*Një bazë e re ajrore e NATO-s, ose më mirë të themi një bazë e USA në Shqipëri; ky është lajmi më shpresëdhënës për Kombin tonë sepse do të thotë se Superfuqia e botës dhe miku jonë më i madh nuk do të na braktisë,

Home » Bota » *Një bazë e re ajrore e NATO-s, ose më mirë të themi një bazë e USA në Shqipëri; ky është lajmi më shpresëdhënës për Kombin tonë sepse do të thotë se Superfuqia e botës dhe miku jonë më i madh nuk do të na braktisë,

By arberia on August 4, 2018. No Comments

“GOD BLESS THE USA”.

*Një bazë e re ajrore e NATO-s, ose më mirë të themi një bazë e USA në Shqipëri; ky është lajmi më shpresëdhënës për Kombin tonë sepse do të thotë se Superfuqia e botës dhe miku jonë më i madh nuk do të na braktisë, edhe pse e meritojmë. Disa po mundohen prej kohësh me fjalë e me veprime politike shumë djallëzore që ta shkrijnë përfundimisht “Albanosferën tonë të vogël” duke ia bashkangjitur Turkosferës obskurantiste dhe Sllavosferës barbare me në krye “Nënën Rusi”. Por fatmirësisht, madhështorja USA nuk dëshiron që të na largojë nga Sfera e saj e madhe e influencës në botë dhe kjo për ne është një “Bekim”. Do të doja që baza e re ajrore të ndërtohej në Gjadër dhe jo në Kuçovë, jo për lokalizëm, por sepse në rradhë të parë më intereson zhvillimi ekonomi i trevës ku jetoj. Do të doja që Shqipëria të ishte shtet i 52 i USA ose të paktën Atdheu jonë të gëzonte statusin e Puerto Rico-s, por jam krejt i vetëdijshëm se kjo është thjeshtë utopi. Sidoqoftë tani jam i lumtur dhe shumë më i sigurtë për të ardhmen e vendit tonë për aq kohë sa do të qëndrojmë nën umbrellën e USA.

“ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN”….

Leave a Reply