KOHA TË LARGOJMË BANDAT NGA LEZHA Bashkia e 2019-s, ju vë në provë sa e doni familjen tuaj dhe sa e doni qytetin tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj, në këtë qytet të pushtuar nga mafia politike. MOS U SHITNI PËR NJË THES MIELL TEK 3 BANDAT.

Home » Aktualitet » KOHA TË LARGOJMË BANDAT NGA LEZHA Bashkia e 2019-s, ju vë në provë sa e doni familjen tuaj dhe sa e doni qytetin tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj, në këtë qytet të pushtuar nga mafia politike. MOS U SHITNI PËR NJË THES MIELL TEK 3 BANDAT.

By arberia on August 22, 2018. No Comments

KOHA TË LARGOJMË BANDAT NGA LEZHA
Bashkia e 2019-s, ju vë në provë sa e doni familjen tuaj dhe sa e doni qytetin tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj, në këtë qytet të pushtuar nga mafia politike. MOS U SHITNI PËR NJË THES MIELL TEK 3 BANDAT.


Kandidaturat do të jenë të ndryshme si më poshtë: do të jenë kandidatët e 3 BANDAVE: PS -Ndreu, PD- Frroku, LSI -Tusha, dhe kandidati pavarur i PBDKSH z. Eduart Ndocaj

1. KANDIDATI I PD: KA MUNDËSI TË JETË FRAN FRROKU, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe 3 muaj burg dhe akoma nën akuzë për vjedhje e bashkëpunim në grup për vjedhjen e tokave të qytetarëve të Lezhës ku do presim drejtësin pë vendimin . Akuzohet për shpërdorim detyre ku ka punësuar 1300 militantë të PD, ku 1000 militantë marrin rrogën me taksat e lezhianëve, mbi 6 miliard lekë në vit rroga shpërdorim, ku komplet granti që vjen nga buxheti i shtetit është bërë rroga hajdudësh e parazitësh në bashkinë “FRROKAJ”.
Mungojnë mbi 50 milionë euro në 3 vite taksa e biznesit njëvjecar ndaj bashkisë, taksa e gjelbërimit ndaj dashkisë ,taksa e ujësjellësit ndaj bashkisë, taksa e tregut ndaj bashkisë , taksa e re e parkimit, dhe taksa e plazhit në cdo sezon mbi 2milion euro .
TOTALE NË 3 VITE BASHKIA LEZHË OSE JANË VJEDHUR OSE KANË SHPERDORUAR MBI 50 MILION EURO.

2. KANDIDATI I PS: ME SHUMË MUNDËSI DO TË JETË PJERIN NDREU, simas Berisges i akuzuar për vjedhjen e mijëra pasaportave të qytetarëve shqiptarë, shpërdorim detyre në policinë e shtetit në qytetin e Lezhës në vitet 97, ku akuzohet për trafik droge, trafik armësh dhe bashkëpunim me krimin e organizuar, ku  Sali Berisha ia ka numëruar në parlament dhe ia ka thënë se je “EDHE POLIC EDHE BANDIT” . Edhe sot ai bashkëpunon me trafikantët e hashashit dhe të drogës në qarkun e Lezhës, asnjë investim vec vjedhje e mashtrim në 5 vite, kjo bandë mafioze me emrin “Rilindje” , ku ka mledhur hajdutë bandit dhe tutorë për të drejtuar vendin.

3. KANDIDATI I LSI: MUNDET TË JETË VIKTOR TUSHA, një hajdut ordiner, ku s’ka lënë taksë e asistencë pa vjedhur, i akuzuar për shpërdorim detyre për 129 leje ndërtimi të dhëna jashtë ligjit; ku ka vjedh të paktën 8 milion euro me dhënien e lejeve jashtë ligjit . Dhe në 2014-n, prokuroria e Lezhës i dërgoi urdhër-arresti për ta dërguar në burg, por Monika Kryemadhi i shpëtoi prapanicën këtij hajduti ordiner, i cili shkatërroi kinemanë e qytetit dhe ndërtoj hotelin e tij mbi kinema (HOTEL “GJOLI”). Mashtroj kishën katolike në ndërtimin e katedrales dhe vjedhi 30% të vlerës dhe ndërtoi pallatin e tij afër katedrales me lekët e vjedhura të kishës. Vjedh 30% të projektit të sheshit, ku dhe gurët i bleu në Itali sikur s’kishte gurë Rrasfiku apo Treshi. Por, s’arrinte të vidhte dhe i bleu jashtë.

4. KANDIDATI PBDKSH-së EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019
Eduart Ndocaj, ka lindur më 18 Shtator 1975 në Manati të Lezhës. Në vitin 1981 deri në vitin 1989 ka mbaruar 8 vjecaren neë fshatin Manati të Lezhës. Në vitin 1985 deri në vitin 1990 është marrë me kursin e pikturës në shtëpinë e pionierit në Lezhë. Në vitin 1990 konkuroi në shkollën e pikturës në Shkodër, po si një djalë i një ish të persekutuari nuk u pranuan pikturat e tij në provim. Në vitin 1990 filloi shkollen e mesme në gjimnazin e Lezhës deri në funë të vitit 1992, pastaj braktisi shkollën ku u largua drejt Greqisë si emigrant. Në vitin 1994 deri në vitin 1996 mbaroi detyrimin ushtarak në Pashaliman të Vlorës, ku u dallua si një ndër polumbarët më të mire të ushtrisë shqiptare në atë kohë ku mori pjesë në disa operacione shpëtimi dhe rekuperimi, sic ishte tragjedia e Shkodrës ku humbën jetën disa qytetarë në liqen. Që në vitin ’96 jeton në Milano të Italisë deri më sot, ku ka krijuar një biznes të suksesshëm.

Në vitin 2007, fillon studimet për Gjeometri në shkollën teknike profesionale “Luca Paciola Noli” në Itali dhe i mbaron në vitin 2012 .
Në vitin 2012-14, praktikë pune si gjeometër (në sistemin italian “Master”) në terren nëpër kantiere.
Në vitin 2010-2011, ka kryer studime për “Strukturat metalike”, i nevojshëm për kualifikimet e vazhdueshme në sektorin e ndërtimit.
Në vitin 2009-2010, ka kryer shkollën për zjarrfikës, emergjencat shëndetësore dhe respektimin e masave teknike.
Në vitin 2008, merr nga Ministria e Punës dhe Zhvillimit Ekonomik në Itali çmimin e shoqëruar me medalje ari “Italia che lavora”.
Në 2010, merr nga shoqata për të Drejtat e Njeriut “IGFM” çmimin për kontributin e dhënë në mbrojtje të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Itali.
Me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë merr mirënjohje nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë për kontributin e dhënë për emigracionin.
Po ashtu vazhdimisht ka marrë shumë mirënjohje e tituj për angazhimin e tij në fushën sociale e politike.

Ne vitin 2008 ministria e punës italiane e dekoron me medalje të artë për një ndër 10 bizneset “Ndocaj Costruzion Srl” më të suksesshëm në Lombardi të Italisë z.Eduart Ndocaj.
Në vitin 2013, Kandidat i PS në Qarkun Lezhë.
Në 2014, ai bashkë me disa biznesmenë shqiptarë në Europë themelon Lëvizjen Politike në Diasporë “Fronti Demokristian Shqiptar”.
Në 2014, përmes një marrëveshje politike bëhet zv. Kryetar i Partisë Demokristiane Shqiptare.
Në nëntor te 2015 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe u zgjodh anëtar i përhershëm i komisioneve Parlamentare për “Veprimtari prodhuese” dhe “Integrimin”.

Në 2016-n u ftua në senatin amerikan, ku pati takime të rëndësishme nga senatorë të ndryshëm “për cështjen shqiptare”, ku u dorëzua një dosje me 22 pika për problemet që pengojnë demokracinë në vend. Është hera e parë në 25 vitet e fundi, një deputet që s’ka qenë kurrë kryetar i një partie politike, që s’ka qenë kurrë Kryeministër, Ministër merr një ftesë kaq të rëndësishme për në SHBA. Ajo, që bie në sy është fakti se z. Ndocaj është ftuar në njëjtën kohë që Rama do të vizitonte ëashingtonin. Duhet të theksojmë se z. Ndocaj ka qenë kritikuesi më i madh i Ramës dhe vizita e tij duhet të ketë një shpjegim më të thellë politik.

Po në 2017-n, pati takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë në Teksas ku u takua me sekretarin e shtetit të Teksasit, ku iu dha titull nderi i teksasit. Pati takime dhe me deputetë të parlamentit të Teksasit.
Në 2017-n, në New York u pranua si anëtar nderi në lidhjen e Shqiptarëve të Amerikës nga presidenti i saj, ish senatori Zhozef DioGuardi.
Në 2017-n, zgjidhet kryetar i Bashkimit Demokristian Shqiptar, PBDKSH.
Në 2017-n, kandidat për deputet i qarkut Lezhë nën siglën Demokristiane- PBDKSH.

Në cilësinë e Kryetarit të Frontit Demokristian Shqiptar dhe të zv. Kryetarit të Partisë Demokristiane Shqiptare ka bashkëpunuar me Forza Italia në zgjedhjet e fundit italiane të vitit 2016 për Parlamentin Europian.
Ka përfaqësuar disa herë Shqipërinë dhe demokristianët shqiptarë në takime të niveleve të larta të PPE (Partive Popullore Europiane) dhe të Parlamentit Europian.
Ka marrë pjesë në dy ekspozita me piktorët e qarkut të Lezhës në 2017.
Iniciues i peticionit për të drejtën e votës së emigrantëve.
Një ndër projektuesit kryesor të projektit gjigant për selinë qendrore për gjithë Botën të UNICREDIT tek “Porta Garibaldi” në Milano i kryer nga Gruppo Ndocaj.
Ish deputet, anëtar i përhershëm i komisioneve Parlamentare për “Veprimtari prodhuese” dhe “Integrimin”.

www.eduartndocaj.al www.pbdksh.al Eduartndocaj@gmail.co

Leave a Reply