PROJEKTI I KANDIDATIT EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019PSE PËRMBYTET LEZHA E BESLIDHJES SË GJERGJ KASTRIOTIT NË KËTO 28 VITE

Home » Aktualitet » PROJEKTI I KANDIDATIT EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019PSE PËRMBYTET LEZHA E BESLIDHJES SË GJERGJ KASTRIOTIT NË KËTO 28 VITE

By arberia on August 1, 2018. No Comments

PROJEKTI I KANDIDATIT EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019PSE PËRMBYTET LEZHA E BESLIDHJES SË GJERGJ KASTRIOTIT NË KËTO 28 VITE
Lezha është një ndër qytetet më të bukura dhe me një histori shumëvjeçare të vyer. Qyteti ka një rreliev të jashtëzakonshëm me një bregdet të pasur i rrethuar nga një kurorë malesh e ndare nga një lumë me emrin Drin. Qeveritë dhe drejtuesit (kryetarët e bashkisë ), nuk arritën asnjë moment ta bënin atraksion turistik nuk u lobua asnjë ditë që ky qytet të jetë destinacion ndalese në guidat kombetare.
Lumi Drin çdo ditë ndotet nga shkarkimi i ujrave të zeza dhe mbetjeve te fabrikës së zorrëve duke e penguar kthimin e tij në destinacion turistik.
Laguna Kune-Vain tashmë e mbajtur peng nga Lëvizja Socialiste për Integrim duke penguar jetesen e peshkatareve vit mbas viti.
Me marrjen e Bashkisë puna e parë do jete nxjerrja e para drejtësise te gjithë atyre që shkatërruan financiarisht këtë bashki.

PËRSE PËRMBYTET LEZHA ME NJË LARGËSI PREJ 8-9 KM NGA DETI DHE LUMIN DRIN SI NJË ARTERIE
Përmbytet çdo vit nga vetë qeveria dhe bashkia, duke u vjedhur sistematikisht nga babëzia e hajnave, që çdo fond të ndarë për fond emergjence keqpërdoret dhe nuk shkon në destinacion.

QË LEZHA TË MOS PËRMBYTET.

1- Duhet pastrimi i kanalizimeve ekzistuese dhe mbledhja e ujrave nga lart me kabale të reja dhe pika mbledhje nëpër disheza të lidhura me kanalizimet.
2- Hapja e disa kanalizimeve të reja pasi ndërtimet pa leje të dhëna nga kryetarët e pa aftë dhe të korruptuar kanë dëmtuar rëndë sistemin e kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza.
3- Ndërtimi i 2 qëndrave të mblëdhjes së ujit. Njëra afër Rrugës Shtraus ku ndodhet Kafe Parisi. Tjetri afer Drinit ku është Prokuroria .
4- Montimi i 2 pompave me kapacitet të lartë për thithjen e ujrave dhe dërgimin e tyre ne lumin Drin.

Kostoja totale e Projektit në € 1.500.000
Kostoja totale e projektit në £ 2 miliard

PRA LEZHA PËRMBYTET QËLLIMISHT VETËM PËR 2MILIARD LEKË NGA BASHKIA E ZOTIT FRAN FRROKAJ DHE TË TJERËT.
KJO DO JETË NJË PUNË QË DO REALIZOHET BRËNDA 1-VJEÇARIT TË PARË, PAS MARRJES SË BASHKISË LEZHË.
KËRKOJ NDIHMEN TUAJ TA MARRIM BASHKINË SËBASHKU.
Lezha meriton të jetë e qytetarëve të saj.
VOTONI EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019

Leave a Reply