Projekti “Ndocaj” për Lezhën 2019.: Brenda dy viteve të para si kryebashkiak i Lezhës, Torovica do të ketë ujësjellës të ri që furnizon me ujë të pijshëm të gjitha familje.

Home » Aktualitet » Projekti “Ndocaj” për Lezhën 2019.: Brenda dy viteve të para si kryebashkiak i Lezhës, Torovica do të ketë ujësjellës të ri që furnizon me ujë të pijshëm të gjitha familje.

By arberia on August 4, 2018. No Comments

Projekti “Ndocaj” për Lezhën: Brenda dy viteve të para si kryebashkiak i Lezhës, Torovica do të ketë ujësjellës të ri që furnizon me ujë të pijshëm të gjitha familje.

    

Eduart Ndocaj, në cilësinë e aspirantit për kryebashkiak të Lezhës, ka zgjedhur rrjetet sociale dhe mediat e ndryshme online, të komunikojë me ndjekësit e tij, përmes të cilave ai parashtron pjesë të programit dhe të vizionit të tij për një drejtim më efikas të kësaj bashkie dhe më afër interesave të qytetërve. Në publikimin e kohëve të fundit, z.Ndocaj është ndalur kryesisht në premtimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësve, kanalizimeve, institucioneve social-kulturore, etj. Në shënimin e sotëm, “kaubojsi” ka zgjedhur të publikojë premtimin e tij për ujësjellësin e fshatit Torovicë, për të cilin ai premton se do ta përfundojë brenda dy viteve të para të marrjes së mandatit si kryebashkiak i Lezhës.

Ndiqni të plotë publikimin:

UJËSJELLËSI I FSHATIT “TOROVICË”

Ujësjellësi do të jetë në shërbim të mbi 1200 familjeve dhe uji do të merret nga një shpim në zonën e Torovicës, ku do të ketë çdo familje ujë cilësor dhe të bollshëm.

1. Shtriria e tubit kryesor nga pompat deri te depozita, ish depozita e vjetër në fshatin “TOROVICË” ku janë rreth 10 kilometra tub të presionit të lartë, me diametër 80 dhe po ashtu i shpërndarjes në çdo shptëpi;

2. Rindërtimi i depozitës së re, duke i shtuar kapacitetet për më shumë ujë;
3, Shperndaria dhe paisja ne saht ujte cdo familie te fshatit dhe gjat rrugtimit.
Gjatësia e impiantit rreth 10 kilometra tub dhe rreth 1200 matësa uji.
Totali i projektit: € 1.800.000.00
Totali në lekë rreth 2 miliard 300 milion lekë të vjetra

TË DASHUR BASHKËQYTERARË! KJO DO TË JETË NJË PUNË QË DO TË REALIZOHET BRENDA 2 VJEÇARIT TË PARË , PAS MARRJES SË BASHKISË.
JU KËRKOJ NDIHMËN TUAJ TA MARRIM BASHKINË SËBASHKU!
VOTONI EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019!

Leave a Reply