Projekti “Ndocaj” për Lezhën 2019: Zgjidhja e problemit të ujësjellësit në fshatin Rraboshtë do të bëhet brenda dyvjeçarit të parë të mandatit

Projekti “Ndocaj” për Lezhën: Zgjidhja e problemit të ujësjellësit në fshatin Rraboshtë do të bëhet brenda dyvjeçarit të parë të mandatit

    

Me vizionin e qartë për ti dhënë të tjera impulse zhvillimit ekonomik të bashkisë Lezhë, në cilësinë e kandidati për kryetar në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2019, Eduart Ndocaj është përqëndruar më së shumti në infrastrukturën e ujësjellësve dhe të linjave të shpërndarjes së ujit, duke e konsideruar furnizimin me ujë të pijshëm të të gjithë fshatrave të kësaj bashkie sfidën e tij të madhe. Ndaj dhe në funksion të kësaj “sfide”, z.Ndocaj ka të gatshëm projektet konkrete, duke i bërë publike me ndjekësit e tij në profilin facebook. Publikimi i radhës, është premtimi për fshatin Raboshtë. Ndiqni shënimn e plotë:

UJËSJELLËSI I FSHATIT RRABOSHTË

Ujësjellësi do të jetë në shërbim të mbi 600 familjeve dhe uji do të merret nga një shpim në zonën e Spitenit ku të ketë çdo familje ujë cilësor dhe të bollshëm.

1. Shtrirja e tubit kryesor nga pompat deri te depozita, ish depozita e vjetër në fshatin RRABOSHTE ku janë rreth 5 kilometra, tub te presionit lartë me diametër 80 dhe po ashtu i shpërndarjes në çdo shtëpi.

2. Rindërtimi i depozitës së re duke i shtuar kapacitetet për më shumë ujë.
3. Shpërndarja dhe pajisja me matës uji për çdo familje të fshatit dhe gjatë rrugës.
Gjatësia e impiantit rreth 8 kilometra tub dhe rreth 600 matësa uji.
Totali i projejktit: € 1.000.000.00
Totali në lekë: rreth 1 miliard 300 milion lekë të vjetra.

TE DASHUR BASHKËQYTERARË! KJO DO TË JETË NJË PUNË QË DO TË REALIZOHET BRENDA 2 VJEÇARIT TË PARË , PAS MARRJES SË BASHKISË.
JU KËRKOJ NDIHMËN TUAJ TA MARRIM BASHKINË SËBASHKU!
VOTONI EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019!