Mashtruesi dhe banditi Ndreu, . A i besoni ju kësaj trimërie? Duket qartë se deputeti ka marrë miratimin e vetë Ramës për të bërë këto lëvizje. Për reklamimin e figurës së deputetit Ndreu është kujdesur vetë stafi i ngushtë i propagandës.

Home » Aktualitet » Mashtruesi dhe banditi Ndreu, . A i besoni ju kësaj trimërie? Duket qartë se deputeti ka marrë miratimin e vetë Ramës për të bërë këto lëvizje. Për reklamimin e figurës së deputetit Ndreu është kujdesur vetë stafi i ngushtë i propagandës.

By arberia on August 2, 2018. No Comments

Një kërcënim për ngritje të popullit lezhjan në protesta ndaj OSHEE-së dhe keq menaxhimit me energjinë eklektike habiti mbrëmë, jo vetëm socialistët e këtij qyteti por edhe ata socialistë militantë në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë menduam se erdhi dita që një vartës të ngrejë krye ndaj tutorit politik të tij, në këtë rast deputeti Pjerin Ndreu ndaj Edi Ramës dhe OSHEE.
Por jo. Mos u trembni!
Pjerin Ndreu, ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore që do të përfshijnë Shqipërinë në verën e vitit të ardhshëm. Ndryshimi ka nisur që në daljet e tij publike dhe të reklamuara në profilin e facebook-ut, ku herë pas here ai poston foto me qytetarë të Lezhës, shitet si i interesuar për hallet dhe problematikat e qytetit.
Dje, Ndreu kërcënoi Ramën se do t’ia ngrejë lezhjanët kundër dhe në protesta që edhe vetë kryeministri nuk do të dinte ku do të fuste kokën. A i besoni ju kësaj trimërie?
Duket qartë se deputeti ka marrë miratimin e vetë Ramës për të bërë këto lëvizje. Për reklamimin e figurës së deputetit Ndreu është kujdesur vetë stafi i ngushtë i propagandës.
Fillimisht Ndreu është bërë aktiv në Facebook, lejet për deputetin socialist që të frekuentojë studio televizive janë lëshuar me pashë nga Endri Fuga. Madje në emër të tij ishte edhe iniciativa për ndryshimet ligjore në Kodin Rrugor të Republikës. Amendamentet mbajtën emrin e Pjerin Ndreut, ndonëse teknikalitetet ligjore mësohet të jenë përgatitur nga ekspertët socialistë në Komisionin e Ligjeve, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja. Por, befas në komisionet parlamentare ai u shit si një ide gjeniale e deputetit socialist Pjerin Ndreu.
Pra, është vetëm fillimi i etheve të zgjedhjeve vendore dhe makineria e propagandës po u përgatit socialistëve lezhjanë një kandidat trim që kërcënon edhe kryeministrin, një kandidat të zgjuar që ka aftësinë të propoziojë ndryshime ligjore dhe një kandidat që xhani i digjet për hallet e qytetarëve.
-marrë nga 55newso

Leave a Reply