PBDKSH/Ndocaj: Së shpejti do të mbahet “Kuvendi i Diasporës”. Si mund të bëheni pjesë?

Home » Aktualitet » PBDKSH/Ndocaj: Së shpejti do të mbahet “Kuvendi i Diasporës”. Si mund të bëheni pjesë?

By arberia on August 19, 2018. No Comments

PBDKSH/Ndocaj: Së shpejti do të mbahet “Kuvendi i Diasporës”. Si mund të bëheni pjesë?

    

Ngjarjet politike në vend, kriza e vazhdueshme ekonomike në Europë, kontributi i vazhdueshëm i emigrantëve në Shqiperi, shpërfillja e tyre dhe po ashtu, zgjedhjet e zhvilluara me datë 25 Qershor 2017, bëjnë urgjente dhe të domosdoshme thirrjen e një “Kuvendi të Diasporës”.
Por, si duhet të jetë ky vend?
Së pari, organizatorë dhe protagonistë duhet të jenë e do të jenë vetë emigrantët.
Së dyti, organizimi i këtij kuvendi duhet të jetë dhe do të jetë Europa, sepse shumica janë simbolizuar dhe identifikuar me të në 25 vitet e fundit, pa mohuar për asnjë çast identitetin shqiptar.
I ashtquajtur “Samiti i Diasporës” i organizuar në Tiranë nuk plotësonte kushtet për një emërtim të tillë, sepse ai, realisht ishte një konferencë e Kryeministrit Rama përballë emigrantëve, ku këta të fundit pa asnjë lloj të drejte ishin vetëm dëgjues.
PBDKSH është i vetmi subjekt politik në Shqipëri që në platformën e saj politike të publikuar edhe në faqen e saj ëëë.pbdksh.al mbështet votën e emigrantëve dhe përfaqësimin e tyre në të gjitha institucionet vendimmarrëse të vendit nga Parlamenti e deri tek shërbimi diplomatik.
Kjo ka ndodhu edhe falë punës se palodhshme të z. Ndocaj, që është kryetari i këtij subjekti politik, deputeti i vetëm që ka mbrojtur në çdo çast emigrantët, ka lobuar për të drejtat e tyre, e po ashtu është i pari në 25 vite që hartoi e dorëzoi në Parlament projektligjin për “Votën e Emigrantëve”.
Në situatën aktuale, si domosdoshmëri në kohë dhe hapësirë, PBDKSH propozon dhe po punon për të realizuar për herë të parë “Kuvendin e Diasporës”.
Ku do të organizohet?
Ky kuvend do të organizohet në Itali!
Kush mund të marrë pjesë?
Çdo shqiptar që ka emigruar, që ndjehet krenar për faktin e të qenit shqiptar dhe që kërkon të jetë kontribues për çështje të përbashkëta.
Cilat do të jenë temat që do të diskutohen?
PBDKSH propozon këto tema, por presim dhe jemi të hapur edhe për propozime të tjera:
1. E drejta e votës;
2. Votimi elektronik;
3. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor;
4. Shërbimi diplomatik;
5. Statusi i emigrantit;
6. Kuota për emigrantët, ashtu si kuotat rozë tek subjektet politike, në Parlament dhe në nivele të tjera përfaqësimi;
7. Ruatja e identitetit gjuhësor, kulturor dhe etnik të shqiptarëve si pasuri e diversiteti aty ku jetojnë përmes bashkepunimeve të shtetit shqiptar dhe të politikave të tij;
8. Çështja e njohjes së kontributeve shoqërore të viteve të punës;
9. Krijimi i ministrisë së emigracionit;
10. Hartimi i një agjencie shtetërore për të asistuar e mbrojtur investimet e emigrantëve në atdhe;
11. Politika të qarta e të mirëfillta integrimi për ata që duan dhe riatdhesohen;
Këto janë temat që kemi menduar. Presim sugjerime dhe propozime të tjera.
Kush do të flasë gjate punimeve të “Kuvendit te Diaspores”?
Ata persona që kane trajtuar më mirë një nga temat e propozuara.
Si mund të merrni pjesë dhe ku mund t’i dërgoni punimet tuaja?
Këto janë kontaktet:
eduartndocaj@gmail.com
dott.albandaci@gmail.com
info@pbdksh.al
00 39 347 957 4 00 1
Kur parashikohet mbajtja e këtij kuvendi?
Në fillim të muajit tetor.Fotografia e Eduart Ndocaj

Leave a Reply