Gazetari shqiptarë letër presidentit Macron: Mbyllni dyert e Elysée, mbroni refugjatët shqiptarë

Home » Denonco » Gazetari shqiptarë letër presidentit Macron: Mbyllni dyert e Elysée, mbroni refugjatët shqiptarë

By arberia on August 12, 2018. No Comments

Gazetari shqiptarë letër presidentit Macron: Mbyllni dyert e Elysée, mbroni refugjatët shqiptarë

Presidenti Francez Emanuel Macron

Në dyert e Elysée është nisur një letër drejtuar Presidentit të Republikës së Francës Emanuel Makron nga një gazëtarë shqiptarë që jeton prej vitesh në Francë dhe i cili është President i një Association i miratuar nga vetë Ministria e shtetit Francez, ky quhet Leon Molla, gazetar dhe publicist i njohur për mbarë opinionin si përsonin që flet drejtpërdrejtë dhe kundërshton hapur pa llogaritur pasojat.
I emigruar prej disa vitesh në Francë, gëzon statusin e veqantë politik me katër Konveta, nga Parisi, Gjeneva, Brukseli dhe New York, debatues i drejtpërdrejtë me kandidaten për Presidente të Republikës së Francës Marine Le Pen, denoncues i drejtpërdrejtë me vrasjet ndaj emigrantëve shqiptarë në Francë dhe neglizhenca e tyre për zbardhjen e këtyre krimeve.
Gazetari ka marrë hapin tjetër të guximshëm që ti shkruaje vetë Presidentit Francez Emanuel Macron që e kritikon për pritjen e tij i cili i bën kryeministrit Shqiptarë Edi Rama dhe politikanëve të tjerë të këtij vendi.
Në një pjesë të letrës së tij mësojmë që ai ka shkruajtur:

‘’Elysée është shtëpia e gjithë Francës dhe i zoti i shtëpisë duhet të presë miq të mirë dhe jo kriminelë, mos u gënjeni nga atletiket e bardha të kryeministrit Shqiptarë Edi Rama sepse atletiket e tij janë të lyera me gjak që nuk mund të kuptoni se mbi tapetin e kuq të Elisée ai lë njolla gjaku.
Ai është i biri i Kristaq Ramës ish anëtarë i Komitetit Qëndror të Regjimit Komunist në Shqipëri dhe nipi i Spiro Kolekës që ka kryer masakra të pa shembullta në kohën e regjimit diktatorial në Shqipëri …
Ju duhet të mbyllni dyert e Elyseé për politikanët shqiptarë sepse të gjithë janë të korruptuar si nga pozita dhe nga opozita, ata po vrasin popullin fizikisht dhe ekonomikisht.
Mbroni azil kërkuesit shqiptarë sepse jeta e tyre ndodhet në rrezik, dhe ata që vriten nuk ngushllohen sepse vetë qeveria urdhëron likujdimin e tyre për të tërhequr vëmendjen e popullit shqiptarë nga ngjaret e rënda korruptive dhe mafioze politike që kryejnë.
Elisée duhet të marrë masa sa më parë për emigrantët e këtij vendi pasi janë në rrezik dhe ti mbyllë dyert për të gjithë politikanët shqiptarë pa përjashtim nga pozita dhe opozita sepse të dy palët janë rrezik për popullin shqiptarë të cilët po e qojnë këtë popull drejt falimentimit ekonomik dhe moral’’.

Kjo është një pjesë e tekstit të letres së gazetarit Leon Molla që i ka dërguar presidentit të Francës Emanuel Macron ku ndër të tjera ka paraqitur fakte kundër politikanëve shqiptarë dhe rrezikun e popullit shqiptarë që kanë në vendlindjen e tyre.

Leave a Reply