Një analizë e shkurtër në krahun e Djathtë për Bashkinë Lezhë!

Një analizë e shkurtër në krahun e Djathtë për Bashkinë Lezhë!

    

Nga Alban DACI

Një gjë është e qartë se, “Bashkia Lezhë” në këtë mandat nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërie. A ka ndryshim me Qeverisjen e mëparshme?! Nuk besoj, madje mund të thuhet se, administrata e mëparshme ka pasur më shumë profesionistë dhe intelektualë në radhët e institucioneve të Bashkisë! Nuk është qëllimi për të thënë nëse janë mbajtur premtimet e fushatës së 2015 apo jo, sepse fushatat elektorale në Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Por duhet të analizojmë nëse si qeverisje vendore ka qenë në lartësinë e duhur apo jo? Qeverisja aktuale vendore në Lezhë është e varfër në ide, në cilësi, në vendimmarrje, në propozime dhe në të gjitha fizionominë e saj nuk përfaqëson e as nuk personifikon realitetin qytetarë të Lezhës. Pra, mund të themi se kemi një qeverisje vendore pa një model dhe pa një fizionomi të ngjashme me qytetarinë e Lezhës. Në heshtje qytetarët e Lezhës mund ta konsiderojnë situatën aktuale si “pushtimi” i proncialëve!

E përbashkëta e mandatit të mëparshëm me mandatin aktual është se: Ndërtimet pa leje, abuzime me truallin dhe pronën publike/private. Në mandatin mëparshëm u fol se kishte abuzime me ndërtimet abuzive në zonën A me rëndësi të parë arkeologjike dhe artistike, kurse në mandatin aktual kemi Shëngjinin dhe “Ranën e Hedhur”.

Të përbashkët kemi edhe punësimet milanteske.

Të përbashkët kemi përvetësimin i pushtetit për shërbime klanore dhe jo si përgjegjësi për të mirën e përbashkët të qytetit si një komunitet që ka nevojë për shërbime dhe investime të vazhdueshme urbane.

Dallimi: Mandatin i mëparshëm i dha një pamje sadopak moderne urbane qytetit të Lezhës, me rehabilitimin dhe rikonceptimin sheshit të bashkisë, me sistemimin e dy anëve të Drinit që kalon përmes Lezhës. Ndërsa mandati aktual ka zero kontribut në këtë drejtim. Duke përjashtuar vendosjen e bordurave për invalidët, të moshuarve dhe të nënave me fëmijë apo mbjelljen e ndonjë peme, s’kemi asgjë tjetër. Mungesa dhe pretendimi i diskriminimit të pushtet qendror nuk duhet të përdoret me as si justifikim e as si alibi për dështimet e qeverisjes vendore.

Emrat aktual nga e Djathta për “Bashkinë Lezhë”:

1. Nuk ka asnjë garanci për tu rikonfirmuar ai që është aktualisht. Sebep është ana e medaljes ligjore. Procesi i Ranës së Hedhur është një precedent që nuk kapërcehet kollaj dhe po ashtu është një goditje për imazhin e qeverisjes vendore që kërkon e duhet të ofrojë Basha në zgjedhjet e ardhshme.

2. Drejtues historik të PD-së si Edi Paloka mund të kthejnë sytë për Bashkinë e Lezhës. Kjo lidhet me fundin e lidershipit të tyre, me faktin se Bashkia vlen sa 7 deputetë dhe sa një ministër. Pra, Bashkia e Lezhës është gjë shume e çmuar.

3. Rivaliteti është i forte brenda radhëve të PD-së në Lezhë. Mos u habisni nëse do të ketë surpriza në lidhje me kandidaturat e mundshme.

4. PD-ja në Lezhë është e përçare edhe pse publikisht shtiret si e bashkuar. Mbajtja e pushtetit, mos ruajtjeve të ekuilibrave mes strukturave të PD-ëe dhe atyre që kanë pushtetin në Bashki, ka krijuar konflikte dhe përçarje. Në Lezë nuk e ka pushtetin PD-ja si strukture partiake. Kontribuuesit historik të PD-së për shak të ndjenjës së inferioritet, xhelozisë dhe hakmarrjes primitive janë lënë në harresë ose larg pushtetit. Vazhdimi i këtij sistemi do e dobësonte edhe më shumë PD-në në këtë qytet. Atëherë në raste të ngjashme kandidati del nga Tirana për të shpëtuar partinë duke eliminuar hakmarrjen dhe rivalitetin e brendshëm.

5. Lidershipi aktual i Bashkisë Lezhë nuk bën pjesë tek preferencat dhe modeli i z. Basha.

6. Basha ka nevojë të vendos kandidatura nëpër Bashki, njerëz që janë pjesë e platformës së tij, dhe që ndjekin modelin e tij politik. Kështu shumica e kryetarëve të Bashkive do të dalin nga Tirana për tu dërguar në rrethe e kjo do të bëhet edhe në kuadër të rinovimit të PD-së.

7. Humbja e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Lezhë është një peshë e rëndë për lidershipin aktual të “Bashkisë Lezhë” dhe një arsye më shumë politike për mos vazhdimësinë e tij.

8. PS-ja në Lezhe është shumë e fortë për shumë arsye. Pushteti qendror ndihmon edhe fitoren e pushtetit vendor. Forca e PS-së nuk nënkupton forcë të mbështetjes qytetare, por force të pushteti dhe të elemente që sillen rreth tij. Historia ka treguar se kush ka forcën e pushtetit merr peng, nënshtron ose përvetëson edhe mbështetjen qytetare. Ky tashmë është nje rregull i pa shkruar në realitetin demokratik shqiptar.

Mund te shkruaja shumë më shumë, por për momentin mjafton kaq.

Përfundim: Lezha është një Bashki primitive edhe për realitetin shqiptar, sepse është e vetmja ndoshta që nuk ka as shërbim urban transporti. Primitiviteti ka filluar në ’90 e vazhdon edhe sot.