Projekti “Ndocaj” për Lezhën: Lezha turistike është prioritet i punës sime. Lumi Drin brenda dy vite të para të mandatit tim do të shndërrohet në një destinacion turistik.

Projekti “Ndocaj” për Lezhën: Lezha turistike është prioritet i punës sime. Lumi Drin brenda dy vite të para të mandatit tim do të shndërrohet në një destinacion turistik.

Lezha ka një luë të jashtëzakonshëm, i cili deri nga fundi i shek. XIX ishte i lundrueshëm. Kurse sot mbi lumin Drin lundrojnë kafshë të ngordhura mespërmes qytetit. Duhej e duhet të ishte ndryshe, lumi Drin e ka bukurinë e vet të jetë i lundrushëm përsëri, me varka e mjete të tjera argëtuese lundrimi. Lumi duhet të ishte e të jetë ambient çlodhës dhe zbavitës për banorët dhe mijëra turistë, dhe jo siç është katandisur në një vend-shkarkues ujërash të zeza e mbeturinash që vijnë nga Vau i Dejës e derdhen në det. Dhe e gjitha kjo ka mbetur si shkak i mos sistemit me 200 metra tub dhe vendosjen e nje bllokazhi komandimi e filtrimi që do ndikonte, jo vetëm për evitimin e përmbysjeve, por edhe në pastrimin e tij dhe të përshtatshëm për lundrim. Ndërhyrjet e sipër cituara do të ndikonin mbi të gjitha edhe në eliminimin e sëmundjeve si dhe në faunën përgjatë shtrirjes së lumit. Të nderuar lezhianë, ndërhyrjet për përmirësimin e lumit Drin do të ishtin mjaft të dobishme edhe në shumë aspekte.
– Vendosja e mjeteve lundruse dhe ndërtimi i 20 stacioneve ankuruese do krijonte hapësira të favorshme të lëvizjes turistike e të gjithanshme drejt Durrësit, Velipojës e të gjithë vijës bregdetare duke filluar me Lagunën dhe Ranën e Hedhur e vende të tjera frekuntuese. Investimet për mirëmbajtjen dhe mirëshfrytëzimin e lumit Drin do të krijonte mbi 250 vende të reja pune, kryesisht punësim sezonal për të rinjtë.
– Kostoja e projektit për ndërhyrjet e sipër përmenduara do të jetë 1.6 milion euro dhe do të jetë prioritet i punëve të bashkisë në dy vitet e para të mandatit.
– Të nderuar lezhianë, mirëbesoni në ambiciet e mia investuese se do jenë interes dhe përfitim për ju dhe ardhmërinë dinjitoze për secilin që voton plot besim për Eduart Ndocaj.Fotografia e Eduart Ndocaj..