Sa e kadalshme asht kjo rruga ime sa e vështire e her-her e pakalueshme.

Home » Kronike » Sa e kadalshme asht kjo rruga ime sa e vështire e her-her e pakalueshme.

By arberia on August 14, 2018. No Comments

Sa e kadalshme asht kjo rruga ime sa e vështire e her-her e pakalueshme.n
Sa shumë më ndjekin hallet a ndoshta unë nuk di me u largue prej tyre s’jam tue kuptu, po
prap jam e dashurueme me jetën e me krejt tatpjetat e maloret e saj.
Adhuroj cdo copëz që kam kalue, cdo lot që kam derdh, se mu ka ba dritë për syte e m’ka shtue shkëlqimin.
Për cdo lëndim që kam marrë n’jetë, sado i vogël, kam fitue pozitivitet e mu ka kthye në rritje t’shpirtit, për me pa e me i peshue gjanat ma mirë.
Cdo zhgënjim që kam marrë prej mirëbesimit tem prap m’ka ndihmue e m’ka dhanë forcë me pa drejt e n’sy të tjerët qe ikin e struken, me ankthin se a po kuptohen prej meje mashtrimet dhe fallcot prej ëngjëlli t’e shtirun me t’cilin jetojnë cdo ditë.
E une qesh i du i fal,e ndoshta më vjen keq se vuajne shume e ma shumë se unë.
Kjo jeta ime asht pak e ngadalsueme por ka dritë gjithkund e nuk ka ndonji cep errësine që frigohem se po shihet prej ndokujt, e kjo asht ndjesi shumë e bukur, aq e bukur sa jo gjithkush mundet me e përjetue.
Kam pa tanë jetën me sytë e shpirtit, me koken lart e kjo m’ban me qëne e me u ndie shumë nalt e krenare për atë cka jam, edhe pse jam akoma në nji stol t’thjeshtë te forte po që mbahem mirë fort e pa u frigesu fare se ka me m’lshue ndonjiherë….
Nuk po luj rolin e Belulit por kur shoh se m’sillen tipa si puna e belulit nëpër kambë e duhet me ba sikur s’po kuptoj, kjo m’lodh fort drejt me ju thanë!
Shpirti i pastër e i sinqertë, i prin gjithckaje n’jetë.
Pa kete pasuri asht bosh kushdo qoftë edhe ma i pasuri n’botë me qënë..Dhe me shume dashamiresi dhe perzemersi ju uroj vetem mbaresi ne jeten tuaj@ .Marie Biba
DT14/8/2018.

Leave a Reply