Pse votoj Eduart Ndocaj per kryetar bashkie?! Ju lutem shihni fotot-ikona ne tre shkalle, ate te siperme te kishes se shen Llezhdrit pa drita, ate ndihmes se ofruar te nje personi ne nevoje ne shkallen e dyte, dhe ne Mirdite, ndihma e ofruar nga ky deputet te varferve ne Mirdite!!

Home » Aktualitet » Pse votoj Eduart Ndocaj per kryetar bashkie?! Ju lutem shihni fotot-ikona ne tre shkalle, ate te siperme te kishes se shen Llezhdrit pa drita, ate ndihmes se ofruar te nje personi ne nevoje ne shkallen e dyte, dhe ne Mirdite, ndihma e ofruar nga ky deputet te varferve ne Mirdite!!

By arberia on August 1, 2018. No Comments

Pse votoj Eduart Ndocaj per kryetar bashkie?!
Ju lutem shihni fotot-ikona ne tre shkalle, ate te siperme te kishes se shen Llezhdrit pa drita, ate ndihmes se ofruar te nje personi ne nevoje ne shkallen e dyte, dhe ne Mirdite, ndihma e ofruar nga ky deputet te varferve ne Mirdite!!

NGA , ALEKS LLESHAJ.

Ne rendin e pare ne fotot e para, kemi kishen e shen Llezhdrit(Aleksandrit) ne Orosh te Mirdites pa energji dhe ku kumbonet nuk bien per kete arsye.

U dasht nderhyrja e Xhovalin Zef Kacorrit nga fshati Kacorraj i Rreshenit, prane deputetit te Lezhes Eduart Ndocaj qe te parashtrohej problemi i renduar prej vitesh, ne Orosh dhe ka pasur edhe shume debate ne bashkine Lezhe dhe ne prefekture per talljen dhe ofendimet dhe genjeshtrat ne syte e zyrtareve per menyren si po menagjohej ky problem. Dhe nuk zgjati shume dhe deputeti Eduart Ndocaj mbasi u njoh nga afer me ankimin e Xhovalin Zef Kacorrit, kemi nje gjenerator qe punon 24 ore dhe gjithe Oroshi degjon kembanat e kesaj kishe te vjeter dhe u jep dashuri dhe aspak vetmi atyre oroshjaneve qe dukeshin si te vetmuar ne Orosh kur kemi hemoraxhi largimesh nga fshatrat dhe u bene edhe dyndjet familjaresh prej 28 vitesh ne drejtim te bregdetit te Shqiperise.

Ne rendin e dyte kemi nje deputet qe per here te pare ne historine e 28 viteve qe pranon ti ofrohet nje njeriu ne nevoje ne rruge te madhe.
Deputetet shqiptare levizin me makina te markave te fundit ,dhe nuk njohin aspak as ndihmen mjekesore qe mund ti afrohet nje personi ne nevoje, nuk njohin ecjen ne kembe rrugeve te coroditura te Tiranes, nderkohe qe duke dhene kete ndihme mjekesore te ofruar nga nje njeri i “thjeshte” kamerat kapin Eduart Ndocajn duke dhene ndihmen e tij MJEKESORE. Pak kush ndien sot deshiren per te ndihmuar te afermin e tij, ne familjen e tij dhe kur behet fjale per udhetare te rastesishem, edhe njerezit e thjeshte jane dorezuar fatit qe sjell stres, varferi, shume pak dashuri, keto vitet e fundit.

Ne rendin e trete te fotove-ikona si me poshte, kemi nje njeri te thjeshte qe njeh Fjalen e Perendise, eshte i bindur dhe i njohur me jeten e tij te varfer te meparshme dhe sot ate pasuri qe ka vene, e ka ndare me shume te varfer te tjere. Dhe ky eshte Eduart Ndocaj, deputet dhe kandidat per kryetar bashkie per Lezhen.
Duke qene se Lezha ka nevoje per dy duar qe ti sherbejne ketij qyteti te vjeter antik qe eshte kthyer tashme ne nje rrangalle sa nga permbytjet, varferia, infrastruktura e dobet, rruget e shkaterruara, pa teater, pa kinema, pa museume, pa spitale dhe me nje plazh me turista qe shpresojne ketu e kohe me pare, qe eshte kthyer ne nje cope toke qe i eshte vene gardhi ndares gjithesecilit qe ka pronesuar token shteterore apo plazhin, i vetmi vend dhe pasuri qe shteti nuk ja njeh privatit, qe ne fakt e ka privatizuar, kjo eshte nje nga detyrat e Eduart Ndocajt qe njeh legjislacionin e shtetit shqiptar dhe ka bredhur me kembe te gjithe Lezhen jo vetem sot por ka jetuar edhe me shpresen se dikush tjeter para tij do te bente ndonje mrekulli duke vene dore mbi kete qytet, GJE QE NUK KA NDODHUR DERI ME SOT.
Te uroj zoti deputet Eduart Ndocaj, dashurine qe ti ushqehesh nga vete perendia yne Jezu Krisht dhe vazhdofsh keshtu deri diten kur syte e molisur te qytetareve te lezhes te fillojne te duken te embel dhe japin dashuri.

Leave a Reply