NJE HAJDUD NE MAL E NJE HAJDUD NE BREGDET ruani stepit nga Meta e Rama pushime në mal e det , “sfilojnë” me foto alla Al Capone. Për shqiptarët, njëlloj si të përmendësh “litarin në shtëpinë e të varurit

Home » Aktualitet » NJE HAJDUD NE MAL E NJE HAJDUD NE BREGDET ruani stepit nga Meta e Rama pushime në mal e det , “sfilojnë” me foto alla Al Capone. Për shqiptarët, njëlloj si të përmendësh “litarin në shtëpinë e të varurit

By arberia on August 19, 2018. No Comments

Meta e Rama pushime në mal e det, “sfilojnë” me foto alla Al Capone. Për shqiptarët, njëlloj si të përmendësh “litarin në shtëpinë e të varurit♣”

Meta e Rama pushime në mal e det, “sfilojnë” me foto alla Al Capone. Për shqiptarët, njëlloj si të përmendësh “litarin në shtëpinë e të varurit”

Presidenti i vendit ka dy muaj që pushon në Pervallë bashkë me bashkëshoren Monikë, kreu i qeverisë bashkë me familjen në Jug. Çdo ditë “bombardojnë” shqiptarët me foto relaksi, duke vënë në pozitë të vështirë mijëra kryefamiljarë shqiptarë që s’plotësojnë dot dëshirat e fëmijëve të tyre as me bukë. Kursejuani dy muaj vuajtjen shqiptarëve, është një shërbim pa shpenzime ky.

Pushimi i verës, për të gjithë njerëzit që janë në marrdhënie shteti, biznesi apo dhe këta të ashtuquajturit VIP-a shqiptarë, janë një moment relaksi si për të gjithë shqiptarët.

Por nëse për njerëzit e showbizit që jetojnë me ekspozimin e formave trupore dhe plazhi është elementi më i mirë për ta bërë këtë njëherësh dhe duke u relaksuar dhe pushuar, për politikën, administratën dhe njerëzit e biznesit është tjetër gjë.

Në vetëvete pushimi dhe relaksimi në lejen vjetore për politikën, administratën dhe të tjerët është një moment intimiteti, relaksi e përkujdesjeje për familjen, të dashurit e tyre me të cilët po pushon dhe larg syve të botës sa të mundesh.

Pasi ka mbyllur plot një vit plot punë, strese, halle apo dhe qedere, robi e ka nevojën e shkëputjes nga e përditshmja për të qënë tërësisht në funksion të familjes, njerëzve më të dashur dhe diellit apo natyrës.

Por politikanët shqiptarë, zyrtarët shqiptarë dhe njerëzit shqiptarë të biznesit, duke qënë se vuajnë shumë për vëmendje nuk bien rehat pa treguar se ku janë çdo orë, përmes fotove dhe postimeve në rrjetin social.

Nuk kemi hallin e tyre se nuk po pushojnë asnjë ditë, duke bërë pushim intensiv dhe duke “sfiluar”, por se do të na kishin lehtësuar dhe ne që të çlodheshim sadopak, pasi na pret një vit shumë i gjatë dhe do të na e nxijnë jetën përditë dhe çdo orë duke na dalë para syve.

Po marrin dy njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri, Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pasi numri dy i shtetit kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi është shumë diskret me jetën e tij private dhe mirë bën, është shtetar i hershëm ai, “stekë” e vjetër e politikës.

Duke e marrë sipas shkallës hierarkike, presidenti Ilir Meta ka që në fund të qershorit që i është ngjitur Alpeve të Shqipërisë dhe tashmë që ka kaluar dhe mesi i gushtit ende nuk është kthyer në Tiranë apo gjirin e Lalzit ku ka njerën prej shtëpive.

Pasi i ka rënë kryq e tërthor tërë kësaj zone malore nga Shkodra e deri në Rugovë, tashmë me sa duket teksa është bashkuar dhe me njërin prej krerëve të opozitës, bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi kryetare e LSI dhe po pushon në Pervallë.

Me aq qejf të madh e ka marrë qëndrimin në këtë vend sa jo vetëm po dërgon foto në seri, duke “sfiluar” me foto alla Al Capone, por po krijon dhe dyshimin e ligjshëm se meqënëse disponon aq shumë lekë, mund ta ketë blerë të gjithënë atë zonë por dhe malet tej e përtej.

Por nuk mbetet pas as Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili herë fotografohet si “rastësisht” duke i mësuar notin djalit Zaho, herë duke shetitur me të.

Madje dhe duke prerë flokët e pakët tek një berber 18 vjeçar, që po ‘rastësisht’ ka qënë atë ditë në vend të të atit berber, si për t’i shkuar për “osh” filozofisë së kryeministrit se të rinjtë duhet të mësojnë zanat dhe jo të jenë të gjithë me diplomë juridiku.

Dhe po “rastësisht” është filmuar dhe shpërndarë videoja me zë dhe figurë në rrjetet sociale, për t’u marrë nga portalet shqiptare në këtë verë të thatë për lajme.

Teksa “bombardohen” shqiptarët me këto foto që tregojnë pushimet luksoze të shtetarëve tanë, në rastin konkret të Presidentit dhe të Kryeministrit që morëm si shembull, mijëra e mijra qytetarë nuk kanë si të shtyjnë muajin për bukë dhe ushqim.

Nuk jemi nga ata që mendojmë se të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në pasuri, por politikanët shqiptarë duhet t’ia kursejnë shqiptarëve këtë vuajtje. Pasi fëmijët me atë pafajsinë e tyre mund të pyesin prindërit e tyre të varfër: pse nuk jam dhe unë si djali i kryeministrit që të pushoj në Jug por jam i detyruar të punoj apo të luaj para shtëpisë, apo pse nuk shkojmë ne në Pervallë ku shkon xhaxhi Ilir bashkë me teta Monikën.

Kjo që bëjnë politikanët shqiptarë për qytetarët e vet është si të përmendësh “litarin në shtëpinë e të varurit”.

Kursejani të paktën për dy muaj shqiptarëve vuajtjen, bëni pushime për veten tuaj dhe mos e bombardoni publikun me foto dhe video. Eshtë një shërbim pa shpenzime ky.

 

Leave a Reply