Një muaj ‘i zhdukur’, Basha shfaqet i vrenjtur dhe gati me lot në sy, çfarë e riktheu në skenën politike në prag të shtatorit

Home » Aktualitet » Një muaj ‘i zhdukur’, Basha shfaqet i vrenjtur dhe gati me lot në sy, çfarë e riktheu në skenën politike në prag të shtatorit

By arberia on August 29, 2018. No Comments

Një muaj ‘i zhdukur’, Basha shfaqet i vrenjtur dhe gati me lot në sy, çfarë e riktheu në skenën politike në prag të shtatorit♦

Një muaj 'i zhdukur', Basha shfaqet i vrenjtur dhe gati me lot në sy, çfarë e riktheu në skenën politike në prag të shtatorit

I vrenjtur dhe gati me lot në sy, kështu u shfaq Basha sot në selinë blu, duke lënë të kuptuar se pushimet nuk e kanë shplodhur sa duhet dhe se frika e frutunës së shtatorit e kam kapluar.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shfaqur sot për herë të parë në selinë e PD dhe në ekran, pas një muaji pushime ‘mjalti’, ku u zhduk pa lënë as nam dhe as nishan. I vrenjtur dhe gati me lot në sy, kështu u shfaq Basha sot në selinë blu, duke lënë të kuptuar se pushimet nuk e kanë shplodhur sa duhet dhe se frika e frutunës së shtatorit e kam kapluar.

Ndonëse ishte një verë e zhurmshme politike dhe e mbushur me ngjarje kriminale, për kreun e PD asnjëra nuk kishte rëndë para pushimeve, duke harruar për një muaj të gjitha kauzat dhe misionet e partisë.

Por, çuditërisht sot ai doli dhe ju foli shqiptarëve për një çështje, që duket se e ka prekur shumë Bashën. Ishte pikërisht skandali i publikuar sot në media lidhur me shantazhin që qeveria i ushtronte gjyqtarit shqiptar të Strasburgut për çështjen e pronave. Duke e cilësuar këtë një skandal të përmasave evropiane, Basha tha se kjo përbën provën më tronditëse të zbuluar në këto 28 vite.

“Jam këtu për të denoncuar një skandal të përmasave evropiane, se si gjyqtari shqiptar në gjykaten evropiane te te drejtave te njeriut shantazhohet në emër të Engjëll Agacit, sekretarit të përgjithshem dhe krahut të djathtë të Ramës që të ndikojë për të bllokuar vendimet për pronat sic kërkon qeveria e  Ramës përbën provën më tronditëse të zbuluar në këto 28 vite. Fakton se qeveria funksionon si një organizatë tipike mafioze.

Audio regjistrimi i Denar Bibës, kandidat i Ramës për anëtar të Gjykates Kushtetuese, është prova më e pakundërshtueshme se si e sheh dhe projekton Rama drejtësinë. Me këtë gjuhë tipike mafioze i kujton gjyqtarit shqiptar ne Strasburg se mundësia për të bërë pazar me qeverinë nuk do i vijë më në jetë. Kjo është fyutyra e vëertetrë e Edi Ramës”, tha Basha.

Leave a Reply