Nga 1 Janari shqiptarët do të pagujanë taksën e re të banesës për të gjithë vitin 2017. Taksa e re është afërsisht 6 herë me e lartë se taksa ekzistuese

Home » Aktualitet » Nga 1 Janari shqiptarët do të pagujanë taksën e re të banesës për të gjithë vitin 2017. Taksa e re është afërsisht 6 herë me e lartë se taksa ekzistuese

By arberia on August 4, 2018. No Comments

Nga 1 Janari shqiptarët do të pagujanë taksën e re të banesës për të gjithë vitin 2017. Taksa e re është afërsisht 6 herë me e lartë se taksa ekzistuese, por në në raste të veçanta ajo shkon edhe deri në 30 herë më shumë dhe kjo do të varet nga vlera e banesës. Nëse një banesë normale në Tiranë llogaritet në shumën e 100 mijë eurove do të paguajë taksa që do të jetë rreth 65 mijë lekë nga 12 lekë të vjetra që paguan aktualisht, pra afër 6 herë më shumë.
Qeveria shqiptare ka përzgjedhur Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për mbledhjen e taksës së banesave. Kjo tashmë është përcaktuar në një projektvendim i cili është shpërndarë për mendim në njësitë e qeverisjes vendore por edhe te ministritë e linjës.
Efekti i këtij vendimi parashikohet të nisë në datën 1 janar të vitit 2019 dhe ajo parashikohet të vendoset një rresht poshtë shumës së energjisë së konsumuar nga qytetarët.
Në rast të mos pagesës së detyrimeve nga qytetarët apo bizneset brenda tre muajve parashikohet mbledhja e tyre edhe me forcë. Ndërkohë si masë lehtësuese qeveria ka parashikuar edhe një pikë ku i jepet e drejta pronarëve të banesave apo bizneseve që zotërojnë ndërtesa ta paguajnë atë me këste.

Leave a Reply