Rezart Taçi me Berishën vodhën 200 milionë euro, SHBA kërkon sekuestrimin e parave në Zvicër. Azerët e kërkojnë për ta eleminuar

Home » Aktualitet » Rezart Taçi me Berishën vodhën 200 milionë euro, SHBA kërkon sekuestrimin e parave në Zvicër. Azerët e kërkojnë për ta eleminuar

By arberia on August 19, 2018. No Comments

Rezart Taçi me Berishën vodhën 200 milionë euro, SHBA kërkon sekuestrimin e parave në Zvicër. Azerët e kërkojnë për ta eleminuar

Rezart Taçi me Berishën vodhën 200 milionë euro, SHBA kërkon sekuestrimin e parave në Zvicër. Azerët e kërkojnë për ta eleminuar

Ish manjati mashtrues i naftës në Shqipëri arriti që të bëhej ortak me Berishën që kërcënonte ti merrte paratë më 2005. Taçi mori nga Saliu ARMO-n dhe Alpetrol, duke kryer transaksione me azerët dhe duke i dhënë paratë Berishës përmes fondacionit të Lirisë e kontrabandës me Agron Kuliçin. U arrestua në Zvicër dhe u lirua, gjykatat shqiptare e shpallën të pafajshëm. Rama hesht

Rezat Taçi quhej dikur manjati i naftës në Shqipëri, pasi kishte futur në dorë industrinë nxjerrëse, përpunuese dhe tregtinë e naftës shqiptare. E kishte filluar që në kohën e qeverisë së parë të socialistëve tregtinë e naftës, ku përfituan të gjithë me radhë që nga ish kryeministri Ilir Meta, ish kryeministri Fatos Nano dhe tërë klika e maskarenjve në pushtet.

Sali Berisha u betua se sapo të vinte në pushtet oligarkut Rezart Taçi do ti merrte të gjitha paratë dhe do të shëndoshte arkën e shtetit shqiptar. Por jo vetëm që nuk i mori asnjë lek, por ia shtoi në progresion gjeometrik, duke i dhënë ARMO-n në vitin 2008 dhe më pas Alpetrol. Njëherësh e bëri dhe biznesmenin e familjes, ku Taçi përmes donacioneve për fondacionin e fëmijëve autikë të Lirie Berishës bëri kalimin e pjesës së Saliut në rrugë zyrtare.

Rezart Taçi në total i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 200 milionë eurosh, me ndihmën dhe të ish kryeministrit Sali Berisha. Pas një sërë makinacionesh dhe maskarallëqesh të Rezart Taçit, arrestimi i tij në Zvicër për mashtrim dhe evazion fiskal u pa si një shpëtim dhe pritej nga dita në ditë ekstradimi i tij në Shqipëri për t’u vënë në dizpozicion të drejtësisë shqiptare.

Por lirimi i tij pikërisht në Zvicër aty ku ka dhe paratë e vjedhura nga shteti shqiptar dhe për të cilat SHBA përmes FBI kërkon të sekuestrohen dhe të kthehen në Shqipëri, u shuajtën shpresat se Rezart Taçi do të paguajë për dëmet që ka shkaktuar në arkën e shtetit shqiptar.

Ndonëse gjykatat zvicerane kërkuan verifikimin e llogarive bankare, me sa duket paraja e madhe në banka dhe ruajtja e sekretit prej tyre, ka bërë që ai të lihet i lirë. Kjo dhe për shkak se zbardhja e parave të vjedhura në këto banka dhe bërja publike e tyre do të ulte kredibilitetin dhe reputacionin e bankave zvicerane.

Për më tepër që dhe gjykatat shqiptare, e liruan atë nga të gjitha akuzat për mospagim taksash në shumën prej 8 milionë euro, duke bërë që gati në të gjitha shkallët të marrë pafajësinë, Ndërsa shqiptarëve nuk u ka mbetur asgjë tjetër vetëm ti thonë Rezar Taçit: I hëngsh me shëndet paratë e vjedhura përmes ARMO-s dhe Alpetrol.

Ndërkohë që ish partnerët nga Azerbajxhani, me gjithë ndërhyrjen e Berishës tek presidenti azer Ilhan Aliev, janë më konkretë në zgjidhjen e tyre. Ata janë vënë në kërkim të Rezart Taçit për ta eleminuar fizikisht, pasi nuk kanë asnjë shpresë që të marrin pjesën prej 75 milionë eurosh që ish manjati i naftës u ka borxh.

Zakonisht ky “shtet” paralel i krimit operon më me shpejtësi se sa makineria burokratike e shtetit shqiptar por dhe e çdo shteti. Gjithsesi, urojmë që ta gjejnë përpara organet ligjzbatuese shqiptare për ta dënuar por dhe për t’i shpëtuar jetën gjithsesi.

 

Karriera e një kamarieri picash që fitoi miliarda pasi rropi e falimentoi naftën në Shqipëri

Shqipëria është me të vërtetë vendi i paradokseve. Kjo argumenton më së miri faktin se përse ky vend nuk është bërë kurrë dhe përse pasuritë e shqiptarëve bëhen “rrush e kumbulla” nga turli aventurieri që arrin të “joshë” klasën politike shqiptare të radhës në pushtet.

Kështu ka ndodhur dhe me industrinë e naftës në Shqipëri. E cila ra në dorë të Sali Berishës dhe menjëherë e privatizoi, duke e lënë në dorën e një aventurieri dhe mashtruesi si Rezart Taçi që bleu ARMON dhe dështoi Alpetrol, duke e zhytur industrinë e naftës në Shqipëri në faliment. Dhe kjo vetëm e vetëm se Rezart Taçi pati aftësinë ti gjente ish kryeministrit Sali Berisha “ilaçin” zbutës, përmes financimit të fondacionit të bashkëshortes së tij Liri Berisha. Kuptohet me paratë e shqiptarëve, pasurinë e naftës dhe heshtjen maskaradë të opozitës së atëhershme të Ramës.

Gjithkush i mban mend ato ballot e organizuara nga Liri Berisha dhe familja kryeministrore, ku katunaria ngrihej, vishej dhe pispillosej dhe fillonte e blinte dhe piktura për “bamirësi”.

Një pikturë demode ndonëse i kishin vënë çmim fillestar 700 euro, nuk vlente as 70 euro, shitej deri në 100 mijë euro.

Dhe e blinte padyshim ai, Rezar Taçi, biznesmeni i familjes Berisha siç thonin dhe italianët. Ndërkohë që Liri Berisha vetëm për këto kontribute blerjesh të pikturave, në një eveniment ka mbledhur rreth 2 milionë dollarë për fondacionin që drejton dhe aktualisht dhe një rrjet tërësisht jotransparent për të ndihmuar fëmijët autikë. Para që vinin tërësisht era naftë shqiptare.

Klinikat e saj janë me pagesë kundrejt klientëve, ndërsa ajo mbledh fonde për bamirësi që nuk dihet ku shkojnë. Po ashtu ajo ka përdorur pushtetin e burrit të saj për të lënë pas dore qendrën shteterore të autizimit dhe lulëzon biznesin e saj privat.

Eshtë shumë e habitshme që një njeri si Rezart Taçi, që ka punuar në Itali si kamerier picash, për pak vite rikthehet si miliarder. Por një pasurim i tillë i shpejtë  ka një përgjigje, Taçi ka qënë dhe është mik i ish kryeministrit Sali Berisha, njeriu që i ka dhuruar atij një pasuri të madhe në vend, ndërmarrjen shtetërore të naftës, dhe i ka lënë rrugë të lirë në tregtimin e naftës.

Nga kamerier në piceri, te monopoli i naftës në Shqipëri, sigurisht që pas gjithçkaje është Berisha, i cili, vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005 e kishte akuzuar atë për kontrabandë nafte.

Pikërisht Sali Berisha është arsyeja e vetme për këtë ngjitje të rrufeshme të kamerierit të picave, i cili në Itali qëndronte gjithë ditën në majë të motorit  për të shpërndarë produktin dhe për të përfituar bakshishe, ndërsa nën qeverisjn e Berishës u kthye në njeriun më të pasur në Shqipëri.

Pavarësisht se në anën tjetër paratë i derdhte tek familja Berisha, herë në formë donacionesh për fondacionin e Liri Berishës, herë duke sponsorizuar udhëtime jashtë vendit. Dhe teksa industria e naftës ishte në ditët më të këqija nga këto shpërdorime, Rezart Taçi zhytej e zhytej në borxhe duke rrezikuar të merrte me vete dhe një klub italian, një bankë shqiptare e duke shkaktuar dëm zinxhir, jo vetëm te ARMO, por dhe të tjera ndërmarrje si “Albpetrol”.

Pasi pas atij që quhej konsorcium amerikan të cilin Berisha e trumbetoi me të madhe si një sukses i jashtëzakonshëm, dhe që do të blinte ARMO-n, ishte thjesht një investitor shqiptar Rezar Taçi. Por që ishte akuzuar hapur nga ish kryeministri shqiptar në kohën kur ishte në opozitë, se bënte kontrabandë.

I pyetur se ku do i gjente paratë për programin e tij, kur të vinte në pushtet në vitin 2005, Berisha opozitar deklaroi se do ia merrte korrupsionit dhe kontrabandës që bën Taçi.

Pak vite më vonë, i pyetur nëse ai i qëndron këtyre deklaratave, Berisha në mënyrën më të paturpshme tha se nuk kishte thënë Taçi, por Caci.

Ndërkohë që lekët e privatizimit nuk u derdhën menjëherë në arkën e shtetit, një lëshim ky nga ana e Berishës, ndërkohë që vetë Taçi për të bërë sa më shpejt paratë, fillon të vjedhë dhe të shpërdorojë me sa mundet pasurinë që kishte marrë me të padrejtë.

Ish kryeministri Sali Berisha i vjen në ndihmë duke i dhënë atij me një vendim qeverie të gjithë tregun e naftës D1, e cila përbën rreth 70 për qind të konsumit në tregun vendas. Sërish njeriu piramidë nuk arrin të mbledhë paratë dhe bën sërish kontrabandë, ashtu siç e kishte akuzuar më parë Berisha. Por, duke përdorur mediet që kishte blerë, ai mundohet që shpesh ta paraqesë atë si një betejë që po bën pushteti me të. Por këtë radhë kontrabandën e bënte me ish badigardin e Berishës, njeriun që Saliu e kishte bërë numrin dy të policisë së shtetit, Agron Kuliçajn.

Kështu rregullon punët dhe me krahun tjetër politik. Në fushatë shfaqet hapur duke ndihmuar LSI-në e Ilir Metës, duke u bërë makineria e tij e karburantit.

Teksa për të treguar se është i fortë financiarisht ai herë deklaronte se do të blinte klubin e Milanit, e herë ndonjë klub tjetër italian, megjithëse katër milionë euro i derdhi thjeshtë për të pasur në koridoret e Milanelos logon e kompanisë së tij.

Mediat italiane e akuzuan fort në atë kohë Taçin si një piramidë mashtruese që mbështetej nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, pasi ishte biznesmeni i familjes.

Duke përdorur bashkëshorten e kryeministrit, Liri Berishën. Deviza përfundimtare e këtij mashtruesi është ajo që japin mediat e asaj kohe: Rezart Taçi është Berisha ose më mirë, sistemi që ai dhe familja e tij kanë ngritur.

 

Prapaskenat e kolapsit të gjigandit të hidrokarbureve ARMO

Dokumentet tregojnë që problemet e rafinerisë kanë filluar më herët, fill mbas privatizimit të saj nga biznesmeni famëkeq i hidrokarbureve Rezart Taçi, i cili në vitin 2008 mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro.

AMRA Oil ishte 80% në pronësi të Anika Enterprises –një kompani e regjistruar nga Taçi në Zvicër – dhe 20% në pronësi të Referinery of Texas.

Taçi i arrestuar në Zvicër dhe i akuzuar për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh si dhe nën akuzë në Tiranë për evazion fiskal, më pas i liruar e privatizoi kompaninë duke marrë një kredi të dyshimtë nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit – drejtuesit e së cilës janë gjithashtu nën arrest për mashtrim financiar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Nga 2009 deri në 2013, nën drejtimin e biznesmenit kontrovers që kishte lidhje të ngushta me familjen e ish kryeminsitrit Sali Berisha – ARMO u rrënua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, tatimeve dhe furnitorëve.

ARMO, e cila ka në pronësi dy rafineri në Fier dhe Ballsh, është e koletarizuar tërësisht pasi ka akumuluar deri në vitin 2014 më shumë se 500 milion dollarë detyrime ndaj autoriteve fiskale, bankave, furnitorëve dhe palëve të tjera.

Ndërkohë që nëpërmjet mospagësës së taksave, tregtimit të paligjshëm të naftës D2, kredive fiktive bankare dhe huadhënies drejt kompanive të tij të tjera si “Taci Oil” dhe “KUID,” Rezart Taçi ka arritur të zhvasë në mënyrë të paligjshme nga ARMO më shumë se 200 milion euro.

Kjo vjedhje e dyshuar nga biznesmeni, e cila mund të jetë më e madhja në historinë e Shqipërisë, ka ndodhur nën hundën e ish qeverisë së qendrës së djathtë të ish kryeministrit Berisha, e cila me veprimet dhe mosveprimet e saj e ka lejuar Taçin të shpërfillë tatimet dhe taksat për vite me rradhë.

Kështu që pas një privatizimi të shumëpërfolur në vitin 2008, Rezart Taçi u detyrua ta shesë kompaninë ARMO në vitin 2013. Shitja nga Taçi i një aseti strategjik të industrisë përpunuese u bë në kushte të paqarta ndërsa qeveria Berisha që e mbështeti pa fund Taçin gjatë 8 viteve, po bëhej gati të dilte në opozitë.

Blerësi në vitin 2013 ishte një kompani e quajtur “Heaney Assets Corp” e regjistruar në parajsën fiskale të Ishujve Virgjine, me pronësi anonime. Transaksioni u nënshkrua për 50 milionë euro.

Nga këto 50 milionë euro, 35 i shkuan kompanisë ANIKA Enterprise të regjistruar në Zvicër nga Taçi, i cili nëpërmjet kësaj kompanie kontrollonte rreth 58 përqind të gjithë kompanisë ARMO të ndarë në disa zëra aksionerësh, përfshirë ministrinë e Ekonomisë me 15 për qind.

Pra kompania ANIKA Enterprise kishte thelën e luanit në paketën e pronarëve të së vetmes rafineri të përpunimit të naftës në vend. Pasi kryen shitjen, transaksioni duhej të merrte bekimin e Autoritetit të Konkurrencës. Përndryshe shitja nuk quhet e kryer.

Autoriteti i Konkurrencës është institucion kyç shtetëror, i cili ka dhe tagrin që ta anulojë marrëveshjen nëse e sheh të arsyeshme. Por që Autoriteti i Konkurrencës të arsyetojë, i duhet më së pari të mbledhë dhe të studiojë dokumentacionin e aktorëve të përfshirë në transaksion. Një nga dokumentet kyçe është bilanci i vitit 2012 i kompanisë “ANIKA Enterprise” e cila është e regjistruar në Zvicër.

Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar kësaj kompanie që të paraqesë bilancet e saj për vitin 2012. Por kompania nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë, i është shmangur detyrimit. Autoriteti i Konkurrencës e ka gjobitur më pas me një shumë prej 1 milionë lekësh, por më e rëndësishme se gjoba duket se është motivi që shtyn kompaninë ANIKA që të fshehë bilancet.

Vetëm nga bilancet e vetëdeklaruara të kompanisë ARMO rezulton se kjo kompani kishte borxhe në vitin 2013 rreth 66 milionë dollarë. Nga këto borxhe, 34 milionë dollarë ishin borxhe që ja kishte vetëm kompanisë shtetërore “Albpetrol”.

Pra në momentin kur është kryer transaksioni i shitjes, ARMO ka qenë përzier me një situatë delikate borxhesh dhe detyrimesh dhe me siguri që kompania ANIKA Enterprise e kontrolluar nga Taçi, duke qenë se ka pjesën kryesore të aksioneve, patjetër që ka pasur dhe pjesën kryesore të detyrimeve.

Vlerësimi i kësaj situate dhe raportit mes fitimeve të ANIKA-s dhe borxheve të ARMO-s, në kontekstin e operacionit për shitjen e kompanisë, me siguri që do të ishte objekt i punës së Autoritetit të Konkurrencës.

Bilancet e kompanisë ANIKA Enterprise, kanë pasur një rëndësi të dorës së parë, për të vlerësuar situatën dhe gjendjen në tërësi të kompanisë dhe domethënien e transaksionit. Pikërisht këto bilance nuk i janë ofruar Autoritetit të Konkurrencës, duke mbyllur në këtë mënyrë ciklin e një privatizimi të dyshimtë të nisur në vitin 2008, me një arrogancë të shfaqur në vitin 2014.

Ku kompania ANIKA Enterprise, refuzon t’i përgjigjet një institucioni shtetëror, që ka tagër ligjor dhe t’ia anulojë kontratën e shitjes, por që në rastin konkret është mjaftuar me një gjobë prej 1 milionë lekësh.

Abuzimet e Taçit me ARMO-n u ‘zbuluan’ në 2014, pas një auditi të kryer për llogari të Heaney Assets Corporation – kompania azere e cila bleu paketën e aksioneve të AMRA Oil për 50 milionë euro në vitin 2013.

Azerët tentuan ta rivinin në punën ARMO-n duke dhënë me qira rafinerinë e saj në Fier, por barra e detyrimeve të kompanisë ishte e papërballueshme duke e çuar atë drejt kolapsit.

Rezart Taçi nuk ishte i arritshëm për një koment mbi akuzat. I kontaktuar nga BIRN avokati tij në Tirana gjithashtu refuzoi të komentonte.

Rafineria e Fierit është ndërtuar në vitin 1968, ndërsa kombinati i përpunimit të thellë të naftës në Ballsh u vu në shfrytëzim në vitin 1975. Të dy rafineritë ishin nën pronësinë e Albpetrolit- i cili u nda në vitin 1999 në tre kompani, SERCOM për shpërndarejn e naftës, ARMO për rafinimin dhe Albpetrol për prodhimin e naftës bruto.

Albania Refining and Marketing of Oil, ARMO,  përveç dy rafinerive përfshinte në asetet e saj tre degë të shtijes me shumicë, një institut kërkimor, një terminal eksporti si dhe kapacitete depozitimi prej 220 mijë metër kub.

Përpjekjet e para për privatizimin e ARMO filluan nga qeveria shqiptare në vitin 2003, kur ministria e Ekonomisë – në atë kohë e drejtuar nga Anastas Angjeli – ofroi 51 % ose më shumë të aksioneve të kompanisë për privatizimin nga një investitor strategjik. Megjithatë, tenderi në atë kohë dështoi pasi pati vetëm një ofertë me një çmim prej rreth 10 milionë euro.

Ish drejtori i ARMO nga viti 2002 deri në vitin 2005 Përparim Hajnaj, i tha BIRN që në kohën që ai drejtonte kompaninë rafineria e Ballshit prodhonte naftë të cilësinë D2 [deri në 1% squfur], dhe ajo e Fierit kryesisht bitume.

Leave a Reply