Nga Eduart Ndocaj. “Një krim makabër i kryer kundër Identitetit tonë Kombëtar, krim që nuk duhet të ripërsëritet”…

Home » Kronike » Nga Eduart Ndocaj. “Një krim makabër i kryer kundër Identitetit tonë Kombëtar, krim që nuk duhet të ripërsëritet”…

By arberia on August 1, 2018. No Comments

“Një krim makabër i kryer kundër Identitetit tonë Kombëtar, krim që nuk duhet të ripërsëritet”…

NGA EDUART NDOCAJ.


*Katedralja mesetare e Shën Nikollit dhe vendi ku u varros Heroi jonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në qytetin antik të Lezhës, nuk është tjeshtë një Monument Kulture i kategorisë së I-rë, por është vendi më i shenjtë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për çdo qytetar të Botës së qytetëruar. Këtu mori jetë bashkimi i parë(dhe i fundit) politik, ushtarak, ekonomik e shpirtëror i popullit arbër/shqiptar dhe këtu u farkëtua ndërgjegjia jonë kombëtare nëpërmjet Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës me 2 mars 1444, ngjarje historike e përmasave europiane, por që akoma nuk është shpallur as festë zyrtare e pseudo-Shtetit Shqiptar. Turp!… Pikërisht këtu, në këtë vend të shenjtë është bërë një krim i pashembullt në vitin 1980, një krim po aq i madh sa ai që kryen turqit me 4 shtator 1478 kur pushtuan Lezhën dhe u dyndën brenda katedrales së Shën Nikollit duke përdhosur 7 varret që ndodhen brenda këtij objekti, 6 varret e prelatëve të Kishës Katolike dhe varrin e Kryeheroit të të gjitha kohrave, Gjergj Kastriotit. Po ashtu edhe kur autoritetet pushtuese osmane vendosën që ta kthejnë katedralen e Shën Nikollit në xhaminë Selimije në vitin 1580. Me 23 korrik 1978 këtu u zbulua një objekt shumë misterioz, për të cilin fillimisht historianët dhe arkeologët menduan se ishte bazamenti i sarkofagut ku preheshin eshtrat e Gjergj Kastriotit, por sarkofagu mungon edhe pse mbi sipërfaqen e gurëve akoma duken qartë gjurmët e një objekti shumë të madh. Me 21 gusht 1978, në Akademinë e Shkencave të R.P.S.SH. u zhvillua një takim konsultativ me dyer të mbyllura ku ka marrë pjesë edhe Prof.Aleks Buda. Takimet konsultative në Akademinë e Shkencave të R.P.S.SH. në lidhje me këtë objekt, vazhduan për dy vite me rradhë deri sa në takimin e fundit konsultativ që u zhvillua me 30 tetor 1980 u vendos që objekti të mbyllet. Tani kam disa pyetje që rëndojnë si gur në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari që e do këtë vend:

1)Pse u vendos që ky objekt të mbyllet akoma pa kryer analizat laboratorike?

2)Pse u mbyll pa një vendim zyrtar të argumentuar shkencërisht?

3)Ska rëndësi nëse është objekt antik iliro-romak i shek.II p.k. apo blloqe të ripërdorura për të rindërtuar bazamentin e një sarkofagu monumental gjatë mesjetës së vonë, por e rëndësishme është që ta dimë pse e mbyllën pa e përcaktuar funksionin e tij?!…

4)Pse u mbyll me urdhër të kryeministrit komunist-haxhiqamilist, antiveriorit, antikatolikut të tërbuar dhe kriminelit Mehmet Shehu, i cili eshte marre personalisht me kete çeshtje nga fillimi e deri ne fund ne vitet 1978-1881?!

5)Pse u varros historia me beton e pllaka guri te daltuara dhe a ka turp dhe siklet me te madh se sa kur ne qe vizitojme Memorialin shkelim ne menyre te pavetedijshme mbi 7 varret e fshehura poshte dyshemese?!

6)Pse kjo dhomë e fshehtë u mbajt e mbyllur me afat të papërcaktuar dhe ne e morëm vesh vetëm pasi Përgjegjësi i Muzeut dhe Memorialit, historiani i apasionuar Z.Paulin Zefi vendosi ta hapë me 30 korrik 2018 duke larguar ujin që kishte përmbytur dhomën dhe duke na përcjellë parametrat së bashku me historikun e objektit misterioz?
Dje unë kisha fatin që këtë objekt misterioz ta prekja me duart e mia kur së bashku me Z.Paulin Zefi zbrita poshtë në dhomën e shehtë të nëndheshme ne thellësinë 2.43. Së bashku me Z.Leon Molla kemi rene dakord qe pasi Z.Paulin Zefi te hartoje projektin per ekspozimin e objektit dhe qe duhet me çdo kusht te miratohet nga KKR dhe IMK në Ministrinë e Kultures, ne do ta financojmë atë. Zbatimi i një projekti sa më dinjitoz për ndërtimin e një strukture prej xhami të trashë struktural me përmasa pothuajse të papërfillshme 3.87 m X 3.87 m, pra me një sipërfaqe prej vetëm 14.97 m2, është turp të mos realizohet. Prandaj, çdo aktor dhe faktor duhet të na ndihmojë për realizimin e këtij projekti me rëndësi të jashtëzakomshme. Siç e theksova në fillim, financimi i projektit është i garantuar nga ana ime dhe e Z.L.Molla.

Leave a Reply