Ky grup hetimor ka ngritur 5 pista hetimi rreth ngjarjes.po ajo qe ban ma te besueshem eshte perfshiria ne tokat e bregdetit ku rrezultonte ne listen e te arrestuarve bashke me perfaqesuesit e bashkise Lezhe. .

Home » Aktualitet » Ky grup hetimor ka ngritur 5 pista hetimi rreth ngjarjes.po ajo qe ban ma te besueshem eshte perfshiria ne tokat e bregdetit ku rrezultonte ne listen e te arrestuarve bashke me perfaqesuesit e bashkise Lezhe. .

By arberia on August 4, 2018. No Comments

Ky grup hetimor ka ngritur 5 pista hetimi rreth ngjarjes.

1.Politike
Pista e parë e hetimit është fokusuar tek politika, që ekzekutimi i 48 vjeçarit Ndoka të jetë bërë për shkak të aktivitetit politik të tij dhe të familjes si mbështetës të Partisë Socialiste. Ku vlen të theksohet përplasjet e lindura veçanërisht gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit 2017. Ditën e zgjedhjeve djali i Aleksandër Ndokës, Samueli bashkë me kushëririn e tij plagosën në Shëngjin militantin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Florian Dushkun. Ngjarja solli reagimin e fortë të Ilir Metës (aktualisht President i Republikës) i cili bëri thirrje që populli të armatosej për mbrojtjen e votës e cila po dhunohej nga bandat në Lezhë. Samuel Ndoka u arrestua nga policia disa muaj më vonë për ngjarjen ku iu kap dhe një pistoletë. vëllai i viktimës , Arben Ndoka pavarësisht se hoqi dorë nga mandati i deputetit në Shtator të 2015 , vijoj të mbetej një nga shtyllat kryesore aktive të Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës. Aleksandër Ndoka ishte dhe anëtarë i Këshillit Bashkiak në qytetin e Lezhës.

2.Për shkak të detyrës
Aleksandër Ndoka prej disa muajsh ishte emëruar drejtor i Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit për qytetin e Shkodrës. Në këtë pistë grupi hetimor ka marrë në pyetje vartësit e tij për të mësuar më shumë rreth konflikteve apo kërcënimeve që Ndoka mund të ketë patur ditët e fundit për shkak të ushtrimit të detyrës për pezullimin e ndërtimeve apo prishjen e ndërtimeve pa leje. Deri tani në këtë drejtim nuk ka asnjë rezultat.

3.Hakmarrje
Tre vitet e fundit Aleksandër Ndoka dhe të afërm të tij u përfolën dhe u akuzuan publikisht se kishin dhunuar nënkryetarin e këshillit bashkiak Lezhë, inspektorin e tatimeve apo dhe pengmarrje personash për zotërim dhe dominim në të gjithë qarkun. Sipas të dhënave që ofroheshin në media nga politikanë të opozitës, familja Ndoka kontrollonte çdo emërim apo shkarkim në administratën publike si dhe merrte haraçin e tenderave publikë. Nga ana tjetër pati akuza të forta nga ish- kryeministri Sali Berisha gjatë vitit 2016 për implikim në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në fshatrat e qyteteve të Lezhës, Rrëshenit , Laçit dhe Mamurrasit. Në këtë pistë në bashkëpunim me familjarët, grupi hetimor ka hartuar një listë me personat e dyshuar të cilët për shkak të konflikteve mund të donin të ekzekutohej Aleksandër Ndoka.

4.Larje hesapesh
Një tjetër pistë ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve për shkak të prishjes së pazareve në aktivitete të paligjshme në të shkuarën ku ka patur dyshime se ka qenë i përfshirë viktima apo familarë të tij.

5.Motive banale
Kjo është ndër pistat më të dobëta për shkak të mungesës se elementëve dhe të një indicie të arsyeshme por që gjithsesi është bërë pjesë e dosjes hetimore dhe për të cilën janë angazhuar disa oficerë të policisë gjyqësore për të dokumentuar në detaje lëvizjet , takimet , telefonatat dhe kontaktet e fundit të Aleksandër NDokës i cili dyshohet të jetë ekzekutuar 6 orë para se të gjendej pranë makinës ngjitur me banesën private.

Zbardhja e ngjarjes është vështirësuar pasi në zonë deri tani nuk është konstatuar asnjë dëshmitarë që mund të ketë parë autorët. Ndërsa shpresa e vetme janë kamerat apo bizneset përreth vendit të ngjarjes që mund të kenë fiksuar autorët përgjatë largimit.Nga ana tjetër nuk përjashtohet që vrasja të jetë kryer nga ekzekutorë me pagesë të porositur .

Leave a Reply