Hajdudi Zaganjori e ka punën “pisk”, me 24 gusht ankimohet vendimi i KKP, si kreu u gjykatës braktisi detyrën e iku jashtë shtetit, i dha 420 mln lekë Fullanit nje tjetri hajdudi ordiner.

Home » Aktualitet » Hajdudi Zaganjori e ka punën “pisk”, me 24 gusht ankimohet vendimi i KKP, si kreu u gjykatës braktisi detyrën e iku jashtë shtetit, i dha 420 mln lekë Fullanit nje tjetri hajdudi ordiner.

By arberia on August 19, 2018. No Comments

  1. Zaganjori e ka punën “pisk”, me 24 gusht ankimohet vendimi i KKP, si kreu u gjykatës braktisi detyrën e iku jashtë shtetit, i dha 420 mln lekë Fullanit

Komisioneri Publik pritet të marrë vendim më 24 gusht sa i takon apelimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Operacion i Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar shkarkim të kreut të Gjykatës së Lartë, mirëpo Komisioneri Publik deri më tani nuk ka bërë asnjë lëvizje. Gazeta “Sot” ka mësuar disa detaje nga ajo që pritet të ndodhë në ditët në vijim. Komisioneri është duke pritur zbardhjen e vendimit të KPK-së për Zaganjorin. Afati i fundit i zbardhjes së këtij vendimi është 24 korriku. Dhe menjëherë pas kësaj date Komisioneri Publik do të vendosë nëse do të apelojë apo jo kërkesën e ONM-së. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Problematikat e Zaganjorit

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori duket se po e shoqëron karrierën e tij me një sërë problematikash. Një nga këto problematika është bërë e ditur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, siç është arritja në konkludimin se Zaganjori nuk kishte burime të ligjshme pasurie. Mirëpo, nuk ndalet me kaq. Mësohet se një tjetër problematikë e kryetarit të Gjykatës së Lartë është se gjatë kohës që Zaganjori ka qenë në detyrë ka udhëtuar shumë herë jashtë vendit, sidomos në Gjermani. Kështu që edhe pse ai ka qenë andej, është paguar si kryetar i Gjykatës. Ndërsa një tjetër problematikë e Zaganjorit dhe që lidhet drejt për drejt me të ka të bëjë me të ashtuquajturën dosja “Fullani”. Bëhet fjalë për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili jovetëm që u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, por përfitoi edhe plot 420 milionë lekë nga taksat e shqiptarëve, për shkak se i ishte shkaktuar stres gjatë qëndrimit në burg. Por në këtë mes ndikoi Gjykata e Lartë, e cila përshpejtoj procedurat për një javë për dosjen “Fullani”, në një kohë për një qytetar të thjeshtë kësaj gjykate i duhen 2 deri në 3 muaj për të marrë vendim. Madje, lidhur me këtë problematikë asokohe reagoi edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shprehte keqardhje për vendimin e Gjykatës së Lartë.

KPK fundos Zaganjorin

  1. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë seancës dëgjimore me kreun e Gjykatës së Lartë, pas hetimit administrativ, arriti në konkludimin se Zaganjori nuk kishte burime të ligjshme pasurie si dhe kishte shmangur taksat në shtet, ndonëse ILDKPI nuk kishte konstatuar probleme në raportin e saj. Sipas relatores së çështjes, Pamela Qirko, gjyqtari Zaganjori ka në pronësi një apartament 293 m2 në bashkëpronësi me bashkëshorten, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1.4 milionë lekë të blerë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë; bodrum 65 m2 me vlerë 800 mijë lekë; si dhe një apartament 81 m2 në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë. Por krahas këtyre gjyqtari Zaganjori posedonte dhe një sërë llogarish bankare brenda dhe jashtë vendit. Sipas relatores së çështjes, deklaratat e gjyqtarit Zaganjori në lidhje me këto pasuri janë kontradiktore pasi vlera e pronës së regjistruar në Hipotekë dhe tek noteri nuk korrespondojnë me deklaratat e pasurisë si dhe atë të “Vetingut”.

Leave a Reply