Lezha duhet të qeveriset nga bijtë e saj! Eduart Ndocaj, i duhuri!

Home » Aktualitet » Lezha duhet të qeveriset nga bijtë e saj! Eduart Ndocaj, i duhuri!

By arberia on August 29, 2018. No Comments

Lezha duhet të qeveriset nga bijtë e saj! Eduart Ndocaj, i duhuri!

    

NGA MARK ZEFI

Pa dashur t’i lëndoj mbështetësit e zotit Fran Frrokaj, fort mirë do të ishte që ndonjëri prej tyre të radhiste disa arritje konkrete të këtij qeveritari, sëpari në fushën sociale, por dhe në infrastrukturë, ambient e kulturë.

Lezha duhet të qeveriset nga një lezhian. E kjo do të jetë edhe në të mirë të pukjanëve, selitësve e mirditasve, të vendosur me banim në Lezhë.

Lezhianët autoktonë, besoj se do t’a kërkojnë një të drejtë të tillë dhe do ti shpërfillin shijet e politikës së fshehtë të PPSH-së, e cila shprehet madhërishëm nga dy forca politike të ardhura prej saj, PD e PS, që konvergojnë në të njëjtin oberktiv, që është skllavërimi i të gjithë zonave të vëndit nga Tirana e bolshevikëve 50-vjeçarë komunistë.

Ndryshe, do të kemi një kryetar bashkie të votuar nga jo më shumë se 15 % e qytetarëve me të drejtë vote, i cili do të përgjigjet para atyre që e kanë emëruar dhe aspak para qytetarëve lezhianë.

Mendoj, se kryetar bashkie i lezhianëve, do të jetë vetëm bashkëqytetari i tyre Eduard Ndocaj.

Leave a Reply