Vrasja e 4 – tê rinjve korçarë dhe kolonjarë në kufi më 23 gusht 1990

Home » Aktualitet » Vrasja e 4 – tê rinjve korçarë dhe kolonjarë në kufi më 23 gusht 1990

By arberia on August 23, 2018. No Comments

Fiks 28 vjet perpara 😥

Poshte komunizmi ✌

Vrasja e 4 – tê rinjve korçarë dhe kolonjarë në kufi më 23 gusht 1990

Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës. Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare. Si përfundim,

U vranë:
Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç
Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç
Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç
Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç
😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥😥

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça. Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.

Ky postim u kushtohet kujtimet të këtyre të rinjve të humbën jetën në moshë të re në mënyrë tragjike, pikërisht atëherë kur mendonin se Shqipëria po ndryshonte. Fotografitë janë të ngjarjes së 23 gushtit 1990.

POSHTE KOMUNIZMI POSHTE KOMUNISTAT

Leave a Reply