Për burrat që i mbajnë gratë në thasët e persekutimit

Home » Kronike » Për burrat që i mbajnë gratë në thasët e persekutimit

By arberia on August 11, 2018. No Comments

Për burrat që i mbajnë gratë në thasët e persekutimit

 

Nga Mentor Kika.

Për të gjithë ata që mu sulën, pas publikimit të një shkrimi, lidhur me cënimin(sipas meje) e të drejtave të grave që mbulohen me burka. Sepse ata burra, ndjehen mirë që i mbajnë gratë e tyre brenda thasëve të zinj, sepse kështu mendojnë se ruajnë nderin, sepse kështu nuk ua shikon as dielli e as robi, as duart, as fytyrën e as sytë.

Ja një lajm, që vjen Anglia

Ish-sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, bëri dy ditë më parë deklarata publike kundër mbajtjes së burkës nga gratë myslimane. Ai tha se shamitë në kokat e grave muslimane ishin mizore ndaj tyre, duke ia adresuar fajin atyre që ai i quajti “regjime shtypëse mashkullore”, me bindjen se janë ata që e detyrojnë gratë që të vishet në atë mënyrë. Pas këtyre deklaratave pati reagime. Shumë thanë se Boris duhet të kërkojë ndjesë.
Por sot, Imami i Kongresit Islam të Oksfordit, Taj Hargey, përmes një letre drejtuar “The Times”, mbështet Johnsonin. “Ish-sekretari i jashtëm nuk duhet të kërkojë falje, ai ka thënë të vërtetën”. Ai saktëson se veshja nuk kishte legjitimitet nga Kurani dhe se ishte modë e ekstremizmit fetar dhe islamit militant. Ai madje ka thënë se burka mund të precipitojë rreziqet e sigurisë dhe të pengojë kohezionin e komunitetit. Sipas Imamit burka tregon vetëm pabarazinë gjinore.

Leave a Reply