PSE E FITON EDUART NDOCAJ BASHKINË LEZHË

Home » Aktualitet » PSE E FITON EDUART NDOCAJ BASHKINË LEZHË

By arberia on August 1, 2018. No Comments

PSE E FITON EDUART NDOCAJ BASHKINË LEZHË
Ndocaj, kritiku i atyre çfarë duhet kritikuar

Ardhja e Eduart Ndocaj në politikë sëpari kemi njeriun ambicioz, kurse futja në listat e PS-së nga Rama kishte qëllimin e çvatjes së një biznesmeni për të fituar me çdo kusht pushtetin.
Eduart Ndocaj i rreshtuar vonë në listen e Lezhës, kjo qëllimplotë për ta larguar pas zgjedhjeve, por në listen Rama paskan qënë individ me rekorde kriminale dhe vjen radha e kaubojsit i pa kurrëfarë mëkati para askujt.
Ai fillimisht erdhi me shumë bujë nga mediat duke fryrë tullumbacin me tepri i cili do ta çonte në gabime përcakuese politike ku Ndocaj gaboi me levizjet e tij politike, pasi fryma e tij e papjekuria polike duke mos ju bindur asnjërës parti do ta çonte me patjeter në shfryrjen e përkohshme të tollumbacit. Tashmë sot kemi një Ndocaj ndryshe, mësoi disa hile të potikës shqiptare, tashmë i përcaktuar si indipedent me një tullumbac që po fryhet lehtë.
Në të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale është kritiku i vetëm që kritikon ato dhe ata që duhen kritikuar. Eduart Ndocaj tashmë zëri i të gjitha shqetësimeve sociale që rrahin Lezhën dhe jo vetëm kaq por merr përsipër në këndveshtrimin e tij opozitarin e fortë me kryeministrin, oborrtarët e tij, duke qortuar e rekomanduar edhe opozitën për përgjumje.
Pra raliteti Ndocaj është në rritje, i kudogjendur në kritikat e tij, e kemi te çdo rrugë e Lezhës, e kemi mes shqetësimeve të varfërve, e kemi në çdo moment social, e kemi në bashki për baterdinë, shumë i vendosur kundra së keqës.
Gjithashtu Ndocaj po ofron projekte ambicioze në favor të qytetarit duke prekur jetën e secilit, tashmë krijesa e re për Lezhën me këmbë në tokë e me rritje impulsesh.
Edhe unë disa herë kam menduar se ky ja fut kot, nuk bëhet kurrë politikan, mendim të cilin e kam ndarë me miqtë e mi.
Megjithëse Ndocaj nuk ta mbush mendjen si politikan por si adiministrator mund të jetë më i suksesshmi në Shqipëri, eksperiencë kjo e fituar në perëndim në botën e biznesit.
E shikoj në rritje pasi edhe forum sondazhet e nxjerrin lart, çka do të thotë se lezhianëve ju intereson kryebashkiaku pranë tyre, ju intereson administratori e jo politikani i pjellës së kësaj politike.
a.prebibaj.(në foto Eduart Ndocaj).

Leave a Reply