Lezha meriton alternativën Eduart Ndocaj, pasi me ndershmërinë dhe ambicien që e karakterizon, ai do të ndryshojë rrënjësisht qytetin tonë

Home » Aktualitet » Lezha meriton alternativën Eduart Ndocaj, pasi me ndershmërinë dhe ambicien që e karakterizon, ai do të ndryshojë rrënjësisht qytetin tonë

By arberia on August 25, 2018. No Comments

Lezha meriton alternativën Eduart Ndocaj, pasi me ndershmërinë dhe ambicien që e karakterizon, ai do të ndryshojë rrënjësisht qytetin tonë

    

OPINION NGA DOD GJOKA

Në Lezhën tonë heroike dhe bukurinë e saj me tradita të bukura dhe me besë e burrëri duke menduar thellë në të gjitha drejtimet, besoj që populli i Lezhës do të mendojë që LSI e PS nuk janë për të udhëhequr Lezhën tonë demokratike dhe me një histori botërore shumë më të lartë në trojet shqiptare. Besoj që populli do të mendohet dhe zotin Ndocaj duhet ta provojë për të parë për një Lezhë me të bukur më të fortë ekonomikisht, ashtu sic ka dhe bujarinë, mikpritjen dhe historinë e Gjergj Kastriotit të jemi të bashkuar dhe të shporrim tradhëtarët dhe idetë e komunizmit apo të vjedhjeve e plackitjeve. Të gjithë bashkë të punojmë që të të jetë në krye të bashkisë zoti Ndocaj dhe ta shohim se sa dhe si ta bëjë Lezhën më të bukur, duke e ndryshuar rrënjësisht për ti dhënë Lezhës atë vëmendje dhe reputacion që meriton dhe i takon per tu njohur sic u njohëmm me Teutën, Gjergj kastriotin, Gjergj Fishtën, Frang Bardhin etj. Besoj që Lezha do ta vlerësojë ta provojë një ide të re dhe më më shumë punë në premtimet që do të japë 99%, zoti Ndocaj do ti mbajë, por ju populli im dhe i ndershëm lezhian, duhet të mendoni e ta votoni, sepse duhet që katër vite të pakten ta provoje një gjë, një ide dhe një besë të re. Lezha ime, voto zotin Ndocaj, se besoj me shpirt që Lezha do të marrë një pamje rrënjësore fantastike! Respekt për popullin e Lezhës, respekt për Zotin Ndocaj që mori iniciativën për një projekt të ri. Lezha e lezhianëve dhe epiqendra e shqiptarisë, respekt çdo lezhian që beson dhe vlersëon projektin e ri për Lezhën të shpallur nga Eduart Ndocaj! Le t’ja japim Lezhën katër vite këtij politikani ambicioz, ta shohim se si do të ndryshojë shtati i saj me bukurinë natyrore dhe ekonomike dhe me punësim të rregull, me standare europiane! Me respekt Dod Gjoka, Stockholm – Suedi. Para Lezha me drejtimin katër vjecar me Zotin Ndocaj! Provo një të alternativë re, se edhe buka po s’u provua nuk e di cfarë shije ka! Edhe njëherë me respekt popullit të Lezhës, voto Zotin Eduart Ndocaj Ndocaj!

Leave a Reply