Vdekja e senatorit McCain, Ndocaj: Miku ynë i kohërave vendimtare për liri

Home » Aktualitet » Vdekja e senatorit McCain, Ndocaj: Miku ynë i kohërave vendimtare për liri

By arberia on August 26, 2018. No Comments

  1. Vdekja e senatorit McCain, Ndocaj: Miku ynë i kohërave vendimtare për liri
    

Edhe kryetari i Partisë Bashkimi Kristian Demokrat Shqiptar, Eduart Ndocaj, përmes profilit të tij facebook, ka shprehur ngushëllimet në emër të partisë që ai përfaqëson për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan John McCain. Në këtë mesazh ngushëllimi, z.Ndocaj, vlerëson rolin e senatorit në mbështetjen e kauzës shqiptare dhe në kontributin e tij për lirinë e kombit tonë të shtypur nga barbarët serbë.

Ja mesazhi i plotë:

Miku ynë i kohërave vendimtare për liri ose shfarosje kolektive.
E kujtojmë me nderin më të madh dhe krenarinë kombëtare senatorin JOHN McCAIN.
Bëri epokë në historin tonë si Njeriu që solli lirinë e një kombi të shtypur nga barbarët serb.
E kujtojmë me nderim, respekt dhe përjetësisht i jemi mirënjohës si Shqiptarë.
ZOTI e bekoftë senatorin McCAIN, familjen e tij dhe Shtetet e Bashkura të Amerikës !

Leave a Reply