Familja Ndocaj (Sumaj), Atje ku Fisnikëria Lind Dhe Trashëgohet Brez Pas Brezi (Pjesa III)

Familja Ndocaj (Sumaj), Atje ku Fisnikëria Lind Dhe Trashëgohet Brez Pas Brezi (Pjesa III)

0
    

Gjin Preng Marku, i cili ishte bajrak në periudhën më të vështirë të fisnikëve shqiptarë, gjatë periudhës së regjimit. Ai, jo vetëm që ka ndihmuar shumë fisnikë të tjerë të zonës, por kurrë nuk u përul përballë regjimit.

Përkundrazi, gjatë gjithë kohës ka qenë një malësor, një fisnik i vërtetë dhe një antikomunist i betuar.
Isha vetëm 5 vjeç, kur kujtesa e ime fillon rrugën e saj. Ishte një ditë shumë e trishtuar, sepse humba gjyshin. Megjithatë, unë nuk e kuptoja, ashtu siç mund ta kuptonin më të rriturit, se çdo të thotë të humbësh gjyshin, simbolin e vazhdimësisë dhe identitetin e një familje të vërtetë mirditore.

Ishte mëngjes, më kujtohet shumë mirë, kur gjyshi im i shtrenjtë, krenaria ime, po pinte kafe me nipin e tij, Nikollën, dhe papritur ai e la të folurën duke i thënë nipit të tij se nuk po mbushej me frymë. Kaq, mjaftoi që shpirti i tij të shkonte në prehërin e Zotit.
Prej vitesh, ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Pikërisht, në ditën, kur gjyshi braktisi botën tonë njerëzore dhe iu bashkuar mbretërisë së Zotit, unë isha aty, vetëm gjashtë vjeç dhe e përjetova personalisht atë moment, i cili vështirë se mund të fshihet nga mendja e një të riu, që do të ndiqte me shumë zell krenari gjurmët e të parëve, të fisnikëve të familjes, dhe të nderuarve të të gjithë Mirditës.

Gjyshi pushoi së foluri, nuk mori frymë dhe zemra i pushoi. Nuk po i mbaja dot lotët, një hije e rëndë i ra shtëpisë, të gjithë u bashkuam në këtë moment dramatik. Lotët më rrodhën në sy, e mbi faqe. Ai ishte një burrë fisnik, që i donte shumë fëmijët, nipat dhe mbesat dhe thoshte, se: “Një shtëpi pa fëmijë, është si bota pa njerëz”.

Ai gëzohej shumë teksa shikonte nipat dhe mbesat, që e kishin mbushur shtëpinë, e shumë herë i dilnin lot nga gëzimi. Për malësorin, fëmijët janë jeta, vazhdimësia, e ardhmja dhe garancia e vazhdueshmërisë së linjës së gjakut. Edhe pse isha i vogël, gjyshi kishte një debulesë të madhe për mua e gjithmonë u thoshte të tjerëve: “Mos ma prekni me dorë Eduartin, sepse ai do të jetë suksesi e nderi i familjes sonë”.

Atë ditë nuk kishte vdekur vetëm gjyshi im, kryetar i një familje të ndershme, por kishte vdekur një ndër burrat më të shquar dhe të respekueshëm