Morracaku’ i PD mat forcat me Donald Lu pasi ju zbulua dënimi, ambasadori i pamposhtur në luftën kundër krimit e korrupsionit

Home » Aktualitet » Morracaku’ i PD mat forcat me Donald Lu pasi ju zbulua dënimi, ambasadori i pamposhtur në luftën kundër krimit e korrupsionit

By arberia on August 29, 2018. No Comments

Morracaku’ i PD mat forcat me Donald Lu pasi ju zbulua dënimi, ambasadori i pamposhtur në luftën kundër krimit e korrupsionit

‘Morracaku’ i PD mat forcat me Donald Lu pasi ju zbulua dënimi, ambasadori i pamposhtur në luftën kundër krimit e korrupsionit

Deputeti përpiqet të ironizojë dhe të korrigjojë ambasadorin, por mes rreshtave ai shfaq budallallëkun e tij, duke e ulur veten në nivelet më të ulëta të injorancës. ‘Dora e hekurt’ e ambasadorit është e pathyeshme dhe mund të fusë në grackë cilindo prej politikanëve të korruptuar, emra të cilët po i përgatit në një dosje për të nisur së shpejti furtunën e arrestimeve.

Ditët e fundit është kthyer në protagonist, me statuse të forta në rrjetet sociale, por shumë qytetarë nuk e dinë që emri i tij është mes 140 deputetëve të Kuvendit. Nuk e kemi dëgjuar kurrë të flasë në Kuvend, por e dëgjojmë të bëjë të fortin nëpër rrugë me policinë apo në ‘Facebook’, ku ja merr mendja se mund të matë forcën edhe me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Myslim Murrizi ka tërhequr vëmendje me statusin e tij kundër Donald Lu, i cili ka në ‘dorë’ politikën shqiptare dhe krimet e tyre. Në statusin e tij, deputeti përpiqet të ironizojë dhe të korrigjojë ambasadorin, por mes rreshtave ai shfaq budallallëkun e tij, duke e ulur veten në nivelet më të ulëta të injorancës. ‘Dora e hekurt’ e ambasadorit është e pathyeshme dhe mund të fusë në grackë cilindo prej politikanëve të korruptuar, emra të cilët po i përgatit në një dosje për të nisur së shpejti furtunën e arrestimeve.

Por deputeti mendjeshkurtër nuk mund të mendojë deri këtu, paralajmërimet e Donald Lu i merr me të qeshur dhe nuk i vlerëson, por për më tepër guxon edhe të flasë si ‘i mençur’. Pak ditë më parë, Murrizi solli një erë trazirash në PD, teksa sulmoi hapur dhe me një fjalor rruge zbuluesin e ‘Babales’, gazetarin Olldashi, të cilit i thonte se po përdoret si prostitutë nga partia. Krisja nisi pasi gazetari i nxori në shesh deputetit të vërtetën e një dënimi për korrupsion dhe kjo siç duket ka frikësuar deputetin, i cili i kundërvihet pa arsye ambasadorit, që ka në dorë fatet e të korruptuarve.

Statusi i deputetit:

EDHE KETE LLOJ “ SHPALLJE” SE KISHA MENDUAR NDONJEHERE!!! Ambasada Amerikane shpall vende te “ lira” pune ne SHQIPERI. Ju ben thirrje gjygjtareve te apelit te aplikojne per KLGJ????? Kam frike se mos ka ngaterruar postimet qe lajmerojne per aplikimet per vize ne SHBA,me lajmerimin qe ka bere per KLGJ???

Ose do kete qene ndonje lapsus per njoftimet qe jepen per LLOTARINE AMERIKANE, ngaqe keto vitet e fundit ka patur mbi 360 minje Shqiptare qe kerkojne te ikin ne AMERIKE. Nese nuk ka qene ngaterrese, as per vizat e as per llotarine, une po pres kur do te shpallni vendet e lira ne: prokurori, polici, tatime, dogana, energjitike, arsim, shendetesi, aku, ushtri, bashki e kudo ku ka administrate.

Aman te keqen se mos harroni shpalljen per KRYEPLEQTE, se edhe ata paguhen nga administrata lokale. Po me vllahuten a jeni konsultuar se si do ti ndani vendet e punes, apo e keni bere çdo gje vete???

Tani nuk ka me nevonje te thote Rama se pune ka, por nuk ka SOCIALISTE(specialiste). Tani njoftimet i jep xhorxh aleksander sorros, por nepermjet zedheneseve. Ja dhe KLGJ, u “ zgjidh” perfundimisht.

Neser rreth 27 gjygjtare te apelit do te aplikojne ne fb e ambasades AMERIKANE. Tani “ reforma” dhe vetingu dhane rezultatet konkrete. Nje merak kam une per kete “njoftimin”?

A jeni konsultuar me Denarin te derguarin e Engjellit, apo ja keni futur kot???? Se ata e dine kush do te jete ne KLGJ. Apo harrova une se “ ortake” jeni ju dhe nuk prisheni per gjera te shkoqura. “BRAVO”

Leave a Reply