Gjyqtarët Bandit “ngelës” në Vetting, kush janë të Metës, Berishës, të Topit e Nishanit 3 bandat qe po shkatrrojnë shqipëtmrin .

Home » Aktualitet » Gjyqtarët Bandit “ngelës” në Vetting, kush janë të Metës, Berishës, të Topit e Nishanit 3 bandat qe po shkatrrojnë shqipëtmrin .

By arberia on August 4, 2018. No Comments

Gjyqtarët “ngelës” në Vetting, kush janë të Metës, Berishës, të Topit e Nishanit

Procesi i vetingut dhe seancat dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 57 emrat e listës prioritare faktuan se sistemi i drejtësisë nuk funksionon ashtu siç duhet. Plot 21 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar rezultojnë deri më tani për shkak të problemeve që kanë pasur kryesisht me justifikimin e pasurisë, por nuk kanë munguar edhe shkeljet kriminale dhe lidhjet me persona të inkriminuar.

Opozita po e sulmon shumë fort reformën në drejtësi dhe vetë vetingun. Por pse po sulmohet tani procesi? Ka shumë nga ata që thonë se frika është te SPAK, por ka dhe arsye të tjera, pasi rezulton se KPK po heq duart e PD-LSI nga drejtësia. Nëse bëjmë një vëzhgim të të gjithë emrave të larguar gjatë kësaj periudhe nga komisioni i vetingut, bie në sy se pjesa më e madh e tyre i kanë gëzuar ato poste falë Sali Berishës, Ilir Metës, Bamir Topit dhe Bujar Nishanit.

Më konkretisht, Sali Berisha ka futur në drejtësi Adriatik Camën, ish-prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, i cili është emëruar në vitin 1994, periudhë gjatë së cilës Berisha ishte president; Fatmir Hoxhën, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i emëruar në vitin 2011 dhe Shkëlzen Selimin, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, i emëruar në vitin 2011.

Ndërsa në bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim, gjatë kohës që ishin së bashku në qeveri e kur kjo parti drejtohej nga Ilir Meta janë emëruar një sërë emrash të tjerë. Më qartë, në “grahmat” e fundit të paktit PD-LSI në vitin 2013 janë emëruar: Gani Dizdari, ish- gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i emëruar në 2013; Admir Thanza, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, i emëruar në 2013; Artan Zeneli, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, i emëruar në 2012 dhe Tom Ndreca, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, i emëruar në 2013.

Sipas ligjit të asaj kohe, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe ato të Gjykatës Kushtetuese, propozoheshin nga presidenti, por votoheshin në Parlament. Më pas presidenti kishte të drejtën e dekretit. Siç duket, Berisha-Meta kanë shfrytëzuar këtë përcaktim në ligj për të vendosur në poste gjyqtarësh emrat e lartpërmendur.

Të emëruarit nga Nishani dhe Topi

Përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës, edhe Bamir Topi e Bujar Nishani kanë bërë pjesë të sistemit të drejtësisë disa emra që me nisjen e reformës në drejtësi kanë rezultuar me probleme. Ligji i jepte të drejtë Bamir Topit gjatë kohës që ushtronte detyrën e presidentit që të dekretonte emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i miratonin Parlamenti, KLD dhe Prokuroria e Përgjithshme. Duke shfrytëzuar këtë kompetencë ai ka dekretuar: Fatmir Hoxhën në 2011; Altina Xhoxha, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, emëruar në 2010; Arben Nelën, ish-prokuror në Tiranë, emëruar në vitin 2008; Shkëlzen Selimin dhe Dritan Rreshkën, ish-kryeprokuror i Tiranës.

Ndërsa nën dekretin e Bujar Nishanit janë emëruar: Fatos Lulo, Artan Lazaj, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, emëruar në 2012; Gentian Trenova, ish-prokuror i Apelit Tiranë, i emëruar në disa poste kyçe nga Nishani dhe Adriatik Llalla; Artan Zeneli; Tom Ndreca; Rovena Gashi, ish-prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, emëruar në 2013; Ervin Metalla, ish-gjyqtar Apeli Tiranë, emëruar në 2013 dhe Artan Broci, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, emëruar në 2013. Ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të shkarkuar kanë qenë të emëruar dhe dekretuar nga Rexhep Mejdani e Alfred Moisiu. Kujtojmë që ditët e fundit opozita ka nisur një sulm frontal ndaj procesit të vetingut dhe mesa duket një arsye është humbja e njerëzve të drejtësisë, shkruan “Sot”.

Leave a Reply