Këshilltari i Presidentit Ilir Meta spiun i rusëve, SHISH dhe shërbimet partnere zbulojnë dhe vënë nën përgjim Arben Cicin. Shumë sekrete iu dhanë Rusisë

Home » Aktualitet » Këshilltari i Presidentit Ilir Meta spiun i rusëve, SHISH dhe shërbimet partnere zbulojnë dhe vënë nën përgjim Arben Cicin. Shumë sekrete iu dhanë Rusisë

By arberia on August 16, 2018. No Comments

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta spiun i rusëve, SHISH dhe shërbimet partnere zbulojnë dhe  vënë nën përgjim Arben Cicin. Shumë sekrete iu dhanë Rusisë

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta spiun i rusëve, SHISH dhe shërbimet partnere zbulojnë dhe  vënë nën përgjim Arben Cicin. Shumë sekrete iu dhanë Rusisë

Shërbimet inteligjente partnere japin alarmin, se një pushtetar i lartë shqiptar mban lidhje të forta me rusët, përgjimet e këshilltarit të tij zbulojnë se si Ilir Meta ka forcuar pozitat financiare dhe politike me ndihmën e rusëve. Këshilltari Cico është trajnuar në Ministrinë e Jashtme ruse   

Shërbimi sekret rus po punon me intensitet të lartë në Shqipëri, duke riaktivizuar spiunët e vjetër dhe rekrutuar të rinj për të shtrirë ndikimin në nivele shumë të larta të politikës e shtetit shqiptar.

Prej muajsh Moska po tenton të ndërhyjë në Ballkan dhe Mali i Zi me Maqedoninë e Serbinë ishin fokusi i saj kryesor.

Por duket se dhe Shqipëria nuk ka mbetur pas, pasi një numër i madh zyrtarësh janë rekrutuar nga Rusia. Burimet diplomatike dhe të shërbimeve inteligjente bëjnë me dije se partnerët tanë ndërkombëtarë kanë zbuluar se një politikan i lartë në Shqipëri ka lidhje të forta me qeverinë ruse.

Këtë radhë nuk bëhet fjalë për Lulzim Bashën kreun e PD, që përmes këshilltarit të tij spiun të rusëve E.L ka kryer dhe po kryen shërbime të vyera në favor të Rusisë.

Basha dhe këshilltari i tij tashmë janë në “radarët” e shërbimeve sekrete shqiptare dhe partnere dhe dosja e tyre është në përfundim e sipër. Madje këshilltari i Bashës është marrë dhe në pyetje nga FBI, Shërbimi sekret shqiptar dhe një përfaqësues i Prokurorisë shqiptare.

Por tashmë është një tjetër zyrtar shumë i lartë në “tavën” e spiunazhit rus. Bëhet fjalë për një emër të njohur në politikë, i cili ka hyrë në marrëdhënie me rusët përmes një prej këshilltarëve më të afërt të tij, me të cilin ka një bashkëpunim të gjatë.

Ky politikan ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në vend dhe sot ka një rol vendimmarrës. Falë lidhjeve me rusët, ai është bërë shumë i fuqishëm, financiarisht dhe politikisht.

Nuk është bërë publik emri i tij, por sipas burimeve të “Pamfletit” mësohet se politikani i lartë që ka lidhje me rusët përmes këshilltarit të tij, është as më pak dhe as më shumë por vetë Presidenti i Republikës Ilir Meta. Këshilltari i tij spiun i kahershëm i shërbimit sekret rus është Arben Cici.

Amerikanët dhe disa vende të tjera anëtare të NATO prej muajsh kanë rritur masat e sigurisë në Ballkan dhe në Shqipëri për sa i takon rrezikut rus dhe shtrirjes së frikshme të ndikimit të Rusisë në Shqipëri.

Dhe Shërbimi Informativ Shqiptar, me ndihmën dhe të shërbimeve sekrete partnere ka vënë në mbikëqyrje shumë eksponentë që dyshohet të kenë lidhje me rusët. Këta eksponentë përveç survejimit, janë përgjuar çdo ditë.

Gjatë këtyre përgjimeve që janë kryer, ka rezultuar se kontakte me Moskën ka pasur Arben Cici i cili është këshilltar i Presidentit të Republikës Ilir Meta. Nga përgjimet është zbuluar se pas këtij personi fshihet vetë punëdhënësi i tij Ilir Meta, i cili me ndihmën e rusëve ka forcuar ndjeshëm pozitat e tij kohët e fundit.

Presidenti Meta, duke përdorur këshilltarin e tij, ka arritur të vendosë kontakte që nga ambasada e Rusisë në vendin tonë, e deri te Ministria e Jashtme ruse e qeveria e Kremlinit. Nga përgjimet e kryera, ka rezultuar se Cici ka marrë urdhër nga shefi i tij Meta për të krijuar një rrjet të fortë biznesmenësh rusë në Shqipëri.

Qëllimi i Metës ka qenë dhe është që disa biznesmenë rusë të vijnë në vendin tonë dhe të zhvillojnë biznese, që nga rrjeti i naftës, e deri të ngritja e shoqërive turistike apo hoteleve dhe restoranteve në bregdet. Kjo forcon pozitat e tij si nga ana financiare, por dhe nga ajo politike. Por dhe shërben për të transferuar paratë e krimit dhe të abuzimit me pushtetin në rrugë të tjera, drejt Rusisë, që janë jashtë kontrollit të institucioneve perëndimore dhe të SHBA.

Ilir Meta, i cili është zbuluar nga partnerët ndërkombëtarë se ka lidhje me rusët, ka dalë disa herë kundër SHBA si duke kundërshtuar Reformën në Drejtësi ashtu dhe për të mbrojtur ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla, që u shpall nga SHBA i padëshirueshëm bashkë me familjen nga ana e DASH.

Presidenti ka sot rol vendimmarrës dhe kjo ka shqetësuar partnerët tanë. Përmes dekreteve të tij apo sekreteve që disponon, raportojnë SHISH dhe organet ligjzbatuese tek ai, si dhe është komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ai mund të kompromentojë sigurinë në vend. Njëherësh dhe të rrezikojë NATO-n, pasi ne jemi vend anëtar.

Kjo tregon dhe armiqësinë e tij me amerikanët, të shprehur përmes kundërshtive dhe deklaratave të tij dhe të “zarave” që ka rrotull, pasi i është krijuar bindja se Reforma në Drejtësi është bërë dhe mbështetur nga SHBA vetëm për të futur atë në burg.

Por autoritetet partnere në bashkëpunim me shërbimet inteligjente shqiptare kanë arritur të marrin në dorë një numër të madh përgjimesh të këshilltarit të Metës, i cili ka pasur kontakte të vazhdueshme me eksponentë të caktuar rusë.

Nga ana tjetër, nuk është e paqëllimtë që në Shqipëri do të vijë si ambasadore e SHBA një eksperte e Rusisë. Kavalec është një njohëse shumë e mirë e Moskës dhe mbërritja e saj në Tiranë ka si qëllim pikërisht prerjen e lidhjeve të Rusisë me politikën shqiptare.

Të gjithë politikanët shqiptarë që ka informacione se kanë bashkëpunim me rusët dhe mund të cënojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë por dhe sigurinë e Aleancës janë nën vëzhgim të plotë nga ana e organeve ligjzbatuese shqiptare por dhe ato partnere.

Një kontroll i tillë total, shtuar dhe ngritjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka shqetësuar shumë njerëzit e Moskës në Shqipëri, të cilët përmes parave ruse kanë bërë lobing në SHBA për të instaluar në pushtet regjimet e mbështetura nga Rusia, në Tiranë dhe rajonin e Ballkanit.

 

Kush është Arben Cici, këshilltari diplomatik i Ilir Metës në Presidencë?!

Për këtë, iu drejtuam jetëshkrimit të tij zyrtar, të publikuar në faqen e Presidencës, për interpretimin e tij nuk besojmë se do të na akuzojnë. “Ka lindur në Korçë më 5 maj 1960. Nga 1979 deri më 1981 ka kryer studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës pranë Katedrës së Gjuhës Frënge.

Në 1984 u diplomua në Universitetin e Algjerit, në Fakultetin e Përkthimit ku mori diplomën për përkthyes në gjuhët Frënge-Arabe. Në 1991 kreu kursin e plotë të specializimit për përkthim në “Jacque Amiot Center” në Paris.

Nga 1993 deri në vitin 1995 përfundoi studimet pasuniversitare në aspiraturë pranë Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në Moskë.

Në shtator 1997 mbaroi specializimin e plotë për integrimin evropian në Qendrën e Studimeve Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Gjatë periudhës 1988-92 ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës.

Nga viti 1992 deri në 1995  Cici ka qenë Ambasadori i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse dhe Ambasador jo rezident në Bjellorusi, Moldavi, Armeni, Gjeorgji, Kazakistan dhe Uzbekistan….”, thuhet mes të tjerave në CV e Arben Cicit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

Ajo që bie në sy me një shikim të lirë është marrja e diplomës master në Moskë dhe ushtrimi njëherësh i detyrës së ambasadorit.

“Nga 1993 deri më 1995 përfundoi studimet pasuniversitare në aspiraturë pranë Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në Moskë”, thuhet në CV. Dhe menjëherë nënvizohet se “nga viti 1992 deri në 1995 Ambasador Cici ka qenë Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse dhe Ambasador jo rezident në Bjellorusi, Moldavi, Armeni, Gjeorgji, Kazakistan dhe Uzbekistan”.

Pra, dhe shkollim pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në kulmin e mbargos së OKB ndaj Ish Jugosllavisë, dhe ambasador i Shqipërisë. Të vetmit vend bashkë me Rusinë që thyen embargon, njëra përmes Bunës tjetra përmes Danubit. Por që dhe ligjërisht nuk lejohet, e ndalon dhe ligji për shërbimin diplomatik.

Ndërkohë që si për të përmbyllur këtë cikël, drejtori i kabinetit të Metës mbaroi specializimin e plotë për integrimin evropian në Qendrën e Studimeve Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Dhe pastaj sulmohen dy negociatorët e propozuar për negociatat me Greqinë si spiunë. Pra këshilltari i Metës është i mirëtrajnuar në Ministrinë e Jashtmne Ruse, nga dega e zbulimit dhe kundërzbulimit.

Leave a Reply