SHBA i ‘nxin’ fytyrën Berishës: Theu embargon ndaj Jugosllavisë me ndihmën e firmave piramidale që kryenin aktivitet kriminal

Home » Aktualitet » SHBA i ‘nxin’ fytyrën Berishës: Theu embargon ndaj Jugosllavisë me ndihmën e firmave piramidale që kryenin aktivitet kriminal

By arberia on August 25, 2018. No Comments

SHBA i ‘nxin’ fytyrën Berishës: Theu embargon ndaj Jugosllavisë me ndihmën e firmave piramidale që kryenin aktivitet kriminal

Vijon saga e skandaleve të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku së fundi SHBA ka dekonspiruar qëndrimin e tij për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë. Dihet që ish-kryeministri ka kundërshtuar me forcë rishikimin e kufijve mes dy vendeve, duke dalë hapur kundër amerikanëve. Por, Berisha duket se këtë radhë ka ngecur keq dhe nuk mund të bëjë asnjë lëvizje intrgante përballë aleatëve tanë strategjikë, pasi këta të fundit kanë në dorë fatin e tij. Në raportin e FMN të publikuar nga gazeta ‘SOT’, thuhet se qeveria e drejtuar nga Sali Berisha theu embargon që OKB kishte vednosur ndaj Jugosllavisë në vitet 1993-1996.

OKB në atë kohë ndaloi të gjitha shtetet që të bënin tregti me Jugosllavinë, sidomos për lëndët djegëse. Por Shqipëria dhe Mali i Zi ishin të vetmet shtete që e thyen. Sipas CIA, qeveria “Berisha” blinte naftë në Greqi dhe pastaj e shiste në Jugosllavi me çmim disa fish më të lartë. Kjo solli të ardhura të larta në vend. Por sipas FMN, qeveria e asaj kohe realizoi embargon përmes disa prej firmave piramidale. Në raportin e amerikanëve bëhet e ditur se disa prej firmave kishin nisur të lulëzonin që shumë vite më parë dhe u fuqizuan pikërisht nga embargoja e naftës. “Shumica e kompanive shqiptare ishin thjesht piramidale pa asete të vërteta ku të mbështeteshin. Disa nga kompanitë e mëdha si VEFA, Gjallica e Kamberi, kishin disa investime.

Ato besohet se ishin të përfshira dhe në aktivitete kriminale siç ishte shkelja e embargos së Kombeve të Bashkuara duke kaluar mallra e karburante drejt Jugosllavisë, që besohet se ishte dhe burimi i aseteve të tyre fillestare. Disa prej tyre kishin qenë në biznes prej vitit 1992, por edhe pse fillimisht nuk ishin piramida, deri në fillim të 1996 kompanitë u fokusuan në biznesin e tij piramidal pasi kur ato u shembën ishte e qartë se detyrimet e tyre i kalonin fuqimisht vlerën e aseteve”, thuhet në dokument. Në raport bëhet e ditur se pasi shqiptarët kuptuan hilen e firmave piramidale dhe pasi OKB hoqi embargon, financat e shtetit ranë ndjeshëm. “Të ardhurat e qeverisë u gjymtuan pasi pikat doganore dhe zyrat e taksave ishin djegur. Deri në fund të qershorit leku ishte zhvlerësuar ndaj dollarit me 40 për qind. Çmimet ishin rritur me 28 për qind në gjysmën e parë të 1997. Shumë industri ndaluan prodhimin dhe tregtia u ndërpre. Ndërkohë skemat kryesore piramidale vazhdonin të ruanin asetet e tyre dhe të pretendonin qëndrueshmëri duke i rezistuar mbylljes”, thuhet në dokument.

Embargoja e naftës

Vetë Sali Berisha e ka pranuar se embargoja e naftës u thye, por argumenti që ai përdori ishte se kjo u bë për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës. Në një studio televizive ai tha se në Kosovë nuk kishte fare naftë dhe kjo ishte e nevojshme. Por gazeta më herët publikoi një dokument të CIA, i cili tregon se embargoja u hoq për përfitime personale nga zyrtarët e lartë të qeverisë. “Transportuesit shqiptarë po trafikojnë sipas llogaritjeve 400-600 ton naftë (2900-4400 fuçi) në ditë drejt Maqedonisë. Me gjithë shqetësimin e Tiranës për fatin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në jug të Jugosllavisë, Shqipëria nuk ka vullnetin të reduktojë trafikimin dhe ndalimin e fitimeve të tij të paligjshme. Shqiptarët janë të varfër, dhe fitimet e mëdha të trafikut të kontrabandës janë mjaft atraktive. Për më tepër qeveria merr taksa të larta nga paratë të kontrabandës së naftës dhe zyrtarët e korruptuar kanë fitime personale nga trafiku. Edhe nëse Tirana dëshironte një ndalim të trafikut, asaj i mungon personeli dhe burimet për ndalimin e tij”, thuhet në dokumentin e deklasifikuar nga CIA.

Leave a Reply