Vetting për Metën e Berishën si kryetarë të KLD, gjendet mënyra për të hetuar pasurinë e Presidentëve. SHBA-BE dakord, hetim dhe Topit e Nishanit

Home » Aktualitet » Vetting për Metën e Berishën si kryetarë të KLD, gjendet mënyra për të hetuar pasurinë e Presidentëve. SHBA-BE dakord, hetim dhe Topit e Nishanit

By arberia on August 14, 2018. No Comments

Vetting për Metën e Berishën si kryetarë të KLD, gjendet mënyra për të hetuar pasurinë e Presidentëve. SHBA-BE dakord, hetim dhe Topit e Nishanit

Vetting për Metën e Berishën si kryetarë të KLD, gjendet mënyra për të hetuar pasurinë e Presidentëve. SHBA-BE dakord, hetim dhe Topit e Nishanit

Kreu i shtetit në të gjitha presidencat sipas Kushtetutës është kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe për gjithë këtë situatë katastrofale në sistemin e drejtësisë, janë përgjegjësit kryesorë të degradimit. Përmbyllja e Vettingut në sistemin e drejtësisë do të realizohet me Vettingun ndaj Presidentëve, si drejtuesit e institucionit më të lartë të drejtësisë

Deri më tani në Vetting po kalon drejtësia dhe Policia e Shtetit, ku është hetuar me detaje sidomos pasuria e vënë ndër vite dhe përputhja mes pasurisë dhe të ardhurave reale.

Janë të shumtë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë mbetur dhe po mbeten në “rrjetën” e Vettingut, duke filluar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Prokuroria e Përgjithshme e deri tek gjyqtari dhe prokurori më i thjeshtë.

Madje dhe për ata drejtues gjykatash apo prokurorë që kanë arritur të rikonfirmohen nga Vettingu në detyrë, janë përfaqësuesit e SHBA dhe BE që përmes OMN kanë kërkuar sërish riverifikim të pasurisë së tyre.

Rasti më konkret është kërkesa e OMN për të rikthyer në Vetting kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe Z.Kryetarin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.

Përmendëm këto emra për të mos hyrë në listën e gjatë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që OMN ka kërkuar për rihetim. Pa përjashtuar dhe ata që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vettingut dhe e zbardhjes së pasurisë përmes hetimit.

Në të njejtën gjatësi vale po vijon dhe Vettingu në policinë e shtetit, ku përmes një ligji të veçantë ka filluar procesi dhe ku deri më tani mbi 500 policë kanë dhënë dorëheqjen.

Por përfaqësues të mazhorancës kanë marrë nismën për një Vetting dhe në politikë. Duke qënë se mund të ketë vonesa, me sa duket është gjetur një zgjidhje më e lehtë për të dërguar para Vettingut Berishën dhe Metën. Njëri ish president dhe ish kryeministër i vendit dhe tjetri ish kryeministër dhe aktualisht Presidenti i vendit.

Mësohet se reforma në drejtësi do të ketë si përmbyllje kalimin në Vetting të krerëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe nënkryetarëve të KLD, të cilët janë akoma në qarkullim, në politikë ose në jetën publike.

Duke qënë se presidentët në bazë të Kushtetutës janë automatikisht kryetarë të KLD, atëherë të gjithë krerët e shtetit që kanë qënë dhe janë në detyrë, por dhe që janë aktivë në politikë do t’i nënshtrohen këtij procesi.

E thënë me pak fjalë, do të jenë objekt i Vettingut dhe do ta zbardhin burimin e të ardhurave të tyre, përmes një hetimi rigoroz nga komisionet e Vettingut.

Shqipëria ka pasur President pas viteve ’90 Ramiz Alinë që nuk jeton më, Sali Berishën që është deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe shumë aktiv në politikë, Rexhep Meidanin që është tërhequr në jetën private, pavarësisht se herë herë e aktivizojnë, Alfred Moisiun që s’ka qënë dhe as nuk është përfshirë në politikë, Bamir Topin që është kryetar i FRD, Bujar Nishanin që po vetëofrohet në PD dhe Ilir Metën që është aktualisht kreu i shtetit.

Pra Presidenti i Republikës ka qënë dhe është dhe kryetar i KLD, dhe pavarësisht se abuzohet shumë duke thënë se kanë pasur apo kanë vetëm një votë, fuqia e tyre për emërime, shkarkime dhe drejtim të gjyqësorit është evidente.

Meqënëse krerët e KLD kanë qënë gjithnjë presidentët, atëherë është menduar që me përfundimin e Vettingut në radhët e drejtësisë, të përmbyllet ky proces dhe me Vettingun e Presidentëve të Republikës që janë aktivë në politikë. Pasi ku më pak dhe ky më shumë ata kanë qënë dhe janë përgjegjësit kryesorë për këtë drejtësi që kemi sot.

Dhe referuar pjesës aktive në politikë, ish presidentët që mund të kalojnë në Vetting dhe të tregojnë pasurinë e tyre janë Sali Berisha, Bamir Topi, Bujar Nishani dhe Presidenti aktual Ilir Meta.

Dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE janë dakord që cikli i përmbylljes së Vettingut në sistemin gjyqësor të përfundojë pikërisht me Vettingun e Presidentëve.

Dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë deri në momentin kur të startojnë institucionet e reja të drejtësisë, ka pasur sipas Kushtetutës detyrën kryesore të mbajtjes brenda kornizës ligjore të sistemit gjyqësor.

KLD garanton deri më tani një mbikqyrje të pavarur të sistemit gjyqësor, pavarësisht se kjo mbikqyrje e pavarur duhet të garantohet edhe në veprimtarinë e përditshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke qëndruar larg influencave dhe dualiteteve ligjore apo nënligjore me institucione që përfaqësojnë pushtetin ekzekutiv.

Dhe Kushtetuta e përcaktonte qartë se KLD përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë: Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, tre anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe nëntë gjyqtarë të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Afati i qëndrimit në detyrë është pesë vjet dhe anëtarët e zgjedhur nuk kanë të drejtë të kërkojnë rizgjedhje të menjëhershme.

Kryetari i KLD-së është Presidenti i Republikës dhe anëtarët e KLD-së zgjedhin, me propozim të Presidentit, një Zëvendëskryetar prej radhëve të veta, për të organizuar veprimtarinë dhe për të kryesuar në mungesë të Presidentit.

Neni 147 përshkruan më tej disa nga detyrat kryesore të KLD, veçanërisht transferimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe, për shkelje të caktuara, shkarkimin e tyre nga postet që mbajnë. Neni 147 jep arsyet në bazë të të cilave KLD mund t’i shkarkojë gjyqtarët: kryerja e një krimi, paaftësia mendore a fizike, akte apo sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, ose pamjaftueshmëri profesionale. Një shkarkim mund të apelohet në Gjykatën e Lartë.

Neni 137 i jep Këshillit të Lartë të Drejtësisë kompetenca të mëtejshme në disiplinimin gjyqësor, pasi procedimi penal për çdo gjyqtar të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Gjykatave të Apelit, kërkon miratimin e KLD dhe, nëse ky Këshill nuk jep pëlqimin për procedim penal brenda 24 orëve që nga njoftimi i akuzës, organi i procedimit penal duhet ta lirojë gjyqtarin.

Në mbështetje të nenit 136, KLD luan një rol kyç në emërimin e gjyqtarëve. Për funksionin e gjyqtarit në Gjykatat e Rrethit Gjyqësor dhe Gjykatat e Apelit, KLD i propozon kandidatura për emërim Presidentit, me kushtet dhe procedurat për një përzgjedhje të tillë, të përcaktuara me ligj.

Gjithashtu, në përputhje me nenin 154, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjedh 3 anëtarë që shërbejnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Pra Presidenti, njëherësh kryetar i KLD kishte në dorë të gjithë gjyqësorin por dhe institucionin e kontrollit të zgjedhjeve, ndaj dhe Vettingu për Presidentët është i domosdoshëm./

Leave a Reply