Rama plan për të boshatisur Shqipërinë, 2 mijë persona në vit do t’i thonë ‘lamtumirë’ atdheut për punësim në Gjermani

Home » Aktualitet » Rama plan për të boshatisur Shqipërinë, 2 mijë persona në vit do t’i thonë ‘lamtumirë’ atdheut për punësim në Gjermani

By arberia on August 26, 2018. No Comments

Rama plan për të boshatisur Shqipërinë, 2 mijë persona në vit do t’i thonë ‘lamtumirë’ atdheut për punësim në Gjermani

Plot 2 mijë persona çdo vit pritet të braktisinë Shqipërinë për të shkuar në Gjermani, aty ku pritet të punësohen dhe të vendosen për jetesë. Ky është plani më i fundit i kryeministrit Rama, i cili në këto tre vite qeverisje duket se do të boshatisë vendin plotësisht.

Teksa bota përpiqet me të gjitha mënyrat të mbajë qytetarët e saj, në vendin tonë ndodh krejt e kundërta. Kryeministri Edi Rama duket se ka në plan të boshatisë totalisht Shqipërinë, deri në fund të këtij mandati qeverisës. Një projekt-skandaloz i qeverisë ‘Këshillimi për migracionin në Shqipëri’ parashikon që rreth 2 mijë qytetarëve në vit t’iu ofrohet mundësia për t’u këshilluar në qendra këshillimi si të migrojnë në rrugë të ligjshme dhe të punësohen në Gjermani.

“Panorama” ka mësuar se pritet së shpejti që në vend të ngrihen sportelet e këshillimit, që do të ofrojnë informacion për rrugët e ligjshme të migracionit të punës në Gjermani. Po ashtu, qytetarët do të marrin informacion për arsimin dhe formimin profesional e perspektivat e tregut të punës në Gjermani. Projekti i ri do të realizohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në një afat zbatimi deri në nëntor të vitit 2020. Zbatues të këtij projekti do të jenë Ministria e Financave dhe GIZ.

MARRËVESHJA

Qeveria i ka nisur për miratim Kuvendit marrëveshjen me Gjermaninë për nisjen e projektit “Këshillimi për migracionin në Shqipëri”. Referuar relacionit të marrëveshjes, realizimi i projektit synon ngritjen e qendrave të këshillimit për orientim të qytetarëve se si të migrojnë në rrugë të ligjshme në Gjermani, si dhe trajnimi për punësim.

“Projektligji ka për qëllim ratifikimin e marrëveshjes, e cila synon forcimin e kontributeve të migrantëve për zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës dhe përmirësimin e kushteve kuadër për migracionin e ligjshëm në vendet e përzgjedhura partnere.

Ky objektiv do të ndiqet në mënyrë aktive në këto fusha veprimtarie: Këshillimi për migracionin: lufta kundër migracionit të parregullt, nëpërmjet rritjes së mundësive të marrjes së informacionit për rrugët ligjore të migracionit për migrantët e mundshëm, me anë të këshillimit për migracionin; marrja e informacionit lidhur me perspektivat e arsimimit dhe të tregut të punës për migrantët e mundshëm dhe të kthyerit”, thuhet në relacion. Por nga ana tjetër, ky projekt synon lehtësimin e emigrantëve në vend, pra, riintegrimin e tyre.

Për realizimin e projektit do të hartohet edhe një strategji për marrëdhëniet me publikun për sportelet e migracionit se dhe një dokumenti strategjik për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për politikëbërjen për migracionin e punësimit të orientuar ndaj .

Leave a Reply