Fjala e plote è Eduart Ndocaj krytari PBDKSH ne takim me OSBE dhe ministrin e diaspores z. Majko.

Home » Aktualitet » Fjala e plote è Eduart Ndocaj krytari PBDKSH ne takim me OSBE dhe ministrin e diaspores z. Majko.

By arberia on August 2, 2018. No Comments

Fjala e plote è Eduart Ndocaj krytari PBDKSH ne takim me OSBE dhe min8strin e diaspores z. Majko.

Të nderuar përfaqesues diplomatik dhe të OSBE në Shqipëri.Quhem Eduart Ndocaj dhe jam kryetar i Partisë Bashkimit Demokristian Shqiptar. Në emer të kësaj force politikë dhe si i vetmi politikan emigrant që jam në Shqipëri dua te shpreh keqardhjen time se kemi 27-vite qe na mashtroni, pasi na mohohet padrejtesisht e drejta e votes per të zgjedhur e për tu zgjedhur. Çdo qeveri ka shkel kushtetuten dhe të drejtat e njeriut duke mohuar voten e 50% të shqiptareve që jetojnë jashtë vendit të tyre.Nuk eshtë menyra teknike apo ato qe degjova ktu nga ministri dhe kryëtarja e komisionit qe eshtë problem paisja emigranteve me pashaport dhe rregjistrimi i tyre.Kjo është një nashtrim sepse nuk ekziston asnjë qytetar shqiptare që jeton jashtë pa pasaporte zoti ministër.Nuk ekziston asnjë qytetar shqiptare që eshtë i pajisur me leje qëndrimi në shtetin përkatës që ska një adresë. Pra z.minister i diaspores drejtoju Ministrisë Brendshme të Italisë apo Greqis apo çdo shteti tjeter se do të furrnizoje me adresat e sakta dhe me serioze se se ato qe mund të bejnë konsullatat e paafta që kemi atje.Unë jam i bindur dhe çdo shqiptar që jeton në Europë e Amerikë apo kudo dhe në çdo takim që kam pas ato shprehen se kjo klasë politike 26-vjeçare tashmë është e kalbur dhe e korruptuar, nuk do gjejm mbështetje tek emigrantet dhe diaspora sepse ata nuk shiten me një thes miell z minister.Meqenëse për her të parë kemi një Ministri të Diaspores ju kerkoj publikisht të bani të mundur të votohet në 2019 per zgjedhjet vendore sepse mund të jetë një alternativë e çdo shqiptari të kandidoje nga diaspora.Mos të jetë një nashtrim siç ndodhi ne 2013, pasi kjo qeveri mashtroi për 4 vite mos mashtro edhe ti zoti minister.Keni një projekt ligj që në 2016-tën që e kam depozituar unë si deputet i Republikes së Shqipërisë.Mos ki frikë nga demokracia qe mund të sjellin emigrantet z. Minister se kemi 27 vite pa demokraci në këte vend, fal politikes së kalbur që esht krijuar.

Leave a Reply