Nje nder hajdudat me te mdhej te shqiperis Ilir Meta kërcënon ish ministrat e deputetët e LSI të mos largohen, u bën bën presion me dosje. Frikë nga pazari i Ramës pa Monikën, shantazhon dhe Bashës

Home » Denonco » Nje nder hajdudat me te mdhej te shqiperis Ilir Meta kërcënon ish ministrat e deputetët e LSI të mos largohen, u bën bën presion me dosje. Frikë nga pazari i Ramës pa Monikën, shantazhon dhe Bashës

By arberia on August 4, 2018. No Comments

Meta kërcënon ish ministrat e deputetët e LSI të mos largohen, u bën bën presion me dosje. Frikë nga pazari i Ramës pa Monikën, shantazhon dhe Bashës

Meta kërcënon ish ministrat e deputetët e LSI të mos largohen, u bën bën presion me dosje. Frikë nga pazari i Ramës pa Monikën, shantazhon dhe Bashës

Ish kreu i LSI i frikësohet fuqizimit të Ramës me deputetë të LSI për të pasur shumicën prej 84 votash në Kuvend. Përmes Zhejit sulmon ish bashkëpunëtorët e tij me dosjet e abuzimit, akuza dhe kreut të PD për biznesmenë të përbashkët me kryeministrin. Thirrje për “spastrime” në PD e LSI

bet111

Shtatori pritet të shënojë dhe ndryshime në jetën politike shqiptare, pasi është dhe një muaj kur fillon jo vetëm sesioni i ri parlamentar, por marrin start dhe miratimi i shumë ligjeve me fuqi integruese në funksion të hapjes së negociatave me BE.

Mendohet që në shtator të ketë dhe ndryshime në qeveri, duke bërë lëvizje brenda kabinetit të majtë qeveritar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama apo dhe duke larguar “kuajt e lodhur” që kanë qënë ministra për pesë vite me radhë.

Basha dhe Kryemadhi në forma të ndryshme, por me rezultante të përbashkët kanë kërkuar nga Rama bashkëqeverisje, duke filluar pikërisht nga muaji shtator i këtij viti.

Nuk ka shumë entuziasëm në këtë kërkesë të liderëve drejtues të opozitës, pavarësisht se kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë në një intervistë të tij të paradisa ditëve se mund të lëshojë në qeverisje, por deri sa të mos preket karrigia e tij kryeministrore.

Po ekziston dhe një “rrugë e tretë” që mund të ndjekë Rama pa qënë shumë i detyruar që të plotësojë orekset për pushtet, sidomos të Monika Kryemadhit. E cila ndaj shton presionin për të pasur më të madhe “llokmën” që pretendon të marrë nga pushteti i PS.

Dhe rruga e tretë për Ramën është marrja dhe e pesë deputetëve nga LSI, për të plotësuar numrin e artë të 84 votave, shumicë e cilësuar në Kuvend përmes të cilës kalon çdo ligj pa pasur nevojë të japë “koncesione” për Monikën. Por që mund t’i shpërblejë këta deputetë të LSI me ndonjë post ministror, përfaqësues për këtë grupim.

Pikërisht këtë alarm kanë kapur Ilir Meta e Monika Kryemadhi, që ndjehen shumë të shqetësuar aq sa të nxjerrin sërish Artur Zhejin që e kanë në “borderonë” e familjes, për të kërcënuar ish ministrat dhe deputetët e LSI që të mos ikin nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Meta përmes Zhejit thotë se te LSI, “paja” politike që Meta i ka lënë Kryemadhit, në nivel deputetësh apo ish ministrash, përbëhet kryesisht nga ish socialistë, që LSI-në e kanë konsideruar në fillimet e veta, si një parti-okazion, për të bërë një karrierë më të mirë se sa në PS.

Duke u kujtuar të shkuarën socialiste ish ministrave dhe deputetëve të LSI, Meta përmes Zhejit hidhet në sulm kundër tyre duke i cilësuar si pa këllqe madje dhe me dosje, të cilat ua tund Rama. Por që në të vërtetë i tund vetë Meta kundër tyre në rast dezertimi nga LSI drejt PS.

“Pjesa më e madhe e “dezertorëve”, të hapur apo të fshehur të kësaj partie, nuk kanë këllqe për të duruar opozitarizmin e gjatë dhe janë nën presionin e Prokurorisë së re, të dirigjuar nga KM-ja apo njerëzit e tij në këtë sistem.

Dhe kanë zgjedhur të mbajnë një profil të ulët politik, duke mos rreshtur komunikimin me KM-në dhe kupolën e tij, por gjithësesi, me frikë nga rreptësia politike e Kryemadhit.

Sepse, si politikanë të të përjashtuar nga LSI, ata e dinë që as KM-së dhe planeve të tija, nuk ka se çfarë të vlejnë, ay, KM-ja, i do që të rrinë të dyzuar dhe panikmbjellës te LSI, ta dobësojnë atë së brendshmi sa të munden.Kryesisht duke minuar apo duke konsideruar si absurd, koalicionin me PD, gjë të cilën e bëjnë fare mirë”, bën presion Meta përmes “zarit” të tij Zheji kundër ish bashkëpuntorëve të tij në LSI.

Por Meta i kujton dhe PD se ka brenda saj njerëz që mbahen mirë nga kryeministri Rama, nuk u preken bizneset madje as nuk u publikohen dosjet. Meta kërcënon se duhet një ‘fshesë’ e fortë ndaj të gjithë këtyre tradhëtarëve.

“Në PD, një pjesë e madhe të larguarve “VIP” prej saj, kanë qenë kundërshtarë të vendosur të LSI, në koalicionin PD-LSI 2009-2013, duke ditur edhe marrëdhëniet speciale, dhe personale, të atyre kohëveMeta-Basha, gjë që binte ndesh me ambiciet e tyre post-Berisha në PD.

Këta dhe pasuesit e miqtë e tyre të mbetur në PD, janë armiqtë më të mëdhenj të koalicionit të sotëm opozitar PD-LSI, që mund të shndërrohet në një koalicion të nesërm qeverisës, duke i larguar opozitarët e Bashës, gjithmonë e më larg pushtetit dhe protagonizmit.

Edhe ky kontigjent, në një formë direkte apo indirekte, mbahet “ngrohtë” nga KM-ja, sidomos, nëpërmjet “biznesmenëve-miq”, që kujdesen për mbarëvajtjen e tyre ekonomike dhe shpërblehen për këtë nga KM-ja, në mënyrë që përçarja të jetë sa më e qëndrueshme dhe koalicioni PD-LSI, sa më i dobët dhe i mbytur nga dyshimet reciproke.

Në të vërtetë nëse Kryemadhi dhe Basha, nuk “pastrojnë” partitë e tyre, nga “personazhet” e rëndësishme anti-Koalicion, ky koalicion nuk ka se si ta trembë realisht KM-në, tashmë një usta i vërtetë, në qëndisjen e intrigave në brendësi, të partive kundërshtare me të”, bën presion Meta. Një presion direkt dhe ndaj Bashës, për biznesmenët e përbashkët të tij me Ramën, përfshirë dhe “dorovitjet” e fundit të kryeministrit për “Gener 2” të Bashkim Ulajt, mikun e Bashës e Berishës.

Leave a Reply