Ndocaj: Qeverisja e vendit po orientohet me politika antikombëtare. VIDEO

Home » Aktualitet » Ndocaj: Qeverisja e vendit po orientohet me politika antikombëtare. VIDEO

By arberia on August 29, 2018. No Comments

Ndocaj: Qeverisja e vendit po orientohet me politika antikombëtare. VIDEO

 

Ekonomia është në duart e oligarkëve, populli është varfëruar.

Në mbyllje të sezonit turistik, kreu i PBKDSH-së, z.Eduart Ndocaj, përmes profilit facebook, ka zgjedhur komunikimin live, të bëjë një sintezë të shkurtër të situatës aktuale politike dhe ekonomike të vendit, si dhe të paraqesë disa nga problematikat me të cilat ndeshet sektori i turizmit në Shqipëri. Duke e cilësuar tërësisht të dështuar këtë sezon turistik, Ndocaj renditi një sërë problematikash të vërejtuara nga ai, kryesisht në bashkinë Lezhë, duke shënjestruar autoritetet përkatëse për mungesë të seriozitetit në masat e duhuara në drejtim të turizmit.

Z. Ndocaj, gjatë këtij komunikimi, e ka konsideruar të patolerueshëm faktin e ndotjes mjedisore të vijës bregdetare të Shëngjinit, e cila ka patur një impakt negativ në flukset turistike. Më pas, “kaubojsi” ka bërë nëj shtjellim të ngjarjeve më kryesore të jetës politike, duke dhënë vlerësimet e tij për qeverisjen e vendit, si dhe për temat kryesore që dominojnë debatin mes paslëve politike në vend. Qeverisja e vendit po orientohet me politika antikombëtare, u shpreh z.Ndocaj, duke vënë theksin në zhvillimet e fundit dhe në çështjen e shumëdebatueshme të kufijve.

Vendi është në nëj krizë të madhe papunësie dhe ekonomia është në duart e oligarkëve të vendit, të cilët përmes konçensioneve po zaptojnë çdo gjë të mundshme, duke gllabëruar paratë e taksapaguesve shqiptarë. Në këtë videokomunikim, Ndocaj ka shpalosur dhe synimet e tij për t’u zgjedhur kryebashkiak i Lezhës në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2019, ku përmes ideve të tij të qarta, ai ka një sërë projektesh të gatshme që do të bënin ndryshimin e madh dhe do t’i jepnin Lezhës një ritëm ekonomik që përputhet me resurset dhe potencialet që ka kjo bashki.

Me besimin në vetvete, si dhe me energjinë dhe vullnetin për të ndryshuar perspektivën zhvillimore të lezhës, z.Ndocaj e ka mbyllur komunkimin e tij me ndjekësit, duke i apeluar për mbështetje në zgjedhejt vendore, si dhe i fton bashkëqytetarët e tij të kenë besim në alternativën që dhe vizionin që ai përfaqëson.

Videokomunkimi i plotë:

Leave a Reply