Emigrantët shqiptar janë kot ata as e njohin dhe as jetojnë me realitetin shqiptar. Ça do presësh nga ata !!!

Home » Aktualitet » Emigrantët shqiptar janë kot ata as e njohin dhe as jetojnë me realitetin shqiptar. Ça do presësh nga ata !!!

By arberia on August 17, 2018. No Comments

Emigrantët shqiptar janë kot ata as e njohin dhe as jetojnë me realitetin shqiptar. Ça do presësh nga ata !!!

Emigrantët shqiptar janë kot ata as e njohin dhe as jetojnë me realitetin shqiptar. Ça do presësh nga ata !!!

Fatos Lubonja ka komentuar protestat në Rumani dhe nëse mund të bëjë të njëjtën gjë edhe diaspora shqiptare, në Shqipëri.

Duke folur për News 24, ai ka thënë se emigrantët shqiptarë nuk mund të sjellin një ndryshim në Shqipëri, pasi ata nuk jetojnë me realitetin shqiptar dhe për më tepër, sipas tij, ata në shumicë janë me qeverinë.

“Emigrantët tanë janë më shumë me qeverinë. Nëse do ishin të përfshirë në jetën e vendit si janë këta (rumunët), atëherë do ishte e rëndësishme se krahasimi do ishte motivues.

Njerëz që jetojnë atje (jashtë vendit) s’do duronin që jeta këtu të ishte kështu siç është.

Por, duhet të ishin më të pranishëm, më të informuar. Por në nivelin që janë, s’besoj se ndikojnë në jetën politike.

S’mund të sillnin ndryshimin, e aq më pak një revoltë.

Te ne vëmë re një prirje për të ikur, kurse atje nuk i kanë këputur urat, por është edhe një ndjenjë e përkatësisë.

Edhe shqiptarët e kanë, por ne më shumë na bashkon Skënderbeu dhe Kombëtarja, dhe jo problemet.

Diaspora merret me shumë për të treguar: shiko sa të mirë jemi ne je shqiptarët”, ka thënë gjatë fjalës së tij Lubonja, që ka vijuar me akuza ndaj klasës politike dhe sidmos qeverisë aktuale, që sipas tij, është e papërgjegjshme dhe e korruptuar.

Leave a Reply