Ministrja Manastirliu konfirmon krimin e Petrit Vasilit kur ishte ministër, që sajonte gripe për të shitur vaksinat e biznesit e tij, prokuroria të nis hetimet

Home » Aktualitet » Ministrja Manastirliu konfirmon krimin e Petrit Vasilit kur ishte ministër, që sajonte gripe për të shitur vaksinat e biznesit e tij, prokuroria të nis hetimet

By arberia on August 21, 2018. No Comments

Ministrja Manastirliu konfirmon krimin e Petrit Vasilit kur ishte ministër, që sajonte gripe për të shitur vaksinat e biznesit e tij, prokuroria të nis hetimet

Ministrja Manastirliu konfirmon krimin e Petrit Vasilit kur ishte ministër, që sajonte gripe për të shitur vaksinat e biznesit e tij, prokuroria të nis hetimet

 24 orë pas shkrimit në “PAMFLETI”, me titull: “Ethet e Nilit dhe 5 gripet e sajuara të Tit Vasilit kur ishte ministër, shiti 7 milionë euro vaksina të skaduara të biznesit të tij”

Faktet e dokumentuara, të publikuara nga “PAMFLETI”, për korrupsionin që kanë bërë horat e LSI, në të dy pushtetet me PD e PS, përveçse lajm, duhet të përbëjnë “lëndë të parë” për drejtësinë e re, për më tepër, kur konfirmohen e ridenoncohen publikisht e zyrtarisht edhe prej qeverisë aktuale, siç ndodhi me rastin skandalit të gripeve false, të sajuar nga Petrit Vasili, kur ishte ministër në “çadrën” e pusht(etllëkut) të PD.

Vetëm 24 orë, pas shkrimit të publikuar në “PAMFLETI”, me titull: “Ethet e Nilit dhe 5 gripet e sajuar të Tit Vasilit kur ishte ministër, me të cilët shiti 7 milionë euro vaksina të skaduara të biznesit të tij”, ka reaguar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke pranuar faktin, që Petrit Vasili, kur ka qenë ministër Shëndetësie, shpikte gripe false, për të shitur vaksinat dhe ilaçet e skaduara të biznesit e tij.

Nisur prej këtij konfirmimi krimi të rëndë mjekësor, të bërë qëllimisht kundër shëndetit dhe jetës së popullatës, ministrja Manastirliu, ka detyrimin ligjor, të bëjë kallëzim penal ndaj Petrit Vasilit, si vrasës i njerëzve me paramendim, për arësye fitimesh, ndërkohë që i bëjmë thirje Prokorores së Përgjithshme, zonjës Arta Marku, që referuar shkrimit në “PAMAFLETI” dhe deklarim-denoncimit konfirmues të ministres Manastirliu, të nis hetimin, për këtë krim ekonomik financiar me vlerë 7 milion euro, të përsëritur në 6 raste vaksinimi për gripe false me barna të skaduara, me pasojë krim mjekësor masiv, me pasoja shkatërruese për shëndetin e popullatës.

DATA 18 gusht 2018/ Pjesë nga denoncimi i “PAMFLETI”-t, për gripet false që sajonte të Petrit Vasili, për të shitur vaksinat e e skaduara të firmës së tij “Këtë kujtesë, na i rikthen “alarmi” i dhënë prej Tit Vasilit, për rrezikun nga “Ethet e Nilit”, mbasi në vitet 2001-2003, kur “merakliu popullor” Petrit Vasili ishte Zv/ministër Shëndetësie në kohën e pushtetit të Ilir Metës dhe Ministër Shëndetësie, në vitet 2009-2012 në kohën e pushtetit Berisha-Meta, “qirje” Vasili bënte marifete të tilla me viruse dhe gripe të sajuara, për efekt biznesi ilaçesh, duke tmerruar njerëzit në emër të Ministrisë së Shëndetësisë. Vetëm me 2 gripe të sajuar, matrapaz-vrasësi mjekësor Petrit Vasili, shiti nëpër farmaci e spitale, afro 7 milionë euro vaksina e barna të skaduara, duke i injektuar në fëmijë të moshës 0-14 vjeç e të moshuar. Kujtojmë gripet, virueset dhe epidemitë e sajuara prej Tit Vasilit që ulërin për “Ethet e Nilit”, me emrat “Gripi i Derrit”, “Sëmundja e Lopës së Çmendur”, “Gripi Pulave”, “Leshmanjoza”, gripi “A/H1N-1”, “Gripi Amerikan A/H3N-2”, gripi “ILI” e lloj-lloj- virusesh, që sajoheshin prej tij, në përputhje me llojin e vaksinës që kishte në depot e bisnesit të tij “MEGAPHARMA”. DATA 20 gusht 2018/ Deklarata e ministres Manastirliu, ku pranon sajimin e gripeve dhe shitjen e vaksinave e ilaçeve ta skaduara, nga ish-ministri Petrit Vasili “Deklaratat e ish Ministrit të Shëndetësisë Vasili, nuk meritojnë asnjë reagim tjetër, përveç keqardhjes njerëzore. Por mundësia që ai na jep për të komunikuar të vërtetat, nuk mund të humbet në asnjë rast. Ekspertët e MSHMS dhe ISHP-së po e bëjnë detyrën e tyre: janë vigjilentë dhe në gatishmëri të plotë, kundër epidemive si Ethet e Nilit, apo Fruthit. Ne zgjedhim të ofrojmë shërbim për qytetarët, institucionet tona janë në shërbim të qytetarëve. Puna dhe përpjekjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën, me një kohë kur në ministri, shpikeshin viruse e sëmundje për të shpikur më pas edhe nevojën për vaksina dhe ilaçe të skaduara që bliheshin me paratë e shqiptarëve”.

Leave a Reply