Ish-diktatori humbet pasuritë e tij milionëshe, si u zbulua thesari i tij i fhshehur

Home » Aktualitet » Ish-diktatori humbet pasuritë e tij milionëshe, si u zbulua thesari i tij i fhshehur

By arberia on August 26, 2018. No Comments

Ish-diktatori humbet pasuritë e tij milionëshe, si u zbulua thesari i tij i fhshehur

Ish-diktatori August Pinochet ka humbur pasurinë e tij milionëshe. Gjykata e Lartë e Kilit ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë së tij që kap vlerën e 1.6 milionë dollarëve.

Gjykata gjithashtu dënoi tre ish-zyrtarë ushtarakë për shpërdorimin e fondeve publike, një rast që përfshin dhe vetë të ndjerin Pinochet.

Komiteti i senatit amerikan, i cili hetoi pastrimin e parave në Riggs Bank në Uashington, zbuloi thesarin e fshehur të Pinochet-it në vitin 2004.

Llogaritë e tjera bankare të tij u zbuluan më vonë në Evropë dhe Karaibe. Pinochet vdiq në burg në shtëpi në vitin 2006.

Sa ishte gjallë, nuk arriti që të gjykohet për akuza në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut apo pasurim të paligjshëm.

Leave a Reply