NGA, MARK ZEFI: INTELIGJENCA LEZHIANE DUHET NGRITUR NË KËMBË PËR T’U BËRË KURAJO E QYTETARËVE QË TË VRASIN FRIKËN E TË VOTOJNË BASHKËQYTETARIN E TYRE.

Home » Aktualitet » NGA, MARK ZEFI: INTELIGJENCA LEZHIANE DUHET NGRITUR NË KËMBË PËR T’U BËRË KURAJO E QYTETARËVE QË TË VRASIN FRIKËN E TË VOTOJNË BASHKËQYTETARIN E TYRE.

By arberia on August 2, 2018. No Comments

NGA, MARK ZEFI: INTELIGJENCA LEZHIANE DUHET NGRITUR NË KËMBË PËR T’U BËRË KURAJO E QYTETARËVE QË TË VRASIN FRIKËN E TË VOTOJNË BASHKËQYTETARIN E TYRE.

    

Nuk jam njohës në kontakt me këtë kategori për të cilën po diskutohet, vetëm aq sa flet shtypi dhe ndonjë informacion nga ndonjë mik i imi me banim në Lezhë. E vërteta është se Lezhën e ka “komanduar” një grup shumë i vogël njerëzish për interesa personale, të cilët kanë bërë pazare e ortakëri herë me Berishën, e herë me Ramën.

Dikush më sipër tha, ” … këta kanë ditë me punuar”. Të më falë zotëria se nuk e njoh, por në qoftë se është normal nga pjesa mbi supe, duhet të riprononcohet, duke pohuar se është shprehur gabim. Po çfarë pune paskan bërë këto kokrra që kanë mbjellur panik tek qytetarët, duke u imponuar për votën e tyre, vetëm për interesa vetjake, ndërsa Lezha është shndërruar në “getto” për nga rregulli e normaliteti për të jetuar, kur i kishte dhe i ka të gjitha mundësitë për të qënë perlë? Sigurisht, zgjedhjet janë garë.

Deri tani janë zhvilluar si lojë midis grupeve të të “fortëve”. Qytetarët janë nënvleftësuar ekstremisht, sa tani mund të thuhet se palët e interesuara, kanë të drejtë të mos shqetësohen për ta. Mjafton të shantazhohen për ti frikësuar, dikush të mashtrohet, dikush të blihet me një dhjetëshe, një pjesë të stimulohen si nostalgjikët dhe, “lumi u kalua”….!!! Por ata që nuk e hedhin lumin, por mbyten, janë qytetarët lezhianë.

Duke patur parsysh se inskenuesit e këtyre operave, nuk janë njerëz të pa qënë për të tilla realizime, mendoj se duhen vlerësuar. Normalisht, kur mendon se postin e kryebashkiakut të Lezhës, e synojnë dy policë të diskredituar, siç janë Pjerini dhe Frani, duket sikur përballja është një ndërmarrje e lehtë. Por për sa më sipër citova, të menduarit kështu, është krejt gabim. Bandat, kur janë të dirigjuara nga politika, janë shumë efikase në objektivat e tyre. Ata përdorin armën e fundit, që është krimi, pa u menduar se çfarë mund të ndodhë të nesërmen.

Prandaj, duhet ngritur në këmbë inteligjenca lezhiane, për tu bërë kurajo e qytetarëve, që të vrasin frikën e të votojnë lezhianin e tyre, jo polic, as ish polic, jo bandit, por afaris; jo grabitës nëpermjet pushtetit, por i pasuruar nëpermjet iniciativës private e kulturës njerëzore; jo huligan, i bazuar në uniformën e policit dhe armën e shtetit, por i urtë e toksor, që nuk i dridhet qerpiku para “larove” të Ramës e Berishës, që fati u ka sjellur si mundësi për ti besuar dhe të jenë të bindur se nuk do të jenë të zhgënjyer, po të votojnë në mënyrë plebishitare z. Ndocaj.

 

Leave a Reply