të çiltër me atë që ndryshe njihet dhe si “kaubojsi”, ish-deputetin karizmatik Eduart Ndocaj, i cili shfaqi predispozicionin e tij për të komunikuar me ne. Në emër të redaksisë sonë e falënderojmë z. Ndocaj për kohën dhe mundësinë e krijuar!

Z. Ndocaj, përshëndetje!

1. Ju tashmë keni shpallur publikisht ambicien tuaj për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2019, për kryetar të bashkisë Lezhë. Cfarë përbën për ju ky kandidim dhe më konkretisht, cilat janë arsyet?

Arsyeja e parë ka të bëjë me origjinën time, pasi të parët e mi ku kanë derdh gjak për këtë qytet dhe i pari i shtëpisë sonë Kolë Gjokë Deda çliroi Lezhën bashkë me malësorë, zadrimorë e mirditorë dhe ngritën flamurin në Lezhë, po ashtu i ati i Kolës, Gjokë Deda vdiq në Tuz, pasi çliruan Shkodren dhe koka e ti përfundoi në tepsi te Kral Nikollës.
Arsyeja e dytë është, se unë jam lezhian mbi 10 breza dhe është qyteti im, që kjo mafie politike e ka përvetësuar duke lënë jashtë çdo gjëje qytetarët e Lezhës në mjerim, pasiguri, dhe unë do ta marr përsipër për ta ‘shporrur” këtë mafia të babëzitur nga çdo zyrë të bashkisë dhe do të zëvendësohet me intekektualët e saj të vjeter e të rinj që ka plot Lezha, por bandat i kanë zënë frymën e tyre.
E treta, jam i pari biznesmen i ndershëm dhe i papërlyer nga asnjë mëkat i politikës 28 vjeçare, jam kandidati i parë që kandidoj jashtë politikës së babëzitur dhe s’kam për t’i dhënë llogari “askujt”, përveç qytetarëve të Lezhës, jam kandidat që vij nga një qytetërim mijëra vjeçar, ku kam 23 vite jetë politike dhe ekonomike të ndershmë në qytetin e Milanos, një ndër 5 qytetet më famoz në botë.
Dhe e fundit, Lezha ka nevojë për një njeri të ndershëm, manaxher dhe ambicioz; unë i kam të tria këto cilësi, shpresoj që Lezha të mos më ndërrojë me kandidatët të akuzuar për hajdutë dhe banditë.

2. Me aq sa keni ndjekur nga afër zhvillimet në bashkinë Lezhë, cilat mendoni se janë disa nga problematikat kryesore të kësaj bashkie, si dhe disa nga problemet më kryesore me të cilat ndeshen qytetarët lezhianë?

Bashkia e Lezhës, si fillim ka dështuar në misionin e saj që në fillim, mos investimet dhe keqmenaxhimi i saj e ka falimentuar për disa motive, të cilat po i rendis si më poshtë:
E tejmbushur me militantë te paafte dhe të pakualifikuar, ajo shpërdoroi çdo të ardhur, çdo shpresë për ti dhënë një dinjitet kësaj bashkie, ajo u kthye në një strofull te PD-së për të punësuar militantët e saj në rang kombëtar, ku arriti të ketë mbi 1200 pononjës, ku sigurisht ajo mund të menaxhohet me profesionistë me 200 apo 300 punonjës.
Kjo administratë, ka rezultuar e korruptuar, duke u arrestuar gjysma e bashkisë për bashkëpunim në falsifikime pronash dhe vazhdojnë hetimet, lezhianët meritojnë drejtësi e jo drejtësi politike, duke anashkaluar principin e drejtësisë ligjore me rryshfete për ti shpëtuar asaj .

BASHKIA LEZHË SHPËRDOROI KËTO TË ARDHURA:
1)Bashkia Lezhë e falimentuar tashmë.
1000 militantë më teper në bashki x 500 mijë lekë në muaj shpenzim në 3 vite
= £ 15.000.000.000 miliardë lekë dëm ekonomik.

2) Taksa e plazhit “Tale-Shëngjin: dhe “Rana e Hedhur”: Në 3 vite Bashkia Lezhë merr mbi 3.500.000 milion euro, në lekë jan 4.6 miliardë.

3) Taksat e biznesit lezhjan, ku jan mbi 2500 biznese që paguajnë 400.000 mijë lekë në vit.
400.000×2500 = 1.500.000.000 miliardë lekë për 4 vite = 6.000.000.000 miliardë lekë.

4 ) Buxheti i Lezhës është në 6.000.000.000 miliardë lekë në vit në 4 vite janë = 24.000.000.00 miliardë lekë

5) Ujësjellësi i Lezhës janë të regjistruar 25.000 familje x nga 240.000 mijë lekë në vit për 4 vite rresht = 24.000.000.000

6) Hyrjet e taksës së ndërtimit në 4 vite është mbi 4.000.000.000 miliardë lekë.

7) Taksa e mbeturinave 30 mijë familje që iu merret sistematikisht 16.000 mije lekë në muaj, për 12 muaj = £ 192.000 x 50.000 mijë familie x 4vite £23.000.000.000 miliardë lekë

SHIFRA ËSHTË MARRAMENDËSE MIQ;

TOTALE I LEKËVE QË BASHKIA KISHTE NË DISPOZICION NË 3 VITE:
TOTALI LEKË: 101.500.000.000 miliardë lekë të vjetra asnjë investim i dukshëm.

PREMTIMET E FRANIT NË 2015-n:
1)Ku mund të rregullohej trotuari dhe ndriçimi në fshatin Manati turp që protestojnë për një kryetar të paaftë .
2) Rregullimi rrugës “Barbullojë-autostradë -Manati” e pakalueshme.
3) Rregullimi rrugës “Tresh- autostradë” e pakalueshme.
4) Rregullimi i rrugës së Spitenit e pakalueshme
5) Përmbytja e fushës “Spiten-Tresh-Manati” akoma nën ujë.
6) Rruga e Torovicës 27-vite mashtrim, po ashtu edhe Bashkia Lezhë mashtroi në 2015-tën,
7) Përmbytjet e Fushës Torovicës, bllokimi i kanaleve të papastruar.
8) Përmbytja e qytetit Lezhë në 2 orë shi, asnjë investim.
9) Shkatërrimi i pyllit dhe plazhit të Shëngjinit nga deti ku s’merr asnjë masë.
10) Zero investim në kulturën e Lezhës, një pallat kulture jashtë çdo standarti.

Votoni Eduart Ndocaj, një menaxhues i pakorruptuar. Votoni për taksat tuaja që të mos vidhen, votoni për shpresën e fëmijëve tuaj! Mos e shit votën se hajnat do ti vjedhin këto taksa! VOTO EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019. ëëëpbdksh.al

3. Ju keni qenë deputet i parlamentit shqiptar si përfaqësue i Partisë Socialiste, e cila prej 5 vitesh po qeveris vendin.Si e vlerësoni qeverisjen aktuale? Ç’mendim keni për kryeministrin Rama dhe për raportet e tij më ndërkombëtarët?

Që vitin e parë të marrjes së pushtetit nga kjo bandë e mirorganizuar sorosiane e quajtur Rilindje, me në krye kryebanditin Rama, patëm përplasie për shum objektiva. Njëra ishte dorëzimi i Lezhës totalisht në duart e hajnave të babëzitur te LSI-së së hajdutit me bllok Ilir Metës, ku arritën në 4 vite të zhvasin çdo qindarkq të qytetit të Lezhës nga kjo bandë mercenarësh të LSI. E dyta, dorëzimi totalish i institucioneve në dorën e mafias dhe bandave të Lezhës ku edhe ambasada amerikane dhe ndërkombëtarët e cilësuan Lezhën si qyteti i bandave të “Rilindjes” dhe kjo u konfirmua me arrestimin e mbi 23 aktorëve kryesorë të elitës politike lezhiane, pjesa tjetër ishte përplasja për arrestimet e qytetarëve për drita, ujë dhe idiotësi te tjeraa, duke shkelur Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut, pra isha kundër totalisht të kësaj keqqeverisje kriminale të Lezhës, po dhe të Shqipërisë.

4. Vazhdimisht u kemi ndjekur në profilin tuaj, ku ju jeni shumë aktiv duke ndarë një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët. Çfarë shqetësimesh dhe problematikash parashtrojnë kryesisht tek ju qytetarët e Lezhës? Janë të kënaqur me të zgjedhurit e tyre, qoftë në nivel lokal apo dhe në nivel qendror?

Qytetarët e Lezhës kanë 28 vite që mashtrohen nga 3 forcat politike PD, PS, LSI për 5 gjëra jetike; rrugë, ujë, drita, punësim dhe siguri. Tani ka ardh koha që ti ndëshkojnë këto mashtrues dhe hajdutë ordinerë me votën e tyre në 2019-n, të votojnë EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019, e vtmja shpresë për menaxhimin e taksave të tyre ndershmërisht dhe thithje e fondeve të BE-së me projekte të sigurta nga Fondi Europian për “Bashkitë në Nevojë” dhe unë jam garanti dhe njeriu i duhur për këtë bashki.
Qytetarët e Lezhës, duhet të ndahen nga politika e vjetër tejet e korruptuar dhe e babëzitur nga vjedhjet e qytetarëve.
Qytetarët e Lezhës duhet të mos bëjnë tifozllëk politik, sepse jeta dhe e ardhmja e familjeve të tyre s’është si një skuader futbolli, po duhet mbështetur forca politike që s’të ka mashtruar 28 vjet rresht siç është PD, PS, LSI. Qytetarët e Lezhës s’duhet ta shesin të ardhmen e fëmijëve të tyre.

5. Çfarë nevojash imediate ka Lezha, të cilat ju mendoni se mund ti zgjidhni, ose për të cilat ju keni mendime të ndryshme për mënyrën se si duhen bërë?

Bashkia e Lezhës do të menaxhohet së bashku me profesionistë dhe intelektualë që Lezhës nuk i mungojnë, por që ua kanë zënë vendin horrat që s’do kenë akses në asnjë zyrë bashkie. Dhe fondet do të menaxhohen me transparencë, bashkë me qytetarët, duke marrë mendimin e qytetarëve për çdo investim apo projekt të bashkisë, sipas modelit zviceran.
Programi për infrastrukturë & bujqësi:
1. Brenda 4 viteve çdo fshat do ketë rrugë të asfaltuara dhe qendra të ndriçuara.
2. Do rikonstruktojmë kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha në Lezhë që të evitohen përmbytjet e qytetit.
3. Do ndërtojmë sistemin e transportit publik sipas modeleve më të mira europiane, duke lidhur secilin fshat me qendrën e bashkisë. Transporti për nxënësit e shkollave do jetë falas.
4. Do të pastrojmë të gjitha kanalet kulluese në administrim të bashkisë.
5. Do të ndërtojmë kanale vaditëse që mbulojnë të gjitha fshatrat e Lezhës
6. Çdo familje në fshat që s’ka njeri të punësuar në privat apo shtet, do t’i mundësohet 100% rimbursim të shpenzimeve për punimin e tokës.
7. Do ndërtojmë tregun e ri me fonde të Bashkimit Europian siç është në Tiranë dhe do të ulim me 30% tarifën aktuale për tregtarët.
Programi për Mirëqënie Sociale:
1. Për të gjithë të moshuarit që jetojnë vetëm do ndërtojmë skema për rimbursim të ilaçeve
2. Për çdo familje me 8 anëtarë që nuk kanë asnjeri të punësuar në zonat fushore do t’u jepet nga një lopë, ndërsa në zonat malore do u mundësojmë 5 krerë të imta brenda dy viteve të para të mandatit tim.
3. Për familjet që kanë një person me aftësi të kufizuara në shtëpi Bashkia Lezhë do japë 5000 lekë të reja në muaj.
4. Për çdo çift të ri bashkia i mundëson pagesën e 50% të qerasë.
5. Per çdo lindje të fëmijës së parë bashkia do të japë 100.000 lek shpërblim dhe 12 muajt e parë të çerdhes falas.
6. Për çdo lindje tjetër pas fëmijës së parë bashkia do të japë një shpërblim prej 50.000 lekësh.
7. Çdo familje që s’ka të punësuar bashkia do u paguajë 50% të faturave të energjisë dhe ujit duke vendosur nje tarifë fikse asistence 30 mije lek në muaj.
8. Bashkia Lezhë do paguajë 50% të tarifës së shkollimit universitar për studentët ekselentë.

Programi për Mirëqeverisje:
1. Te gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do kenë ngrohje dhe ndriçim me sistemi diellor që do të garantohen nga fonde të sigurta nga projekte të BE për njësitë vendore në zhvillim.
2. Do ulim taksat e bashkisë për qytetarët me 50%, përfshirë taksën e tokës, për familjet që nuk kanë anëtarë të punësuar.
3. Çdo biznes i ri me mbi 10 punëtorë do përjashtohet nga taksat për 2 vitet e para.
4. Bashkai në bashkëpunim me biznesin do të sigorojë kurse falas sipas nevojave të tregut të punës sipas modelit dhe të mbeshtetur nga Bashkimi Europian .
5. Të rinjtë që mbarojnë shkollën me nota të shkëlqyera do të punësohen nga bashkia në profesionin e tyre pa asnjë burokraci.
6. Bashkia Lezhë do të ngrejë fonde për futjen e teknologjisë në shkolla dhe aftësimin teknologjik të publikut me anë të kurseve të ndryshme.
7. Do restaurojmë Pallatin e Kulturës me kushte bashkëkohore në bashkëpunim me LA SCALA DI MILANO. Do administrojmë talentet e reja dhe të afirmuara duke krijuar grupe artistike të të gjitha moshave.
8. Bashkia Lezhë do të paguajë 100.000 lekë shpërblim çdo vit për artistët lezhjanë në shenjë mirënjohje nga qyteti.

Programi për artin dhe kulturën lezhiane:.
1.Pallati kulturës, aktuali, do të rikostruktohet totalisht dhe do të jetë në kushte optimale dhe multifunksionale, për ata që duan të shijojë veprimtari artistike.
2.Qytetarët lezhianë nuk do të paguajnë as nje qindrakë për aktivitetet që do të organizohen nga bashkia Lezhë apo nga pallati i kulturës.
3.Për artistët, pallati i kulturës do të jetë në dizpozicion 24 ore, po ashu dhe për banden muzikore të qytetit ku do të mund të kryejë prova dhe përgatitje të ndryshme.
4.Prioritet kryesor është dhe ndërtimi i nje kinemaje për qytetarët.
5.Në qytetin e Lezhës do të ndërtojmë një muze ku do pasqyrojmë gjithçka nga arti dhe kultura, sigurisht në mbështetje të jashtëzakonshme të turizmit.
6.Bashkia Lezhë do të ndërtojë me çdo kusht Shtëpinë Muze të “Homerit shqiptar” At Gjergj Fishtës, ku donatorët janë të shumtë që kjo vepër të realizohet, por bashkia dhe institucionet kanë qenë gjithmonë indiferente ndaj këtij kolosi të literaturës shqipëtare.
7.Do ngremë një grup pune profesional në arkeologji që Bashkia do të mbështesë fuqimisht që të nxjerrë në dritë objektet që kanë mijëra vjet që janë të fshehura nën tokë dhe i përkasin kulturës së lashtë dhe qytetërimit tonë.

6. Keni një opinion për proceset integruese të Shqipërisë? Sipas jush, pse Shqipëria nuk e mori ftesën për hapjen e negociatave me BE-në dhe nuk kemi një reflektim të klasës politke mbi këtë dështim?

DËSHTOI MAFIA POLITIKE, JO SHQIPTARËT.
SHQIPTARËT JANË INTEGRUAR NË BE. TË GJITHË ATO JANË FLAMUR SUKSESI NËPËR BOTË .
Dështoi politika e korruptuar, e majtë dhe e djathtë.
Dështoi kjo klasë politike, sepse s’është ndëshkuar akoma tash 28 vite, asnjë përfaqësues i diktaturës dhe pinjoll i tyre si Rama, Bushati, Berisha, Meta, Xhafa, Gjinushi, Pëllumbi e shumë të tjerë i kemi në politikë, gjyqësor dhe prokurori dhe kjo është e papranueshme për BE-në.
Dështimi i hapjes së negociatave me BE-në erdhi nga kjo klasë politike e përfshirë në trafiqet narkotike, vrasje dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut etj. Nga ky dështim, shqiptarët do të vazhdojnë ta paguajne edhe më keq koston ekonomike nëpër dogana, aeroporte e kudo që meritonin të përfitonin nga hapja e negociatave. Sirenat bien trishtueshëm anembanë, edhe pse Greqia s’po na sulmon e s’jemi në lufte civile për mbijetesë. Këto sirena na ftojnë të bashkohemi kundër kësaj oligarkie 28 vjeçare, këta janë pushtuesit e vërtetë të Shqipërisë. Këtyre oligarkëve iu prijnë BUFI, NANO, BERISHA, MAJKO, META, RAMA e deri pinjolli me i ri BASHA E KRYEMADHI e të tjerë pas tyre.. Këto janë padrinot mafiozë antikombëtarë që iu shërbejnë armiqve dhe shërbimeve të huaja në dëm të Shqipërisë.
RROFTË SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT KUDO QË NDODHEN

7. Zhvillimet politike në vend janë mjaft të tensionuara në mes palëve; nga njëra anë kemi opozitën, e cila këmbëngul se vendi po qeveriset nga një oligarki, nga ana tjetër kemi maxhorancën, e cila dukshëm po cënon kredibilitetin e institucioneve kushtetuese të vendit, duke i shantazhuar apo dhe duke delegjitimuar përmes formave nga më të ndryshme. Sipas jush, ç’zhvillime politike priten me sesionin e ri parlamentar që fillon në shtator? Do të kemi një situatë të re politike apo do mbizotërojë thjeshtë kjo retorikë mes palëve?

Shqipëria është katandis si mos më keq; as pushtuesi turk s’arriti të shkatërrojë familjen shqiptare, kjo klasë politike e majtë dhe pseudo e djathtë, arritën të shkatërrojne gjithcka .
Opozita është një tradhtare e kauzës së saj të të bërit opozitë, sepse kryetari i saj tashmë Basha është një vegël e Ramës për ta përdor me shtyp popullin opozitar, sic ndodhi ajo e demonstruesve të Kukësit, Tropojës, Hasit, Dibrës dhe Mirditës, ku tronditi themelet e “rilindjes” dhe kreut të saj ‘sorosian’ Rama, po falë Lulit dhe opozitës së bashkuar me Ramën arritën ta zbehin atë.
Ajo që jam i sigurte se këto 4 krere bandash, Berisha, Rama, Meta dhe Basha bashkë me gjeneralët e tyre dhe ushtaret e tyre do të përfundojnë pas hekurave shumë shpejt falë drejtësisë së shqiptarëve dhe ndihmës së SHBA-së dhe ambasadores së re anti SOROSIANE, që do vijë në shtator. Këtë e besoj, sepse natën që u votua ligji në Kuvend, 140 vota isha edhe unë dhe dëgjoja deputetët dhe ministrat duke i thënë njëri- tjetrit, tani morëm fund, kemi votuar vetë për tu burgosur, unë isha shum i lumtur, sepse po shikoja frikën që i kishte mbërthyer era e drejtësisë dhe e lirisë për shqiptarët.

8. Mesazhi juaj për qyetarët lezhianë!

SHQIPËRIA NË RREZIK, ÇDO SHQIPTAR ÇDO EMIGRANT I KA BORGJ SHQIPËRISË NJË BILETË NË 4 VITE.

Nje ndër presidentët më të medhenj të Amerikës, Gjon Kenedi ka thënë:
MOS PRIT QA BËN KOMBI PËR TY, PO TI PËR KOMBIN .
Të dashur bashkëkombas të m,i ka ardhë koha që çdo emigrant, çdo 4 vite Ia ka borgj Shqipërisë një bilet vajtje- ardhje për të kontribuar në rrëzimin e klasës komuniste e për ta orientuar vendin drejt integrimit nepermjet votës së tyre. ATDHEU ËSHTË I SHQIPTARËVE KUDO QE NDODHEN, jo i mafies komuniste e i bandave kriminale të Ramës, Metës, Berishës dhe Bashes.
EJANI TË VOTONI NË QESHOR 2019, KUNDËR MAFIAS POLITIKE.
Të votojmë bashkiakët që duan Shqipërinë. Unë Eduart Ndocaj jam kandidat për Lezhën e Kastriotit.

Ju faleminderit!

Bisedoi: (S. Gj) /Poligon-al/