SIKUR GJITHÇKA TË ISHTE NË DUAR E MIA

SIKUR GJITHÇKA TË ISHTE NË DUAR E MIA

Sikur gjithçka të ishte në duart e mia
Botën do e nxirrja prej errësirës e mjegullës që e ka mbështjellë
Shërbëtoreve që pinë ujë udhës së shkret në thundrat kalit
Mbi rrota do u ndërtoja një kështjellë

Hukama e vuajtjeve mos t’u vinë prej terri
Rrugët e njoma e të rrëshqitshme në dritë feneri të mekur apo të gjallë
Që ngjyrat i lakohen në vetullat e kërleshur të kohës
Do ushqeja me rrëke limfe tulipani zemra t’u këndoj si gjinkallë

Qielli të fle e të zgjohet i hapur dhe i qetë
Kurrë! Kurrë! Kurrë në ditë pazari njeriut nuk do ti dalë lëkura
Askënd nuk do lija pa një liqen ku ti lundroj dëshira
Asnjë breg, hon, lumë, det e oqean nuk do lija pa i lidh me ura

Vajin që shfrynë prej dhimbjes e shpartave të zhgënjyer prej mllefi
Do u jepja dëshirë për të dashuruar botën e veten
Gjykatës që të vejë pikën mbi “ i ” për gabimet tona do lija veç Zotin
Pa drejtësia, varfëria, urrejtja, mëria, mllefi në oqean të tretin..