Nga Eduart Ndocaj. Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë mbarekombetare si Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Home » Kulture » Nga Eduart Ndocaj. Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë mbarekombetare si Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

By arberia on August 2, 2018. No Comments

Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë mbarekombetare si Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jo thjesht se për 25 vjet ai e ktheu Atdheun në një barrierë mbrojtese kunder ushtrive turke, por njëkohësisht ai u bë barrierë penguese edhe që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar strateg, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë. Prandaj sot,gjithe shqiptart krenohen dhe perkujtojne me gezim dhe respekt historin e lavdishme te Heroit tone kombetar. Edhe Lezha e ‘ Beslidhjes ‘ historike mirpret keto dite me qindra shqiptar e arberesh te ardhur nga vende te ndryeshme. Skenderbeu motivon secilin prej per ti sherbyer Atdheut me perkushtim per ta bashkuar Shqiperin me familjen e madhe Evropiane ,ndaj te ciles luftoj e sakrifikoj Gjergj Kastrioti. Personalisht pershendes te gjitha aktivitetet qe i perkushtohen Heroit ton legjendar . Ne kete vite jubilar ashtu si une cdo shqiptar ndjehet SKENDERBE .
Me respekt
E N Milano 2018

Leave a Reply