Politikani Filozofi Nard Ndoka paralajmëron Ramën: Ik me gushtin, se në shtator do fryjë erë e fortë. Njeriu i batutave qe zbulloj se gurë gurë bahen 2 gur ky esht Nardi i politikes idiote.

Home » Aktualitet » Politikani Filozofi Nard Ndoka paralajmëron Ramën: Ik me gushtin, se në shtator do fryjë erë e fortë. Njeriu i batutave qe zbulloj se gurë gurë bahen 2 gur ky esht Nardi i politikes idiote.

By arberia on August 21, 2018. No Comments

Politikani paralajmëron Ramën: Ik me gushtin, se në shtator do fryjë erë e fortë

Kreu demokristian Nard Ndoka paralajmëron Edi Ramën për “furtunë” në shtator.

“Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash! Largohu sëbashku me vapën në gusht, se në shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët. Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!”, shkruan Ndoka.

Reagimi i plotë i Nard Ndokës:

Shtet ligjor, apo shtet dordolecash?!  Dordoleci vihet kryesish në kopshte e ara të mbjella për të trembur shpendët. Edi Rama ka ndërtuar një shtet “ligjor” dordolecash, në qënder ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucioneve, nēpunēsit, qytetarët dhe këdo tjetër. Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë.

Burg për ato që abuzojnë me energjinë elektrike; vendos “dordolecin”, si standard. Burgos qytetarë, i detyron të vetvritën dhe i varfëron pafund; por dordolecin nuk e kanë frikë oligarkët që vjedhin energjinë elektrike, haptazi dhe me bekimin e dordolecëve. Burg për ato që ndërtojnë pa leje; dordoleci përseri mbi kokat e qytetarve, por oligarkët shembin shtëpi dhe ndërtojnë kulla, presin pemë dhe ndërtojnë pa leje, zgjerohen duke shkatërruar përreth, dordoleci ul kokën përpara tyre, apo bashkëpunon me to.

Dordoleci i varur në çdo plazh për qytetarët; por oligarkët gllabëruan hapësirat publike. Humbën jetë njerzish në det, se mbi kullat e shpëtimit kishte dordolecë; jo ruajtës jete, si ligji e parashikon. E prapë dordoleci kryeminister, flet për shtet ligjor! Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash! Largohu sëbashku me vapën në gusht, se në shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët. Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!

Leave a Reply