Urdhri “Xhafaj”: Çdo trup policie rrugore, 500 mijë-700 mijë lekë gjoba në turn, ose ikin nga puna, deri tani 7.2 milionë euro gjoba

Home » Aktualitet » Urdhri “Xhafaj”: Çdo trup policie rrugore, 500 mijë-700 mijë lekë gjoba në turn, ose ikin nga puna, deri tani 7.2 milionë euro gjoba

By arberia on August 19, 2018. No Comments

Urdhri “Xhafaj”: Çdo trup policie rrugore, 500 mijë-700 mijë lekë gjoba në turn, ose ikin nga puna, deri tani 7.2 milionë euro gjoba

Urdhri “Xhafaj”: Çdo trup policie rrugore, 500 mijë-700 mijë lekë gjoba në turn, ose ikin nga puna, deri tani 7.2 milionë euro gjoba

 Këtë marifet për mbushjen e arkës së shtetit e ka shpikur Arben Ahemtaj, ndërsa Xhafaj e vendosi si detyrim

Një mesazh i ardhur në “PAMFLETI”, prej një “polici rrugor”, verifikuar në burime të tjera, Brenda uniformave blu të Policisë Rrugore, zbulon sekretin se gjobat e shumta, që po vendosen këtë muaj ndaj drejtuesve të automjeteve, nuk janë as “përkushtim në detyrë dhe as zbatim ligji për të disiplinuar qarkullimin dhe garantuar sigurinë rrugore” (siç thotë policia), por janë pasojë e një urdhëri të brendshëm gojor-konfidencial, dhënë nga shefat e mëdhenj në ministrinë “Xhafaj”, çuar për zbatim në nivelet e tjera të Policisë së Shtetit në Tiranë e Durrës dhe në qytete-zonat, qendra fluksi pushimesh të stinës.

Sipas informacionit, bëhet fjalë për një “plan dhe vlerë ditore gjobash”, që duhet të realizojë çdo skuadër shërbimi policor rrugor, gjatë shërbimit në rrugë e mjedise të tjera publike, të cilin e ka “detyrë”, ose në të kundërt, moszbatimi i detyrës e urdhërit në polici, parashikon sanksione, që në rastin konkret nuk i parashikon ligji për “Policinë e Shtetit”, por quhen “urdhëra kalimtar, për mbarëvajtjen e punëve”.

Vlera dhe numri i “planit të gjobave”, është përcaktuar e detajuar sipas turneve, zonës, vendit dhe rrugës së shërbimit, qytetit qendër-periferi, rutinës dhe “pikut” të orëve e vendeve të lëvizjes së automjeteve, detajuar për çdo turn, paradite, mbasdite, natën.

Sipas planit, çdo skuadër policore rrugore, duhet të dorëzojë 70 mijë lekë të reja gjoba në turnin e paradites, 60 mijë lekë të reja gjoba në turnin e mbasdites dhe 50 mijë lekë të reja gjoba në turnin e natës, pavarësisht numrit të fletëve të gjobave që përdor, por vetëm duke zbatuar ligjin, për vlerën e gjobës që përcakton çdo shkelje.

Ky “biznes zyrtar” gjobash policore ndaj automjeteve, ka qenë “ide ekonomike” e propozuar nga minsitri Ahmetaj dhe mbi bazën e saj është ngritur një grup pune, me “ekspertë” të fushës së qarkullimit rrugor, që njeh flukset mesatare të qarkullimit në zona, i cili ka përgatitur “plan biznesin”, që u miratua dhe u bë “Urdhër i brendshëm kalimtar”, nga ministri Fatmir Xhafaj.

Ndaj dhe prej një muaji, ajo fije letër me emrin “Gjobë”, po u vendoset masivisht makinave mbi fshirëse e po u hidhet drejtuesve të automjeteve mbi timon, si “dhuratë” nga ky urdhër privat e pirat, për “plan” të paracaktuar gjobash, me të cilat po zhvaten qytetarët duke shfrytëzuar fluksin e qarkullimit në këtë sezon pushimesh, se shteti do të mbushë arkën bosh.

Të dhënat e fundit, flasin për “lumë” gjobash, që po vendosen përditë e përnatë, sidomos në zonën Tiranë-Durrës, në akset Durrës-Fier, Pogradec-Qafë Thanë, Gjirokastër-Kakavijë, Shkodër-Hani Hotit, Kukës-Morinë, Lezhë-Fushë-Krujë, Lezhë-Shëngjin, Kapshticë-Korçë, dhe në aksin Levan Vlorë, ndërkohë që po bëhet “nami” me gjoba brenda dhe në pikat hyrëse-dalëse të qyteteve kryesore.

Deri tani, rezulton të jenë vendosur 7.2 milionë euro gjoba, 30% e të cilave janë likujduar brenda ditës nisur prej privilegjit të uljes së vlerës së gjobës, ndërkohë që vetë policët e rrugores, kanë marrë këshillë-ultimatumin nga shefat e tyre: – Kush nuk plotëson planin e gjobave, ikën nga puna.

Leave a Reply